1I mituri shtetas i huaj në konflikt me ligjin ka të drejtë për ndihmë nga përfaqësuesi i institucionit diplomatik ose konsullor i vendit të tij në çdo fazë të procedimit.
2Nëse i mituri i arrestuar ose ndaluar është shtetas i huaj, ky fakt i njoftohet në kohën më të shkurtër dhe në çdo rast përpara marrjes në pyetje, ministrisë përgjegjëse për politikën e jashtme e cila njofton në lidhje me këtë përfaqësinë diplomatike ose institucionin konsullor të shtetit përkatës.
3Nëse i mituri është shtetas i një vendi që nuk ka përfaqësi diplomatike ose shërbim konsullor në Shqipëri, është refugjat ose është një person pa shtetësi, atij i jepet mundësia për të komunikuar, nëpërmjet ministrisë përgjegjëse për politikën e jashtme, me përfaqësinë diplomatike të vendit që merr përgjegjësinë për interesat e të miturit ose me ndonjë organizatë kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, misioni i të cilës është mbrojtja e të miturve të tillë.
4Parashikimet e këtij neni zbatohen edhe në rastin kur i mituri shtetas i huaj është viktimë e trafikimit, rrëmbimit ose marrjes së padrejtë.