KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 54: Ndalimi i përdorimit të forcës, mjeteve të tjera dhe armëve të zjarrit

1Forca dhe mjetet e tjera shtrënguese nuk përdoren gjatë arrestimit, lëvizjes jashtë institucionit, zbatimit të masave të sigurimit ose dënimit të një të mituri, përveç rasteve përjashtimore/të jashtëzakonshme, kur të gjitha mjetet e tjera për të arrestuar të miturin, për të parandaluar vetëdëmtimin ose dëmtimin e të tjerëve janë shteruar dhe nuk kanë sjellë rezultat dhe në qoftë se qëllimi i parashikuar në ligj nuk mund të realizohet me mjete të tjera më pak të dëmshme.

2Forca dhe mjetet e tjera shtrënguese nuk mund të përdoren në asnjë rast për të miturën shtatzënë, përveç rastit kur ajo ka për qëllim të vetëdëmtohet.

3Forma e vetme e lejuar e forcës dhe mjeteve të tjera, në rastin e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, është përdorimi i forcës fizike, prangave dhe mjeteve të tjera detyruese. Për të parandaluar mosbindjen në grup dhe/ose çrregullimin në masë, për të kundërsulmuar dhe për të arrestuar një person të armatosur, mund të përdoren edhe mjete të tjera detyruese, të tilla si: shkop gome, rrjeta izoluese, gaz lotsjellës dhe/ose pompa uji.

4Në çdo rast, forca fizike dhe mjetet e tjera:

apërdoren për kohën më të shkurtër të mundshme;

bshërbejnë për një qëllim të parashikuar në ligj dhe janë në proporcion me rrethanat përkatëse;

cnuk zbatohen në mënyrë degraduese ose poshtëruese dhe nuk duhet të përbëjnë torturë ose keqtrajtim.

5Ndalohet përdorimi i armëve të zjarrit ndaj të miturit, me përjashtim të rastit kur ai është i armatosur dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për jetën ose shëndetin e një personi të tretë dhe është e pamundur për ta parandaluar këtë kërcënim me mjete të tjera.

6Ndalohet përdorimi i armëve të zjarrit në rast se i mituri është duke u larguar nga vendi i paraburgimit ose burgimit.

7Personi, i cili përdor forcën dhe/ose mjetet e tjera, sipas këtij neni, njofton menjëherë eprorin e tij dhe, nëse është e nevojshme, drejtuesin e institucionit në lidhje me këtë përdorim, duke argumentuar pse masat e tjera ishin të pamundura për tu përdorur.

8Eprori direkt merr masa të menjëhershme për realizimin e kontrollit mjekësor të të miturit. Personi, i cili përdor forcën dhe/ose mjetet e tjera, përgatit për këtë një raport me shkrim. Raporti përmban informacion mbi përdorimin e forcës dhe/ose mjeteve të tjera, arsyet e përdorimit dhe të dhëna të tjera.

9Çdo rast i përdorimit të forcës dhe mjeteve të tjera dokumentohet në regjistrin përkatës.

10Regjistri dhe të dhënat e tij janë në dispozicion të të miturit, përfaqësuesit të tij ligjor dhe/ose avokatit, gjykatës dhe autoriteteve që, sipas legjislacionit në fuqi, inspektojnë dhe/ose mbikëqyrin këtë veprimtari.

11Të drejtën e përdorimit të mjeteve, sipas pikës 3, të këtij neni, e kanë vetëm personat të cilët janë trajnuar posaçërisht për përdorimin e tyre, sipas rregullave në fuqi për ligjin mbi përdorimin e armëve të zjarrit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment