1Identiteti i të miturve dhe familjeve të tyre nuk duhet t’i komunikohet asnjërit që nuk është i autorizuar me ligj të jetë i informuar në lidhje me të.
2Autorizimi ligjor për të marrë informacion duhet të jetë i kufizuar në mënyrë rigoroze për personat dhe institucionet që kërkojnë informacion të veçantë në lidhje me një rast të veçantë, duke shmangur bërjen publike të të gjitha të emrave të subjekteve, sipas këtij Kodi.
3I mituri i dënuar mund të njihet me fashikullin e tij personal deri në momentin e asgjësimit të këtij fashikulli.
4Pas lirimit të të miturit, për fashikullin e tij personal zbatohen rregullat për ruajtjen dhe asgjësimin e fashikujve, të parashikuara nga ligji të arkivave në Republikën e Shqipërisë.