KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 115: Kujdesi dhe trajtimi shëndetësor i të miturve

1Të miturit të paraburgosur/të dënuar i sigurohet kujdesi dhe trajtimi mjekësor, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

ashërbime shëndetësore psikiatrike/psikologjike e mendore;

bshërbime rehabilituese nga droga e alkooli;

ckujdes të trajtimit dental dhe të syve (oftalmologjik);

çshërbime shëndetësore të shëndetit seksual dhe riprodhimit;

dtrajtim për HIV/AIDS;

dhshërbime lidhur me paralindjen në rastin e vajzave shtatzëna; dhe

ekontrolle të rregullta mjekësore, përfshirë, sipas rastit, edhe kontrollin gjinekologjik;

ëkujdes për zbulimin e çdo gjendjeje tjetër që mund të pengojë integrimin e të miturit në shoqëri.

2Çdo mjedis burgimi ose paraburgimi për të mitur duhet të ketë qasje/akses të menjëhershëm në objekte/mjedise të përshtatshme mjekësore dhe pajisje të përshtatshme në raport me numrin dhe kërkesat e të burgosurve dhe stafit të tij të trajnuar për kujdesin shëndetësor parandalues dhe trajtimin e emergjencave mjekësore.

3Nëse kujdesi i kërkuar shëndetësor nuk mund të ofrohet brenda institucionit të paraburgimit/burgimit, i mituri ka të drejtë të marrë leje dhe, në rast emergjence, t’i ofrohet leje për të kryer kontrollin mjekësor dhe për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

4Çdo i mitur që është i sëmurë ose ankohet për sëmundje ose që tregon simptomat e vështirësive fizike ose mendore, duhet të ekzaminohet/vizitohet menjëherë nga mjeku.

5Për çdo trajtim mjekësor duhet të merret pëlqimi i të miturit pas informimit të tij lidhur me të.

6Kur jeta e të miturit mund të jetë në rrezik ose i mituri mund të pësojë një dëmtim të përhershëm të shëndetit dhe kur refuzon të japë pëlqimin për trajtim mjekësor, një pëlqim i tillë duhet të merret nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor i të miturit dhe, në mungesë të tyre, nga gjykata.

7Kur mjeku vendos se duhet trajtim i menjëhershëm për të mbrojtur shëndetin ose jetën e të miturit dhe/ose shëndetit të të tjerëve, trajtimi fillon pa marrë pëlqimin e prindit ose përfaqësuesit ligjor të të miturit.

8I mituri kontrollohet e trajtohet nga një mjek i së njëjtës gjini ose i gjinisë së përzgjedhur prej tij.

9Çdo periudhë e trajtimit mjekësor do të përllogaritet si pjesë e periudhës së dënimit të të miturit.

10Kur nga kontrolli mjekësor konstatohet se i mituri ka pësuar abuzim fizik ose seksual përpara vendosjes ose gjatë qëndrimit të tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur, mjeku njofton menjëherë prokurorinë kompetente. Pas këtij njoftimi, prokuroria merr masa të menjëhershme që të miturit t’i ofrohet këshillim ligjor falas për ta mbështetur në çdo pretendim.

11Raporti mjekësor dhe të dhënat e trajtimit regjistrohen dhe mbahen në fashikullin personal të të miturit. Të dhëna të tilla do të transferohen në çdo Institucion tjetër të Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku mund të vendoset i mituri.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment