KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 37: Masat mbrojtëse për të miturin viktimë ose dëshmitar

1Në çdo fazë të procesit penal, kur siguria e të miturit viktimë ose dëshmitar është në rrezik, sipas rastit, prokurori, policia gjyqësore ose Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës marrin masa mbrojtëse të tilla si:

ashmangien e kontaktit të drejtpërdrejtë midis të miturit viktimë ose dëshmitar dhe të akuzuarit, në çdo fazë të procesit;

bbërjen e kërkesës për nxjerrjen e një “urdhër-kufizimi” në gjykatë. Në këtë rast kërkesa regjistrohet në një regjistër të veçantë dhe protokollohet ditën e dorëzimit të saj. Në këtë rast zbatohen, për aq sa është e mundur, dispozitat e legjislacionit në fuqi për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare;

cbërjen e kërkesës për vendosjen e masës së sigurimit “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi” për të akuzuarin me kushtin e ndalimit të kontaktit me të miturin;

çbërjen e kërkesës për marrjen e masave mbrojtëse për të miturin viktimë ose dëshmitar prej policisë ose strukturave të tjera dhe ruajtjen e sekretit të vendndodhjes së të miturit;

dtë marrë ose të kërkojë nga autoritetet kompetente masa të tjera mbrojtëse që konsiderohen të përshtatshme.

2Gjykata, nëse konstaton rrezik për të miturin viktimë ose dëshmitar, mund të vendosë edhe kryesisht për marrjen e masave të mbrojtjes, të parashikuara në pikën 1, shkronjat “b”, “c” dhe “ç”, të këtij neni.

Përmbajtja

    • 1. Neni 37 ka për qëllim marrjen e masave mbrojtëse për të siguruar jetën dhe shëndetin e të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale duke krijuar "distancën" e duhur nga elementët kriminalë të akuzuar për kryerjen e veprës penale.

      2. Neni 37 synon të evidentojë njëherazi detyrat e organeve kompetente që këto të bëjnë kujdesin e duhur në evidentimin e rrezikut.

      3. Neni 37 ka si objektiv që të evidentojë natyrën dhe shkallën e rrezikut dhe për këtë arsye ai e ndan nivelin e rrezikut ndaj të miturit viktimë ose dëshmitar në dy shkallë dhe në varësi të tyre përcakton dy mënyra të fillimit të procesit për marrjen e masës mbrojtëse: (i) me kërkesë të prokurorit, të policisë gjyqësore ose të Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës ose, (ii) kryesisht nga gjykata, kur kjo e fundit e konstaton vet këtë rrezik.

    • 4. Neni 37 është i organizuar me një strukturë të thjeshtë me dy pika në të cilat bëhet ndarja e institucioneve, fazave proceduriale dhe masave mbrojtëse në një format me tri përgjigje: kur mund të jepet masa, kush mund të japë një masë dhe çfarë mase dhe procedure ndiqet. Kështu, pika e parë trajton në mënyrë të përgjithshme listën e masave mbrojtëse për sigurimin e jetës dhe shëndetit të të miturit viktimë ose dëshmitar dhe organet që kanë kompetencë në marrjen e tyre. Këto masa konsiderohen të mundshme në çdo fazë të procesit. Pika e dytë e nenit 37 është e organizuar si një rregull me karakter përjashtimor që referon në gërmat shkronjat “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 1 të këtij neni dhe adreson rastet kur gjykata vepron kryesisht.

      5. Neni 37 ka një strukturë që ndjek linjën referuese në gërmën b) të pikës 1. Kjo natyrë referuese në kuptimin strukturor, synon që t'i thotë çdo zbatuesi të KDPM mënyrën se si duhet lexuar paralel ky nen me dispozitat e legjislacionit në fuqi për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, që është ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare", ndryshuar me ligjin Nr. 9914, datë 12.05.2008 dhe ligjin Nr. 10 329 datë 30.09.2010, veçanërisht nenet 10-12 të tij por jo vetëm.

      6. Neni 37 në pikën 2 ka një përthyerje të rregullave të parashikuara në pikën 1 lidhur me aspektin procedural të inicimit të marrjes së masës mbrojtëse, ku parashikohet se vetëm në raste përjashtimore gjykata vepron kryesisht pa pasur nevojë për një kërkesë nga ana e organeve proceduese të parashikuara. Ky përjashtim lidhet vetëm me rrezikun e konstatuar drejtpërdrejt nga gjykata dhe lidhet me masat e parashikuara në gërmat “b”, “c” dhe “ç”, të këtij neni. Si përfundim, në strukurën e nenit 37 të KDPM konsolidohet fillimisht koncepti se cilat janë masat mbrojtëse, kur merren dhe si kërkohen dhe më tej konkludohet me detyrimin e gjykatës që të operojë kryesisht me iniciativën e saj në rast rreziku.

    • 7. E rëndësishme është që neni 37 siguron mbrojtje në çdo fazë të procedimit penal. Gjithashtu neni nxit marrjen e masave dhe zbatimin e tyre jo vetëm nga gjykata dhe me vendim gjykate por edhe nga organet e përcaktuara në pikën 1 të tij në ato veprimtari që lidhen me natyrën e punës, fazën e procedimit dhe kompetencën e tyre. Si shembull ilustrues është germa a) e pikës 1. Niveli i parë i mbrojtjes lidhet me rrezikun që mund evidentohet gjatë fazës kur procesi është në hetim, gjatë pyetjes së të miturit, ballafaqimit të tij me ekspertët, psikologët, dhe profesionistët, proces në të cilin marrin pjesë prokurori, oficeri i policisë gjyqësore ose përfaqësuesi i Njësisë Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Kur këta të fundit vërejnë dhe konstatojnë se i mituri është në kushtet e marrjes së një prej masave sipas pikës 1 germat b), c), ç), d) sepse ndihet i trembur, i kanosur, i kërcënuar, rrezikuar dhe nuk shprehet lirshëm, por njëherazi konstatojnë se rreziku është real dhe mund të cenojë jetën dhe shëndetin e të miturit, kanë për detyrë ti drejtohen me kërkesë gjykatës. Sipas rasteve të parashikuara në germën d) prokurori, oficeri i policisë gjyqësore ose përfaqësuesi i Njësisë Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për marrjen e një mase mbrojtje, mund ti drejtohet gjykatës ose sipas rastit autoritetit që kryen veprimin procedurial. Neni 37, pika 1 paraqet rastet edhe mënyrën se si iniciohet procesi i marrjes së një mase mbrojtëse ndaj të miturit viktimë ose dëshmitar duke ju referuar kërkesës. Nga pikëpamja formale kërkesa duhet të bëhet me shkrim, ose nëse bëhet me gojë duhet të evidentohet në procesverbalin e seancës apo të procesit ku ajo shprehet. Në këtë mënyrë në pikën 1 të nenit 37 janë masat që lidhen me mbrojtjen e vendosur nga gjykata e cila vihet në lëvizje me kërkesën e bërë nga prokurori, policia gjyqësore ose Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

      8. Pika 1 e nenit 37 ka një listë me pesë masa të cilat kanë natyra të ndryshme nga njëra-tjetra. Masa e parashikuar në germën a) ka natyrë konkrete dhe duhet të vendosë shmangien e çdo lloj kontakti të drejtpërdrejtë midis të miturit viktimë ose dëshmitar dhe të akuzuarit, në çdo fazë të procesit. Kjo masë merret kur shkalla e intimidimit, frikës, panikut dhe siguria fizike e të miturit është e rrezikuar nga veprimet, fjalët dhe xhestet e të akuzuarit. Në mënyrë të veçantë gjuha e kërcënimit, e urrejtjes, e mllefit të të akuzuarit ndaj viktimës dhe dëshmitarit janë tregues kryesorë të rrezikut. Me shprehjen "kontakt i drejtpërdrejtë" kuptohet takimi fizik i dëshmitarit ose viktimës me të akuzuarin, ballafaqimi i dukshëm nga të dyja palët, paraqitja për njohje e dukshme për të dyja palët, pjesëmarrja në procesin gjyqësor ku dëshmia jepet në prani të të akuzuarit, dëgjimi i deponimeve të dëshmitarit nga i akuzuari në seancë gjyqësore, komunikimi verbal i palëve, e të tjera të ngjashme me to. Kontakti i drejtpërdrejtë është i tillë që i lejon palëve të dëgjojnë çdo fjalë të njëra-tjetrës dhe të shikojnë çdo lëvizje që bëjnë në kohë reale dhe kontakte të tjera me vështrim a prekje për shkak të kalimeve në të njëjtin korridor ose qëndrimit në të njëjtin mjedis.

      9. Ky nen i jep një rol aktiv gjykatës e cila operon jo vetëm me kërkesën e organeve proceduese dhe të interesuara, por edhe kryesisht për nxjerrjen e urdhërave të nevojshëm siç është lëshimi i "urdhër-kufizimit" ose marrja e masave të sigurimit si "arresti me burg" ose "arresti në shtëpi" me qëllimin që të mbahet i akuzuari larg të miturit viktimë ose dëshmitar, ose për ta vendosur të miturin viktimë ose dëshmitar në një vend të sigurt, në një vendndodhje e të cilit do të mbetet sekret.

      10. Listimi i masave vendosur në gërmat b), c) dhe ç) të pikës 1 të nenit 37 është ndërtuar në formën e tre masave të ndryshme që kanë të parashikuara edhe hapat me karakter procedural që duhet të ndiqen. Pra në këtë mënyrë legjislatori ka shpjeguar masën konkrete, edhe veprimin që duhet kryer nga organi procedues. Kështu, në gërmën b) të pikës 1 të nenit 37 parashikohet marrja e masës për të urdhëruar kufizimin e lëvizjes dhe të qëndrimit të të akuzuarit dhe jepet forma e kërkesës e formatuar si një “urdhër - kufizimi” në gjykatë, mënyra dhe koha e regjistrimit dhe e protokollimit të saj. Në gërmën c) të pikës 1 të nenit 37 parashikohet vendosja e masës së sigurimit arrest me burg ose arrest në shtëpi me qëllimin që të izolohet i akuzuari dhe përcaktohet forma e kërkesës që lidhet me. Vetë marrja e masës së arrestit e distancon të akuzuarin nga viktima ose dëshmitari dhe lehtëson në realizimin e kushtit të ndalimit të kontaktit me të miturin. Në gërmën ç) të pikës 1 të nenit 37 parashikohet masa për ruajtjen e sekretit të vendndodhjes së të miturit dhe forma e kërkesës për marrjen e kësaj mase mbrojtëse.

      11. Gërma d) e pikës 1 të nenit 37 ka natyrë jo shteruese dhe fleksibël, sepse lejon një hapësirë të pafundme dhe të papërcaktuar masash, të palistuara shprehimisht nga neni 37, të cilat mund të vlerësohen për t'u marrë nga autoritetet sipas pikës 1 të nenit 34 ose me kërkesë të tyre nga gjykata kur kjo çmon se këto masa ‘të tjera’ mbrojtëse konsiderohen të përshtatshme dhe prcakton autoriteteve kompetente për t'i realizuar ato. 

      12. Në pikën 1 të nenit 37 përdoret termi "rrezik". Termi “gjendje rreziku” analizohet në nenin 3, pika 6 të ligjit Nr.10 173, datë 22.10.2009 "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë", ndryshuar me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011. Sipas këtij ligji "gjendje rreziku" është gjendja aktuale, konkrete dhe serioze, për shkak të së cilës jeta e shëndeti janë në rrezik, si pasojë e dëshmisë të dëshmitarit ose të bashkëpunëtorit të drejtësisë në procesin penal, për veprat penale. Po ashtu, në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë të Brendshme "Për kushtet, kriteret dhe procedurat e caktimit të masave të përkohshme, të jashtëzakonshme dhe të posaçme të mbrojtjes për dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë", datë 01.07.2005 parashikohet termat që lidhen me përcaktimin sa më të saktë të shkallës së rrezikut. Sipas pikave të këtij Udhëzimi kemi këto spjegime: "5. Me gjendje rreziku aktual” kuptohet një situatë në zhvillim e sipër, e cila vazhdon të rrezikojë jetën, shëndetin apo pronën e dëshmitarit ose bashkëpunëtorit të drejtësisë. Gjendja e rrezikut nuk duhet të ketë kaluar dhe as të supozohet se mund të ndodhë në të ardhmen. 6. Me gjendje rreziku konkret kuptohet situata kur elemente të veçantë të këtij rreziku kanë filluar te shfaqen dhe mund të shkallëzohen në veprime konkrete kundër dëshmitarit ose bashkëpunëtorit. 7. Me gjendje rreziku serioz kuptohet ajo situate kur jeta, shëndeti apo prona e dëshmitarit ose bashkëpunëtorit kanosen në mënyrë të tillë që, nëse nuk do të merreshin masat e duhura, do t'iu shkaktohej një dëm i rëndësishëm. 

      13. Me shprehjen "zbatohen, për aq sa është e mundur, dispozitat e legjislacionit në fuqi për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare" të parashikuar në gërmën b) të pikës 1 të nenit 37 ligjvënësi përpiqet që të përdorë analogjinë midis "urdhërit të mbrojtjes" dhe "urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes" të lëshuar nga gjykata në rastin e dhunës në familje me “urdhër - kufizimin” që lëshon gjykata në rastin e marrjes së masës së mbrojtjes për të garantuar sigurinë e dëshmtarit ose viktimës së mitur. Ligjvënësi përdor shprehjen "për aq sa është e mundur", sepse analogjia lidhet me faktin që përsa i përket natyrës dhe qëllimit ato janë të njëjta, (është mbrojtja e individëve nga dhuna e individëve të tjerë) që në rastin e dhunës në familje është një process civil ndërsa në rastin e nenit 37 të KDPM jemi gjatë një procedimi penal. Megjithatë secila prej tyre ka specifikat e veta, prandaj kur i referohet ligjit për dhunën në marrëdhëniet familjare neni 37 i KDPM i referohet kryesisht neneve 10-12 të këtij ligji[1].

      14. Në gërmën ç) të pikës 1 të nenit 37 përdoret shprehja "ruajtjen e sekretit të vendndodhjes së të miturit". Kjo masë e parashikuar në këtë nen mund të shihet në mënyrë paralele edhe me masat e mbrojtjes që jepen për dëshmitarët e drejtësisë të parashikuara nga Ligji Nr.10 173, datë 22.10.2009 "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë", (ndryshuar me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011). Për efekte sigurie të miturit dëshmitar mund t'i ndryshohet vendbanimi ose vendqëndrimi. Në nenet 12 dhe 27 të ligjit 10173/2009 trajtohet si masë mbrojtje ndryshimi i vendbanimit të dëshmitarit. 

      15. Pika 1, gërma d) e nenit 37 parashikon mundësinë që, sipas rastit, prokurori, policia gjyqësore ose Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të marrin ose të kërkojnë nga autoritetet kompetente masa të tjera mbrojtëse që konsiderohen "të përshtatshme". Siç vihet re, gërma d) e pikës 1 të nenit 37 ka natyrë jo shteruese. Qëllimi i saj është fleksibiliteti i organeve të përmendura, që këto të kenë hapësirë masash, të cilat ndonëse nuk janë listuar shprehimisht nga neni 37 mund të vlerësohen për t'u ndërmarrë prej tyre ose nga gjykata rast pas rasti kur ajo çmon se këto masa të tjera mbrojtëse konsiderohen të përshtatshme dhe i kërkon autoriteteve kompetente ndihmën e duhur për t'i realizuar ato. Këto masa të përshtatshme duhen analizuar kundrejt interesit më të lartë të të miturit, përfshi këtu edhe kur është fjala për një të mitur viktimë. Për këtë analiza shtrihet mbi: natyrën e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit të saj, sigurinë e të miturit dëshmitar ose viktimë, historinë e të miturit, mundësinë e rehabilitimit të të miturit dhe riintegrimin e tij në shoqëri. Për ta analizuar termin "e përshtatshëm" mund të nisemi nga synimi që të respektohet parimi i interesit më të lartë të fëmijës, me qëllim që të caktohet vendi i përshtatshën ku ai duhet të qendrojë, mënyra më e përshtatshme për t'u pyetur, etj. Të papërshtatshme do të konsiderohen të gjitha ato masa që nëse jepen ndaj të miturit dëshmitar ose viktimë dëmtojnë shëndetin fizik e mendor të tij, janë të vështira për tu realizuar, pengojnë procese të edukimit dhe zhvillimit etj. Pika 2 e nenit 37 parashikon rastin kur gjykata e merr masën e mbrojtjes "kryesisht" pa pasur nevojë për një kërkesë paraprake nga ana e prokurorit, policisë gjyqësore apo Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fmijëve, kur konstatohet rrezik për të miturin viktimë ose dëshmitar. Kryesisht mund të merren vetëm masat për ruajtjen e sekretit të vendndodhjes së të miturit, për lëshimin e urdhërit-kufizues, për arrestin me burg ose arrestin në shtëpi. Në pikën 2 të nenit 37 kalohet në një nivel të dytë më të lartë mbrojtje, që vjen kur rreziku është i dukshëm dhe i madh dhe çështja është një gjykim. Në këtë rast gjykata nëse e konstaton këtë rrezik duhet të marrë masa mbrojtëse nga vetë ajo "kryesisht". Përzgjedhja e rolit aktiv të gjykatës nga ligjvënësi është bërë për të krijuar shpejtësi në procedurë për marrjen e masës mbrojtëse, në rastin kur rrreziku është real, i drejtpërdrejtë, i dukshëm, serioz, shfaqet aty për aty, ose është i shkallës sipërore, dhe evidentohet gjatë kësaj faze ku ndikimi i të akuzuarit mbi viktimën është i dukshëm. Gjykata mund të veprojë kryesisht edhe në rastin kur ndonëse nuk ka filluar pyetjen e të miturit, vëren se i akuzuari me qëndrimin dhe sjelljen e tij do të përbënte një rrezik për të miturin dëshmitar ose viktimë.

       

      [1] Në nenin 10, të ligjit nr. 9669/2006 "Mbi masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare", ndryshuar. Disa nga masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje, përfshijnë: "a) urdhërimin  menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditësit/es (viktimës) apo pjesëtarëve të tjerë të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër; b) urdhërimin menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me viktimën apo pjesëtarë të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër; c) largimin menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të gjykatës dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e gjykatës; ç) ndalimin menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet përtej një distance të caktuar viktimës apo pjesëtarëve të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër; d) ndalimin menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet shtëpisë, vendit të punës, banesës së familjes së origjinës apo banesës së çiftit të ardhshëm ose të personave të tjerë dhe për më tepër shkollës së fëmijëve, ose vendeve të cilat frekuentohen më tepër nga viktima, me përjashtim të rasteve kur frekuentimi bëhet për arsye pune; dh) vendosur menjëherë viktimën/at dhe të miturit në strehime të përkohshme, duke mbajtur parasysh në çdo rast interesin më të lartë, atë të të miturit; e) kufizimin ose ndalimin e të paditurit/ës (dhunuesin/en) të takohet me fëmijën e viktimës, sipas kushteve të cilat mund të jenë të përshtatshme; ë) ndalimin e të paditurit/ës (dhunuesit/es) hyrjen ose qëndrimin në banesën e përkohshme apo të përhershme të viktimës, ose në ndonjë pjesë të saj, pavarësisht nga të drejtat e pronësisë apo të posedimit të dhunuesit; f) urdhërimin e një personi të autorizuar nga gjykata (punonjës i rendit ose përmbarues gjyqësor) që të shoqërojë viktimën ose të paditurin/ën (dhunuesin/en) deri në banesën e viktimës dhe të mbikëqyrë largimin e pasurisë personale; g) urdhërimin e organeve zbatuese të ligjit që të sekuestrojnë çdo armë që i përket dhunuesit gjatë kontrollit të kryer apo të urdhërojë dhunuesin për të dorëzuar çdo armë që i përket atij; gj) urdhërimin e të paditurit/ës (dhunuesin/en) që të lejojë viktimën të posedojë banesën të cilën e përdorin së bashku viktima dhe dhunuesi/ja ose ndonjë pjesë të saj.

    • 16. Në legjislacionin shqiptar është hera e parë që parashikohet në nivelin e një Kodi një rregullim i tillë si ai i nenit 37 të KDPM-së ku specifikohet parimi i mbrojtjes së sigurisë së dëshmitarit dhe viktimës së mitur në procesin e drejtësisë penale për të mitur.

      17. Përpara KDPM, në aspektet e përgjithshme të mbrojtjes së dëshmitarëve ka qenë miratuar ligji Nr.10 173, datë 22.10.2009 "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë", (ndryshuar me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011), që parashikon se për efekte sigurie të miturit dëshmitar mund t'i ndryshohet vendbanimi apo vendqëndrimi. Në nenet 12 dhe 27 të ligjit 10173/2009 trajtohet si masë mbrojtje ndryshimi i vendbanimit të dëshmitarit.

      18. Përpara ligjit KDPM, Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë miratuar me ligjin Nr.7905, datë 21.3.1995, ndryshuar, ka rregulluar pozitën dëshmitarit të mitur dhe masat për mbrojtjen e tij, të parashikuar në nenin 103, pika 4: "Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale. Gjykata mund të lejojë publikimin vetëm kur e kërkojnë interesat e të miturit ose kur i mituri ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Neni 361/a parashikon Pyetjen e dëshmitarit të mitur (Shtuar me ligjin nr. 9276, datë 16.9.2004 dhe ndryshuar neni me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) parashikon: "1. Pyetja e dëshmitarit të mitur nën 14 vjeç bëhet pa praninë e gjyqtarit dhe të palëve në ambientin në të cilin ndodhet i mituri, kur është e mundur nëpërmjet mjeteve audiovizive. Pyetja bëhet nëpërmjet një psikologu, edukatori ose ndonjë eksperti tjetër dhe kur nuk është në kundërshtim me interesat e gjykimit ose të fëmijës, prindërit ose kujdestari mund të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje. Palët mund të kërkojnë dhe gjykata mund të vendosë kryesisht që i mituri të merret në pyetje nga gjyqtari në prani të ekspertit. I mituri mund të merret në pyetje sërish vetëm në raste të veçanta dhe në të njëjtën mënyrë. 2. Pyetja e dëshmitarit të mitur 14 deri në 18 vjeç kryhet nga kryetari i trupit gjykues. Gjatë marrjes në pyetje të të miturit tregohet kujdes i veçantë për të shmangur pasojat e dëmshme mbi shëndetin mendor të tij, veçanërisht kur është viktimë e veprës penale. Në përputhje me rrethanat, pyetja mund të bëhet në mënyrën e parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Në pyetjen e dëshmitarit të mitur deri në 14 vjeç, kryetari i trupit gjykues nuk zbaton rregullin për paralajmërimin për detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore që ka për të thënë të vërtetën. Ky përjashtim zbatohet edhe për dëshmitarët e tjerë të mitur, kur kryetari i trupit gjykues çmon se ai nuk është në gjendje të kuptojë pasojat e bërjes së betimit. Në këto raste, kryetari i trupit gjykues i ofron të miturit mundësinë që të thotë të vërtetën dhe gjykata procedon me dëgjimin e dëshmisë së të miturit. 4. Kur i mituri është dëgjuar gjatë hetimit dhe deklarimet e tij janë regjistruar sipas paragrafit 4, të nenit 58/a, të këtij Kodi, ato përdoren si provë në gjykim nëse i pandehuri dhe mbrojtësi japin pëlqimin. Deklarimet e të miturit mund të përdoren si provë edhe nëse mbrojtësi është lejuar të pyesë të miturin nëpërmjet profesionistëve dhe eksperti shpreh mendim se përsëritja e pyetjes mund të dëmtojë kushtet psikologjike të të miturit."

  • Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata 

    Ligji Model i Kombeve të Bashkuara për Cështje që lidhen me të miturit viktima dhe dëshmitarë në procesin Penal. "Justice in Matters involving Child Victims and Witnesses of Crime Model Law and Related Commentary UN, 2009;

    2011 Guidelines of the Committee of Ministers of the Council of Europe on child-friendly justice;

    JUSTICE GUIDANCE DOCUMENT related to the transposition and implementation of Directive 2012/29/EU of the European Parliament and of the Council of 25 October 2012 establishing minimum standards on the rights, support and protection of victims of crime, and replacing Council Framework Decision 2001/220/JHA. Drejtësia restauruese dhe programet e saj janë trajtuar në materiale e dokumenta që kanë dalë në zbatim të direktivave të ndryshme që lidhen me këtë cështje;

    JUSTICE GUIDANCE DOCUMENT ka interpretuar nenin 12 të Direktivës 2012/29 si më poshtë: "ARTICLE 12 — RIGHT TO SAFEGUARDS IN THE CONTEXT OF RESTORATIVE JUSTICE SERVICES (Recital 46).

  • Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

  • Ligji Nr.10 173, datë 22.10.2009 "Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë", (ndryshuar me ligjin nr. 10461, datë 13.9.2011). Për efekte sigurie të miturit dëshmitar mund t'i ndryhsohet vendbanimi apo vendqendrimi. Në nenet 12 dhe 27 të ligjit 10173/2009 trajtohet si masë mbrojtje ndryshimi i vendbanimit të dëshmitarit; 

    Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë miratuar me ligjin Nr.7905, datë 21.3.1995, ndryshuar me ligjet: nr. 7977, datë 26.7.1995, 8027, datë 15.11.1995, nr. 8180, datë 23.12.1996, nr. 8460, datë 11.2.1999, nr. 8570, datë 20.1.2000, nr.8602, datë 10.4.2000, nr. 8813, datë 13.6.2002, nr.9085, datë 19.6.2003, nr. 9187, datë 12.2.2004, nr. 9276, datë 16.9.2004, nr. 9911, datë 5.5.2008, nr. 10 054, datë 29.12.2008, nr. 145/2013, datë 2.5.2013, nr. 21/2014, datë 10.3.2014, nr.99/2014, datë 31.7.2014, nr. 35/2017, datë 30.3.2017; 

    Ligjit nr. 9669/2006 "Mbi masat kundër dhunës në marrdhëniet familjare", ndryshuar në nenet 10-12 të tij parashikon mënyrën e dhënies së masave, rastet, e të tjera.

  • Udhëzimi i Përbashkët i Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Minsitrisë të Brendshme "Për kushtet, kriteret dhe procedurat e caktimit të masave të përkohshme, të jashtëzakonshme dhe të posaçme të mbrojtjes për dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë", datë 01.07.2005 parashikon kuptimin e termave: gjendje rreziku aktual, gjendje rreziku konkret dhe gjendje rreziku serioz lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve në procesin penal.

  • Vendime të Gjykatës Kushtetuese 

    Vendimi  nr. 55, datë 21.11.1997, Vendimi nr. 15, datë 17.4.2003 dhe Vendimi nr. 31, datë 17.5.2012, ka rregulluar pozitën dëshmitarit të mitur dhe masat për mbrojtjen e tij, të parashikuar në nenin 103, pika 4 tw KPP; neni 165/a  i KPP i cili parashikon rastin e dëshmitarit me identitet të fshehur; Neni 169, pika 2 i KPP parashikon ballafaqimin e të pandehurit të rritur me viktimën ose dëshmitarin e mitur."., neni Neni 361/a I KPP parashikon pyetjen e dëshmitarit të mitur.

  • Nils Christy " Crime Control as Industry", 1993

    https://www.amazon.com/Nils-Christie/e/B004MS9THQ

    Abramson, B. (2000) Juvenile Justice: The ‘Unwanted Child’ of State Responsibilities. An Analysis of the Concluding Observations of the UN Committee on the Rights of the Child, in Regard to Juvenile Justice from 1993 to 2000. International Network on Juvenile Justice/Defence for Children International . Available at www.defence-for-children.org

    Amnesty International (1998) Betraying the Young: Children in the US Justice System. AI Index AMR 51/60/98. Available at: www.web.amnesty.org 

    Asquith, S. (1996) Juvenile Justice and Juvenile Delinquency in Central and Eastern Europe. University of Glasgow, Centre for the Child and Society . Available at: www.eurochild.gla.ac.uk

    Bailleau, F. (1998) ‘A Crisis of Youth or of Juridical Response?’, in V. Ruggiero , N. South and I. Taylor (eds) The New European Criminology, pp.95-103. London: Routledge.  http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942

    Bala, N. , J. Hornick , H. Snyder and J. Paetsch (eds) (2002) Juvenile Justice Systems: An International Comparison of Problems and Solutions. Toronto: Thompson.

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942 

    Bauman, Z. (1998) Globalisation: The Human Consequences. Cambridge: Polity. 

    https://www.theguardian.com/world/2017/jul/14/globalisation-the-rise-and-fall-of-an-idea-that-swept-the-world

    Bazemore, G. and L. Walgrave (eds) (1999) Restorative Juvenile Justice: Repairing the Harm of Youth Crime.New York: Criminal Justice Press.

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/14624740222228464 

    Beck, U. (2000) What Is Globalisation? Cambridge: Polity.

    http://www.socresonline.org.uk/7/2/beck_tomlinson.html

    Bell, V. (1993) ‘Governing Childhood: Neo-Liberalism and the Law’ , Economy and Society 22(3): 390-403.

    https://books.google.al/books?id=YiKi3GHD-Ë4C&pg=PT419&lpg=PT419&dq=Bell,+V.+(1993)

    Blagg, H. (1997) ‘A Just Measure of Shame? Aboriginal Youth and Conferencing in Australia’ , British Journal of Criminology 37(4): 481-501.

    http://research-repository.uëa.edu.au/en/publications/a-just-measure-of-shame-aboriginal-youth-and-conferencing-in-australia

    Braithwaite, J. (2003) ‘Restorative Justice and a Better Future’, in E. McLaughlin et al. (eds) Restorative Justice: Critical Issues. London: Sage Publications. 

    https://academic.oup.com/bjc/article-abstract/55/5/883/478399/Ëhy-Restorative-Justice-Will-Not-Reduce?redirectedFrom=fulltext

    Buckland, G. and A. Stevens (2001) Review of Effective Practice with Young Offenders in Mainland Europe, 157-163. London: Youth Justice Board/European Institute of Social Services.

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942 

    Carozza, P. (2003) ‘From Conquest to Constitutions: Retrieving a Latin American Tradition of the Idea of Human Rights’ , Human Rights Quarterly 25(2): 281-313. 

    http://scholarship.law.nd.edu/cgi/vieëcontent.cgi?article=1584&context=law_faculty_scholarship

    Children’s Rights Alliance (2002) State of Children’s Rights in England. London: CRA for England.  https://www.childrenincrisis.org

    Christie, N. (2000) Crime Control as Industry. London: Routledge.  https://scholar.google.com

    Clarke, J. (2000) ‘A World of Difference? Globalisation and the Study of Social Policy’, in G. Lewis , S. Geëirtz and J. Clarke (eds) Rethinking Social Policy, pp. 201-216. London: Sage Publications.  https://scholar.google.com

    Council of Europe (1998) Penological Information Bulletin, no. 21. Strasbourg: Council of Europe. 

    Council of Europe (2000) European Sourcebook of Crime and Criminal Justice Statistics. Strasbourg: Council of Europe. 

    http://wp.unil.ch/europeansourcebook/files/2012/06/European-Sourcebook_1st-ed_1999-1.pdf

    Crawford, A. (2001) ‘The Growth of Crime Prevention in France as Contrasted with the English Experience’, in G. Hughes , E. McLaughlin and J. Muncie (eds) Crime Prevention and Community Safety: Neë Directions, pp. 214-39. London: Sage Publications.  https://scholar.google.com

    Crawford, A. (2002) ‘The Governance of Crime and Insecurity in an Anxious Age: The Trans-European and the Local’, in A. Crawford (ed.) Crime and Insecurity: The Governance of Safety in Europe, pp. 27-51.Cullompton: Willan.  https://scholar.google.com

    Cross, N. , P. Evans and J. Minkes (2003) ‘Still Children First? Developments in Youth Justice in Wales’ , Youth Justice 2(3): 151-162 .  https://scholar.google.com

    Cunneen, C. and R. White (2002) Juvenile Justice: Youth and Crime in Australia. Melbourne: Oxford University Press. https://researchonline.jcu.edu.au/19680/

    De Haan, W. (1990) The Politics of Redress. London: Unwin Hyman.  https://www.ncjrs.gov/App/abstractdb/AbstractDBDetails.aspx?id=125907

    Doek, J. (2002) ‘Modern Juvenile Justice in Europe’, in M. Rosenheim , F. Zimring , D. Tanenhaus and B. Dohrn (eds) A Century of Juvenile Justice, pp. 505-528. Chicago, IL: University of Chicago Press.

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942

    Fionda, J. (1998) ‘The Age of Innocence? The Concept of Childhood in the Punishment of Young Offenders’ , Child and Family Law Quarterly 10(1): 77-87 http://eprints.kingston.ac.uk/12371/

    Freeman, M. (2002) ‘Children’s Rights Ten Years after Ratification’, in B. Franklin (ed.) The Neë Handbook of Children’s Rights, pp. 97-118. London: Routledge

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942

    Goldson, B. (2000) ‘Children in Need or Young Offenders?’ . Child and Family Social Work 5(3): 255-265 http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1046/j.1365-2206.2000.00161.x/abstract

    Harris-Short, S. (2003) ‘International Human Rights Law: Imperialist, Inept and Ineffective? Cultural Relativism and the UN Convention on the Rights of the Child’ , Human Rights Quarterly 25(1): 130-181 https://muse.jhu.edu/article/38764/summary

    Jones, J. and T. Newburn (2002) ‘Policy Convergence and Crime Control in the USA and the UK’ , Criminal Justice 2(2): 173-203. https://books.google.al

    Junger-Tas, J. (2002) ‘The Juvenile Justice System: Past and Present Trends in Western Society’, in I. Weijers and A. Duff (eds) Punishing Juveniles, pp. 23-44. Oxford: Hart 

    Justice (2004) Restorative Justice: The way Ahead. London: Justice . http://journals.sagepub.com

    Kempf-Leonard, K. and E. Peterson (2000) ‘Expanding Realms of the New Penology: The Advent of Actuarial Justice for Juveniles’ , Punishment and Society 2(1): 66-97. 

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/17488958020020020501

    Komen, M. (2002) ‘Dangerous Children: Juvenile Delinquency and Judicial Intervention in the Netherlands, 1960-1995’ , Crime, Laë and Social Change 37: 379-401. https://link.springer.com/article/10.1023/A:1016011826864

    Kuure, T. (2002) ‘Low Custody in Finland’ , paper given at the Children Law UK/NACRO Conference, ‘Reducing Custodial Sentencing for Young Offenders: The European Experience’, London, 23 October.

    https://books.google.al/books?id=hr8bmUVxasëC&pg=PA329&lpg=PA329&dq=Kuure

    Mears, D. (2002) ‘Sentencing Guidelines and the Transformation of Juvenile Justice in the 21st Century’ , Journal of Contemporary Criminal Justice 18(1): 6-19. 

    http://journals.sagepub.com/author/Alberola%2C+Cristina+Rechea

    Rechea Alberola, C. and E. Fernandez Molina (2003) ‘Juvenile Justice in Spain: Past and Present’ , Journal of Contemporary Criminal Justice, 19(4): 384-412 

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1043986203258804

    Schaffner, L. (2002) ‘An Age of Reason: Paradoxes in the US Legal Construction of Adulthood’ , International Journal of Children’s Rights 10: 201-232.

    https://www.researchgate.net/publication/An_age_of_reason

    Scraton, P. and D. Haydon (2002) ‘Challenging the Criminalisation of Children and Young People: Securing a Rights Based Agenda’, in J. Muncie , G. Hughes and E. McLaughlin (eds) Youth Justice: Critical Readings, pp.311-328. London: Sage Publications. 

    http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1362480605048942

  • Asnjë koment
Marjana Semini
Arta Mandro, Koraljka Bumči, Renate Winter