1Nëse i mituri nuk e kupton, nuk e kupton pjesërisht ose plotësisht si duhet ose nuk mund të flasë gjuhën me të cilën procedohet, atij i caktohet një përkthyes pa pagesë, i cili duhet të jetë i pranishëm në çdo veprim procedural. Nga ky rregull bëhet përjashtim vetëm në rastet kur veprimet ose/dhe mosveprimet e të miturit rrezikojnë sigurinë publike dhe në rastet e parashikuara lidhur me flagrancën, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
2Përkthyesi takohet me të miturin përpara gjykimit ose veprimit procedural për të verifikuar nëse ata e kuptojnë njëri-tjetrin.
3I mituri me aftësi të kufizuara ka të drejtë për të përfituar pa pagesë nga të gjitha shërbimet, për të cilat ai ka nevojë për t’u informuar dhe komunikuar lidhur me rastin dhe për të marrë pjesë në procedim.