KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 33: Parime të përgjithshme

1Organet kompetente, në çështjet me të mitur viktima dhe/ose dëshmi-tarë, bëjnë kujdes të veçantë, me qëllim që:

ai mituri viktimë ose dëshmitar i veprës penale të trajtohet me përkuj-desje, në mënyrë miqësore dhe të ndjeshme, të tilla që respektojnë dinjitetin e tij gjatë gjithë procesit, duke marrë në konsideratë gjendjen e tij personale, nevojat e menjëhershme dhe të veçanta, moshën, gjininë, aftësitë e kufizuara, nëse ka, dhe nivelin e pjekurisë;

btë mbrohet jeta private e të miturit viktimë ose dëshmitar. Ndërhyrja në jetën private të të miturit, nëse është e nevojshme, të jetë në nivelin më të ulët të mundshëm të përcaktuar nga ligji, në mënyrë që të sigurohen provat e nevojshme të procesit penal;

ctë marrin të gjitha masat që çdo pjesëmarrës në administrimin e drejtësisë për të mitur, i cili ka të dhëna lidhur me të miturin viktimë ose dëshmitar, të jetë i detyruar të ruajë konfidencialitetin e të gjithë informacionit të marrë për shkak të detyrës ose/dhe gjatë kryerjes së detyrës;

çbërja publike e informacionit lidhur me identitetin e të miturit dëshmitar ose viktimë bëhet vetëm me leje të gjykatës.

2Rregullat lidhur me kontrollin intim dhe mjekësorpër të miturin viktimë ose dëshmitar parashikohen në nenin 82, të këtij Kodi, dhe në Kodin e Procedurës Penale për aq sa nuk bie në kundërshtim me këtë kod.

3Shkelja e pikës 1, shkronja “c”, të këtij neni, përbën vepër penale, sipas Kodit Penal.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment