1Çdo veprim procedural i kryer në lidhje me të miturin bëhet në prani të mbrojtësit, përfaqësuesit ligjor dhe psikologut. Nga ky rregull bëhet përjashtim vetëm në rastet kur veprimet ose mosveprimet e të miturit rrezikojnë sigurinë publike dhe/ose në rastet e parashikuara lidhur me gjendjen e flagrancës, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
2Gjyqtari, gjatë gjykimit dhe prokurori në fazën e hetimit, mund të ndalojnë përfaqësuesin ligjor të të miturit në konflikt me ligjin të marrë pjesë në veprimin procedural vetëm nëse një gjë e tillë është në interesin më të lartë të të miturit.