1. Për realizimin e të drejtave në procesin e ekzekutimit të vendimeve penale, të miturit i caktohet mbrojtës kryesisht sipas dispozitave të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi.
2. Me pëlqimin e të miturit dhe kur kjo është në interes të tij, ky mbrojtës mund të jetë i njëjti që e ka përfaqësuar atë në fazat e mëparshme të procesit.