1Vendimi i sekuestrimit zbatohet menjëherë. Sekretaria e gjykatës i dërgon, pa vonesë, dy kopje të vendimit prokurorit që ka paraqitur kërkesën. Prokurori merr masa për vënien në ekzekutim të vendimit nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore dhe administratorit të pasurive.
2Sekuestrimi ekzekutohet:
apër pasuritë e luajtshme dhe shumat monetare, sipas rregullave të përcaktuara nga Kodi i Procedurës Civile, në rastet e rizotërimit të aseteve nga debitori ose nga pala e tretë;
bpër pasuritë e luajtshme ose të paluajtshme në zyrat kompetente për regjistrimin e tyre;
cpër pasuritë e shoqërive tregtare, përveç mënyrës të parashikuar nga ky ligj për çdopasuri tjetër të sekuestruar, edhe me anën e regjistrimit të vendimit në regjistrin e shoqërive tregtare;
çpër kuotat dhe aksionet, me anën e publikimit në regjistrin e shoqërive tregtare dhe shënimin në regjistrat kontabël të shoqërisë;
3Policia gjyqësore, pas urdhrit të ekzekutimit të lëshuar nga prokurori, proçedon me marrjen e pasurisë dhe dorëzimin tek administratori i saj edhe kur personat që preken nga masa kanë të drejta reale ose personale për t’i gëzuar ato.
4Policia gjyqësore u njofton masën e sekuestrimit të pasurive personave të përmendur në nenin 3, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji. Policia gjyqësore u njofton, gjithashtu, personave të mësipërm, edhe vendimin e gjykatës për shtyrjen e afatit të sekuestrimit.
5Kur masa e sekuestrimit caktohet ndaj pasurisë së paluajtshme ose pasurisë të regjistruara në regjistra publikë, administratori i emëruar njofton menjëherë këtë masë në zyrat pranë të cilave mbahen këta regjistra.
6Kur sendi mbahet pa titull pronësie ose në bazë të një titulli që daton përpara datës së vendimit të sekuestrimit dhe poseduesi i sendit nuk pranon ta dorëzojë atë vullnetarisht, gjykata urdhëron lirimin e sendit. Urdhri i gjykatës ekzekutohet nga policia gjyqësore.
7Inventari dhe përshkrimi i pasurisë së sekuestruar bëhet nga policia gjyqësore dhe dokumentohet në një raport, i cili nënshkruhet nga të pranishmit. Ky raport përmban elementet e parashikuara nga neni 524 i Kodit të Proçedurës Civile.
8Gjatë marrjes në dorëzim të pasurisë së sekuestruar nga administratori, policia gjyqësore u dorëzon një kopje te raportit të përmendur në pikën 7 të këtij neni, personave të pranishëm në kohën e inventarit.
9Policia gjyqësore dorëzon pasurinë e sekuestruar tek administratori të shoqëruar me dokumentacionin përkatës ligjor dhe nëse ka, edhe me regjistrat e llogarive të shoqërisë tregtare.
10Administratori i pasurisë për qëllime të administrimit dhe në mungesë të dokumentacionit të parashikuar në pikën 9, të këtij neni, vë në dispozicion të audituesit ligjor të caktuar nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, të dhënat e nevojshme për administrimin e pasurisë, duke i kërkuar hartimin e një raporti. Raporti vihet në dispozicion të Agjencisë.