KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 53: Njoftimi i të miturit

1Njoftimi i të miturit në konflikt me ligjin bëhet sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

2Njoftimi i të miturit në konflikt me ligjin bëhet në mënyrë të tillë që informacioni të jetë i përshtatshëm dhe i kuptueshëm për të, përfshirë edhe rastet e të miturve me nevoja të veçanta për shkak të aftësisë së kufizuar.

3Njoftimi i të miturit në konflikt me ligjin bëhet, sipas rastit, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor/procedural ose drejtuesit të institucionit ku i mituri është vendosur.

4Një kopje e njoftimit të thirrjes së të pandehurit të mitur i dorëzohet ose i dërgohet mbrojtësit të të miturit ose përfaqësuesit të tij ligjor.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment