KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 113: Vendet e veçanta për të pandehurit/të dënuarit e miturit

1. Të pandehurit/të dënuarit e mitur vendosen veçmas nga të para-burgosurit/të dënuarit e rritur.

2. Ndalohet vendosja, mbajtja ose lëvizja e të miturit jashtë institucionit së bashku me një të rritur.

3. Të paraburgosurat/të dënuarat e mitura vendosen veçmas nga të paraburgosurit/të dënuarit meshkuj të mitur.

4. Mund të bëhet përjashtim nga rregulli i pikave 2 dhe 3, të këtij neni, në rastet kur të miturit, pavarësisht përkatësisë gjinore, dhe të miturit me të rriturit marrin pjesë bashkërisht në veprimtaritë rehabilituese, arsimore, kulturore, sportive dhe veprimtari të tjera me natyrë kulturore dhe edukative.

5. Në mënyrë që të sigurohet mjedis i sigurt për të miturit në institucionin/seksionin për ta, të miturit ndahen në bazë të grupmoshës, llojit dhe rëndësisë së veprës penale, zhvillimit fizik dhe mendor, si dhe karakteristikave të tjera duke mbajtur parasysh interesin më të lartë të të miturit.

6. Rregulla më të detajuara për mjediset e paraburgimit dhe të burgimit të të miturve në konflikt me ligjin përcaktohen në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment