1Të gjitha vendimet dhe veprimet e ndërmarra në bazë të këtij Kodi, që nga fillimi i procesit penal deri në ekzekutimin e vendimit gjyqësor, kryen në mënyrë të shpejtë, me përparësi, pa vonesa të pajustifikuara mbi bazën e interesit më të lartë të të miturit dhe duke respektuar të drejtat e tij.
2Çdo organ kompetent shqyrton në mënyrë të shpejtë, brenda afateve të caktuara në këtë Kod, dhe me përparësi çështjet e të miturve në konflikt me ligjin, si dhe të çështjeve me të mitur viktimë dhe dëshmitar, duke garantuar që procesi penal, në çdo fazë të tij, të mos përkeqësojë traumën e përjetuar nga i mituri dhe që sistemi i drejtësisë penale për të miturit të sigurojë, sipas rastit, gjithë ndihmën e duhur ndaj të miturit.