PËR NDIHMËN JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI | 111 / 2017
Neni 16: Dhënia e ndihmës juridike parësore nga klinikat ligjore
Ndihma juridike parësore jepet nga klinikat ligjore të ngritura pranë institucioneve të arsimit të lartë.
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas bashkëpunon me klinikat ligjore, sipas kushteve dhe kritereve të parashikuara në marrëveshjet përkatëse të bashkëpunimit për trajnimin dhe përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë pranë këtyre klinikave, mbi çështjet e lidhura me ndihmën juridike parësore.