1Të miturit viktimë të veprës penale, si edhe përfaqësuesit të tij ligjor i komunikohet dhe i shpjegohet vendimi i gjykatës lidhur me veprën penale përkatëse, në mënyrë sa më të përshtatshme për moshën dhe nivelin e kuptueshmërisë.
2Gjykata, nëse është rasti, e informon të miturin viktimë të veprës penale dhe përfaqësuesin e tij ligjor lidhur me të drejtën për kompensimin e dëmit të shkaktuar.