1Nëse i mituri është viktimë ose dëshmitar, organi procedues merr të gjitha masat, me qëllim që njoftimi i të miturit të bëhet:
anë mënyrë të tillë që informacioni të jetë i përshtatshëm dhe i kuptueshëm për të përfshirë edhe rastet e aftësisë së kufizuar të të miturit;
bdrejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor/procedural.
2Në rast konflikti interesi me përfaqësuesin ligjor ose kur, për shkak të moshës shumë të mitur, nuk mund të bëhet njoftimi drejtpërdrejtë i të miturit, njoftimi i tij bëhet nëpërmjet përfaqësuesit procedural, mbrojtësit ose psikologut.
3Një kopje e njoftimit i dorëzohet ose, sipas rastit, i dërgohet mbrojtësit ose përfaqësuesit ligjor të të miturit.