"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 92: Shfuqizime

1Ligji nr. 9877, datë 18.2.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me përjashtim të:

anenit 18, pikat 1 dhe 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të cilat shfuqizohen katër muaj pas ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor;

bnenit 18, pika 2, të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, e cila shfuqizohet 18 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

c"nenit 18, pika 4, i ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, e cila shfuqizohet me zgjedhjen e zëvendëskryetarit; "

ç"neneve 26 dhe 27, për pagat e gjyqtarëve, të ligjit nr. 9877, datë 18.2.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, të cilat shfuqizohen pasi të jetë vënë në zbatim sistemi i ri i pagave dhe përfitimeve, sipas parashikimeve të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. "

2Ligji nr. 8588, datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me përjashtim të:

anenit 7, shkronjat “b”, “d”, “dh” dhe “e”, të cilat shfuqizohen 4 muaj pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

b"nenit 8, për përzgjedhjen e zëvendëskryetarit, i cili shfuqizohet menjëherë me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment