KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 16: Pjesëmarrja e të miturit në proces

1E drejta e pjesëmarrjes në proces përfshin të drejtën e të miturit për t’u dëgjuar dhe për të shprehur pikëpamjet e tij, të cilat mbahen parasysh në përputhje me moshën dhe nivelin e zhvillimit të të miturit. Në rastet kur i mituri kërkon të dëgjohet, kërkesa e tij pranohet, përveçse për arsye të rëndësishme, të cilat arsyetohen në vendimin përkatës. Nëse i mituri nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë, mund ta realizojë atë nëpërmjet prindit si përfaqësues ligjor.

2I mituri, drejtpërdrejt dhe/ose nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, ka të drejtë të marrë pjesë në çdo proces vendimmarrjeje lidhur me të.

3I mituri nuk mund të detyrohet të marrë pjesë personalisht në proces. Mospjesëmarrja nuk mund të rëndojë pozitën e tij ose/dhe të përdoret në disfavor të tij.

4Prokurori dhe gjykata krijojnë të gjitha kushtet dhe marrin çdo masë për të nxitur të miturin për të marrë pjesë në procedimin penal ndaj tij, nëse kjo është në interesin më të lartë të të miturit.

5Çdo veprim i ndërmarrë nga organet kompetente gjatë procesit ku i mituri është pjesëmarrës, kryhet në mënyrë të përshtatur me moshën dhe/ose aftësitë e të miturit për të kuptuar.

6Përshtatja dhe mbështetja e nevojshme sigurohet përmes mënyrave të parashikuara në aktet ndërkombëtare të ratifikuara lidhur me perso-nat me aftësi të kufizuar, si dhe në ligjin në fuqi për përfshirjen dhe aksesue-shmërinë e personave me aftësi të kufizuara.

7Në rast se pretendimet e të miturit dhe të përfaqësuesit ligjor/procedural të tij janë kontradiktore, organi kompetent vlerëson pretendimin që i shërben interesit më të lartë të të miturit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment