1Gjykata, në vendimin e sekuestrimit të pasurisë, cakton, gjithashtu, nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara një a më shumë administratorë. Agjencia vë në dispozicion të gjykatës lisën e administratorëve, me persona të punësuar ose të autorizuar prej saj, të paktën një herë në vit dhe tregon kriteret e caktimit të tyre.
2Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, me kërkesë të administratorit, mund ta autorizojë atë të kërkojë ndihmën e specialistëve ose të personave të tjerë, të cilët shpërblehen për punën e bërë.