KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 116: " Kushtet e jetesës dhe të ushqimit për të mitur "

1Për kushtet e jetesës dhe të ushqimit për të pandehurit/të dënuarit e mitur tregohet një kujdes edhe më i veçantë në krahasim me kushtet e të pandehurve dhe të dënuarve të tjerë.

2Kushtet e jetesës dhe të ushqimit duhet të jenë në përputhje me moshën, gjendjen dhe nevojat e veçanta të të miturit.

3Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur siguron që të dënuarit e mitur të lëvizin në mënyrë të pavarur në territorin e institucionit, sipas rregullave të përcaktuara në programin ditor dhe në planin individual të ekzekutimit të dënimit.

4I mituri i dënuar me burgim ka të drejtë për lehtësi dhe shërbime që plotësojnë të gjitha kushtet për shëndetin dhe dinjitetin njerëzor. Lehtësitë dhe shërbimet përfshijnë:

avendin e fjetjes, i cili përbëhet nga një shtrat individual në një dhomë të veçantë, përveç kur konsiderohet e nevojshme për të miturin për të ndarë të njëjtën dhomë fjetjeje, e cila mund të mbikëqyret pa krijuar shqetësim;

bnjë shtrat individual të mjaftueshëm dhe të pastër, i cili është i përshtatshëm me klimën;

cnjë dollap për vendosjen e sendeve personale; dhe

çmjedise të përshtatshme sanitare që janë higjienike dhe respektojnë nevojat e jetës private dhe të veçanta gjinore të të miturit.

5I mituri i dënuar lejohet të veshë rrobat e veta, me kusht që ato të jenë të përshtatshme dhe në përputhje me rregulloret përkatëse. Nëse i mituri ka marrë leje për t’u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit, nuk do të veshë asnjë veshje që e identifikon atë si një të dënuar.

6I mituri i dënuar ka të drejtë për ujë dhe ushqim të mjaftueshëm me vlera ushqyese, sipas moshës dhe nevojave të veçanta.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment