1Për të parandaluar rrezikun e riviktimizimit dhe viktimizimit të dytë, në veprimet procedurale, në të cilat i mituri është viktimë, merr pjesë përfaqësuesi ligjor, mbrojtësi dhe psikologu, si dhe, sipas rastit, nëse është e mundshme, edhe personi i besuar i të miturit.
2Organi kompetent informon menjëherë dhe gjatë gjithë procesit të miturin viktimë, përfaqësuesin e tij ligjor ose procedural dhe mbrojtësin lidhur me:
aprocedurat e drejtësisë penale për të rritur e për të mitur, përfshirë rëndësinë dhe rolin e të miturit viktimë, kohën e dëshmisë, si dhe mënyrat në të cilat do të kryhet marrja në pyetje gjatë hetimit dhe gjykimit;
bmekanizmat mbështetëse për të miturin viktimë për bërjen e ankesës, merrjen pjesë në hetimet dhe procedurat gjyqësore, përfshirë vënien në dispozicion të mbrojtësit të të miturit;
cvendin dhe kohën e marrjes në pyetje;
çmasat mbrojtëse në dispozicion të të miturit;
dmjetet ligjore ekzistuese për rishikimin e vendimeve që sjellin pasoja për të miturin viktimë;
dhtë drejtat e të miturit viktimë të zbatueshme në legjislacionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;
emundësinë për të kërkuar dëmshpërblim nga autori i veprës penale, sipas legjislacionit përkatës;
ëprogramet e drejtësisë restauruese në dispozicion dhe funksionimin e tyre;
fmundësinë e shërbimeve përkatëse, të tilla si ato shëndetësore, psikologjike, sociale, financiare dhe ligjore, si dhe mënyrat e përfitimit të tyre.
3Për rastet e parashikuara nga pika 2, e këtij neni, nëse informimi nuk i është bërë drejtpërdrejtë të miturit nga organi kompetent, ky detyrim përmbushet, sipas rastit, nga përfaqësuesit ligjor, përfaqësuesi procedural ose mbrojtësii të miturit. Njoftimi i të miturit bëhet në mënyrë të tillë që informacioni të jetë i përshtatshëm dhe i kuptueshëm për të.
4Në çdo fazë të procesit, përfaqësuesi ligjor i një dëshmitari/viktime të mitur ka të drejtë:
atë shprehë opinionin e tij lidhur me nevojat e të miturit përpara organit procedural;
btë informohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj të pandehurit;
ctë informohet në lidhje me marrëdhëniet mes të miturit dhe të pandehurit;
çtë informohet lidhur me ecurinë e procesit dhe vendimet lidhur me masën e sigurisë që është vendosur ndaj të pandehurit, si dhe lidhur me lirimin e të pandehurit ose të dënuarit nga mjediset e burgimit ose të paraburgimit, me përjashtim të rastit kur kjo vë përpara një rreziku real të pandehurin ose të dënuarin;
dtë bëjë ankim në lidhje me vendimin e dhënë nga gjykata, pavarësisht nëse kjo e drejtë ushtrohet ose jo nga prokurori i çështjes.
5Gjyqtari gjatë gjykimit dhe prokurori në fazën e hetimeve mund të ndalojnë përfaqësuesin ligjor të një dëshmitari/viktime të mitur për të marrë pjesë në veprimet procedurale vetëm nëse kjo është e domosdoshme për interesin më të lartë të të miturit.