1Gjatë gjykimit të kërkesës për konfiskim zbatohen, për aq sa është e mundur, dispozitat e Kodit të Proçedurës Penale.
2Me kërkesë të prokurorit gjykata mund të vazhdojë gjykimin edhe në raste kur personi nuk ka banim të njohur brenda vendit, është larguar jashtë shtetit ose, me gjithë kërkimet e bëra, nuk gjendet. Në këtë rast gjykata vendos mosgjetjen e personit, duke i caktuar atij një mbrojtës. Mbrojtësi mund të caktohet kryesisht nga gjykata ose të zgjidhet nga të afërmit e personit.
3Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del se pasuritë e sekuestruara u përkasin personave të tretë, gjykata, edhe kryesisht, me vendim të arsyetuar, i thërret ata për të ndërhyrë në proces.
4Personi i tretë, brenda afatit që i caktohet nga gjykata, ka të drejtë të paraqesë në seancë pretendimet e veta, si dhe të kërkojë marrjen e të dhënave të tjera të nevojshme. Prokurori kryhen çdo hetim të nevojshëm për verifikimin e këtyre pretendimeve.
5Kur vërtetohet se pasuria është transferuar ose regjistruar në emër të të tretëve, me veprime juridike fiktive ose të simuluara, gjykata konstaton pavlefshmërinë e tyre. Për këtë qëllim, përderisa nuk provohet e kundërta, prezumohen fiktive ose të simuluara edhe:
atransferimet dhe regjistrimet në emër të të tretëve dhe me titull barrësor, të kryera brenda dy viteve përpara paraqitjes së kërkesës për marrjen e masës parandaluese kundër personave të afërm;
btransferimet dhe regjistrimet në emër të të tretëve dhe me titull falas apo dukshëm nën vlerën e tregut, të kryera brenda dy viteve përpara paraqitjes së kërkesës për marrjen e masës parandaluese.