1I mituri i arrestuar/i dënuar ka të drejtën e ankimit për çdo vendim apo masë të dhënë ndaj tij nga autoritetet e administrimit të paraburgimit, të burgimit ose të dënimeve të tjera.
2Administrata përkatëse e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur, në mjediset e të cilit qëndron i mituri i arrestuar/i dënuar jep atij menjëherë mundësinë për t’u informuar me shkrim për të drejtat dhe detyrimet e tij, përfshirë edhe të drejtën për ankim dhe rregullat e ankimit të parashikuara nga ligji.
3I mituri që nuk di të shkruajë dhe të lexojë e merr informacionin e mësipërm me gojë, në praninë e një personi që mban procesverbal, ku i mituri konfirmon me nënshkrimin e tij.
4Informacioni i jepet të miturit në një formë që ai ta kuptojë atë. E njëjta vlen edhe për të miturin me aftësi të kufizuar.