1Administratori ka për detyrë të ruajë dhe të administrojë pasurinë e sekuestruar. Gjithashtu, ai ka për detyrë të rrisë, nëse është e mundur, vlerën e këtyre pasurive.
2Administratori, i caktuar me vendim gjykate për ekzekutimin e masës së sekuestrimit dhe për administrimin e sendit, paraqet çdo kërkesë të nevojshme pranë prokurorisë, apo çdo institucioni tjetër shtetëror.
3Gjykata, edhe kryesisht, mund ta shkarkojë administratorin nga detyra, në çdo kohë, për paaftësi ose për mospërmbushje të detyrës. Kërkesa në gjykatë paraqitet nga prokurori kryesisht ose me propozim të motivuar të Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.