KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 114: Kontrolli mjekësor, psikologjik dhe vendosja e përshtatshme në mjedise

1. Menjëherë pas pranimit në mjediset e burgimit ose të paraburgimit çdo i mitur duhet të ekzaminohet nga një mjek, me qëllim identifikimin dhe regjistrimin e ndonjë shenje/të dhëne, e ndonjë keqtrajtimi të mëparshëm ose ndonjë dëmtimi fizik ose mendor që kërkon kujdes mjekësor. Pas ekzaminimit të të miturit, mjeku përgatit një raport, në të cilin përshkruan faktin nëse tek i mituri konstatohen ose jo shenjat/të dhënat, keqtrajtimet ose dëmtimet e përshkruara më sipër.

2. Çdo i mitur duhet të intervistohet jo më vonë se 24 orë nga momenti i pranimit, nga një psikolog ose punonjës social dhe të përgatitet një raport psikologjik dhe social, në të cilin të identifikohet dhe përshkruhet çdo faktor që lidhet me llojin dhe nivelin e kujdesit dhe programit që nevojitet për trajtimin e të miturit.

3. Raportet e përmendura në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, i jepen drejtuesit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur, me qëllim që të përcaktohet vendosja sa më e përshtatshme e të miturit brenda mjediseve dhe lloji e niveli i kujdesit dhe programit që duhet ndjekur. Kur është i nevojshëm trajtimi dhe rehabilitimi i posaçëm dhe kohëzgjatja e qëndrimit në mjedis e lejon, personeli i mjedisit, i trajnuar për këtë qëllim, përgatit një plan individual të trajtimit, duke specifikuar objektivat dhe kohën, mjetet, fazat dhe hapat me të cilat ato objektiva duhet të trajtohen.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment