"PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË"   |   10192

Neni 6: Objekt i hetimeve

1Prokurori ndërmerr, edhe nëpërmjet policisë gjyqësore, hetimet e nevojshme ndaj personave të përmendur në nenin 3, pikat 1 dhe 2, të këtij ligji, për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të tyre, si dhe pyetjen e personave që kanë dijeni mbi faktet objekt i këtij ligji dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme. Kur lind nevoja për ndihmë juridike ndërkombëtare, zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe dispozitat përkatëse proçedurale.

2Verifikimet bëhen, në veçanti, nëse këta persona janë zotërues të lejeve, licencave, autorizimeve, koncesioneve dhe të drejtave të tjera për të ushtruar veprimtari ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute, financime ose kreditime të çdo lloji, të dhëna apo të përfituara nga shteti, ente a persona juridikë publikë, organizma ose institucione ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura.

3Hetimet e përmendura në pikat 1 dhe 2 të këtij neni mund të urdhërohen nga prokurori deri në përfundim të seancës për konfiskim.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment