1Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një të mituri nuk zbatohet nëse qëllimi mund të realizohet përmes një mase më të butë.
2Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një të mituri zbatohet në përputhje me parashikimet e këtij Kodi, si dhe në përputhje me legjislacionin procedurial penal, për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë Kod.
3Masat e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, përdoren vetëm si një masë e fundit, për një kohë sa më të shkurtër, si dhe janë objekt i rishikimit të rregullt periodik nga gjykata.