"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 30: Kompetenca për mënyrën e përdorimit të pasurive të konfiskuara

1Ministri i Financave, bazuar në rekomandimet e Komitetit Këshillimor Ndërinstitucional të Ekspertëve për Masat Kundër Krimit të Organizuar dhe në raportin e vlerësimit tekniko-financiar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vendos mënyrën e përdorimit të pasur ive të konfiskuara, sipas këtij ligji, në përputhje me kriteret e neneve 32 dhe 33 të këtij ligji.

2Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, brenda 90 ditëve nga njoftimi i vendimit gjyqësor të parashikuar në pikën 2 të nenit 29 të këtij ligji, i paraqet Ministrit të Financave raportin e vlerësimit tekniko-financiar për çdo pasuri të konfiskuar.

3Ministri i Financave, me urdhër, përcakton mënyrën dhe kushtet e përdorimit të pasurive të paluajtshme të konfiskuara dhe nxjerr udhëzimet shoqëruese të përdorimit brenda 30 ditëve nga paraqitja e raportit të vlerësimit tekniko-financiar, por jo më vonë se 120 ditë nga data e njoftimit të vendimit gjyqësor të parashikuar në pikën 2 të nenit 29 të këtij ligji.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment