1Organi kompetent informon të miturin në konflikt me ligjin dhe viktimën, përfaqësuesin ligjor ose procedural dhe, sipas rastit, mbrojtësin e të miturit, për programet e drejtësisë restauruese.
2Organi kompetent informon të miturin në konflikt me ligjin, përfaqësuesin ligjor ose procedural dhe, sipas rastit, mbrojtësin e të miturit, për mundësinë për të kërkuar kthimin dhe kompensimin e dëmit në gjykatë në qoftë se zbatimi i programit të drejtësisë restauruese nuk realizohet.