1Çdo person i caktuar nga organi kompetent në administrimin e drejtësisë penale për të mitur trajnohet dhe merr njohuri të posaçme kryesisht lidhur me:
ametodologjinë e komunikimit me miturin në konflikt me ligjin dhe komunikimin me të miturin viktimë dhe/ose dëshmitar të veprës penale;
bstandardet dhe parimet që garantojnë të drejtat e të miturit;
cparimet dhe detyrimet etike që lidhen me funksionet e tyre;
çshenjat dhe simptomat që tregojnë se është kryer një vepër penale ndaj të miturit;
daftësimin dhe teknikat lidhur me vlerësimin e situatave kritike, vlerësimin e riskut, referimin erastit dhe garantimin e parimit të konfidencialitetit;
dhaftësimin lidhur me teknikat e pyetjes së të miturve, psikologjinë e fëmijës dhe komunikimin me fëmijën në një gjuhë të përshtatshme për fëmijën;
edinamikën dhe natyrën e ushtrimit të dhunës ndaj të miturit, efektin dhe pasojat, përfshirë atë fizik, psikologjik dhe të nxitjes për kryerjen e veprave penale;
ëteknikat dhe masat e veçanta për mbështetjen dhe mbrojtjen e të miturit viktimë dhe dëshmitar;
fmetodat e punës së detyrueshme për profesionistët që punojnë me të mitur si dhe;
gfushat e tjera të ngjashme që lidhen me drejtësinë penale për të miturit.
2Fushat e trajnimit specifikohen në varësi të detyrave të profesionistëve të organeve kompetente dhe pozitës së të miturit në drejtësinë penale për të mitur. Trajnimi i tyre është i detyrueshëm dhe vazhdues.