1Pasuritë e konfiskuara me vendim gjykate, sipas këtij ligji, kalojnë në pronësi të shtetit.
2Vendimi i formës së prerë për konfiskimin e pasurive i dërgohet menjëherë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
3"Kur vendimi i konfiskimit merr formë të prerë, pasuria kalon në pronësi të shtetit në mënyrë të pakthyeshme. (Shfuqizuar fjalia e dytë e pikës 3 me ligjin nr. 70/2017, neni 31) "
4Kur vendimi i formës së prerë që ka vendosur konfiskimin prishet nga gjykata më e lartë dhe pasuria i rikthehet zotëruesit të mëparshëm me vendim të formës së prerë, ai ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim sipas legjislacionit në fuqi.