KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 46: Përcaktimi i moshës së të miturit

1Kur ka pasiguri në lidhje me moshën e të miturit, organi procedues, në çdo gjendje ose shkallë të procedimit, në bazë të kërkesës së palës ose kryesisht, menjëherë merr vendim për të përcaktuar moshën e të miturit.

2Mosha përcaktohet në bazë të një vlerësimi të plotë të të gjithë informacionit të disponueshëm, duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo dokumenti zyrtar, të tillë si certifikata e lindjes, të dhënat e shkollës, të dhënat shëndetësore, deklarata e prindit për moshën ose deklarata e vetë të miturit dhe një raport i bazuar në ekzaminimin mjekësor.

3Nëse, edhe pas verifikimeve dhe ekspertimit mbeten dyshime për moshën, prezumohet se personi është i mitur.

4Nëse mosha e të miturit është e përcaktuar me përafërsi, për marrjen e vendimit mbi përgjegjësinë penale do të konsiderohet mosha më e ulët.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment