1. Nëse i mituri është i akuzuar për një vepër penale, për kryerjen e të cilës është akuzuar edhe një i rritur, çështja gjykohet sipas nenit 27, pika 4, të këtij Kodi.
2. Nëse është e mundur, çështjet me të mitur gjykohen veçmas nga ato me të rritur, përveç kur cenohet shqyrtimi i plotë, objektiv dhe i shpejtë i çështjes.
3. Në çdo rast i mituri ka të drejtat dhe garancitë e parashikuara nga ky Kod dhe në Kodin e Procedurës Penale.