KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 70: Përmbushja e masave alternative për shmangien nga ndjekja penale

1. Nëse për të miturin që ka kryer një vepër penale, është dhënë një masë alternative për shmangien nga ndjekja penale dhe kjo masë është përmbushur, ndaj tij nuk mund të ngrihet asnjë akuzë në lidhje me po këtë vepër penale.

2. Nëse i mituri i përmbush detyrimet, sipas marrëveshjes së shmangies, prokurori vendos menjëherë pushimin e çështjes.

3. I mituri që ka përmbushur një masë alternative për shmangien nga ndjekja penale nuk do të konsiderohet si i dënuar për një vepër penale dhe nuk do të trajtohet si person me të kaluar kriminale.

4. Përmbushja e masës së shmangies nga ndjekja penale realizohet dhe mbikëqyret nga Shërbimi i Provës, në bashkëpunim me shërbimin e ndërmjetësimit.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i nenit 70 është të përcaktojë pasojat e përmbushjes të masës së shmangies nga ndjekja penale për të miturin në konflikt me ligjin dhe të tërheqë vëmendjen e organit procedues, që në këtë rast është prokuroria, për hapat proceduralë që duhet të ndjekë pas përmbushjes nga i mituri të masës së shmangies, duke bërë të mundur pushimin e çështjes për procedimin penal të filluar.

       

      1. Njëherazi, qëllimi i nenit 70 paragrafi 1 i tij, është që të përcaktojë detyrimet që ka prokurori si autoritet kompetent kundrejt të miturit subjekt të drejtësisë penale dhe përfitimet që gëzon i mituri nësë përmbush masat alternative për shmangien nga ndjekja penale. Si detyrim për prokurorin dhe përfitim për të miturin është mosngritja e asnjë akuze në lidhje me të njëjtën vepër penale për të cilën është dhënë masa alternative e shmangies dhe mostrajtimi i të miturit si një i dënuar dhe/ose si person me të kaluar kriminale.

       

      1. Qëllimi i këtij neni është në të njëjtën linjë me të një sërë nenesh të KDPM, me qëllim që të garantohet mbrojtja e të miturit dhe sigurohet mbrojtje efektive të interesit më të lartë të të miturit.[1]

       

      1. Gjithashtu ky nen ka si qëllim të përcaktojë kompetencën e Shërbimit të Provës dhe Shërbimit të Ndërmjetësimit për realizimin dhe mbikqyrjen e masës së shmangies me qëllim që kjo vendimarrje e prokurorit të jetë e zbatueshme konkretisht në praktikë.

       

      [1] Shih shpjegimet e dhëna lidhur me qëllimin në komentin bërë për nenin 60 dhe nenin 61 të KDPM. Shih njëhrazi nenin 3 pika 1 të Konventes të Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, 20 nëntor 1989, që përcakton se në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese. 

      1. Neni 70 i KDPM në katër paragrafë vendos në qendër, rolin e prokurorit dhe statusin e të miturit pas përmbushjes së masës së shmangies nga ndjekja penale. Sa i përket prokurorit, në pikën 2 të këtij neni parashikohet se prokurori duhet të procedojë menjëhërë me vendim për pushimin e çështjes nëse i mituri përmbush detyrimet sipas marrëveshjes së shmangies. Edhe pse në pikën 1 të këtij neni nuk është përcaktuar se cili është organi kompetent që nuk mund të ngrejë asnjë akuzë për të miturin pasi ai përmbush detyrimet e masës së shmangies, është e nënkuptuar që është prokurori, pasi vetëm prokurori ka të drejtën e ngritjes së akuzës dhe përfaqësimit të saj në gjykatë sipas parashikimeve të KPrP.

       

      1. Neni 70 i KDPM ka natyrë përshkruese të hapave procedurale që duhet të ndiqen nga prokurori dhe sipas rastit dhe nga organi kompetent, pas përmbushjes së detyrimeve të vëna si masë alternative për shmangien nga ndjekja penale. Paragraf pas paragrafi, shpjegohen me rradhë këto hapa të cilat realizohen pas konstatimit se i mituri ka përmbushur detyrimet e vëna. Pas përmbushjes së detyrimeve, ndaj të miturit në konflikt me ligjin: a) nuk mund të ngrihet asnjë akuzë në lidhje me po këtë vepër penale, b) vendoset menjëherë pushimi i çështjes, c) nuk mund të konsiderohet si i dënuar për një vepër penale dhe ç) nuk do të trajtohet si person me të kaluar kriminale.

       

      1. Neni 70 i KDPM është i ndërtuar me një strukturë që evidenton faktin se përmbushja e masës së shmangies realizohet dhe mbikqyret nga Shërbimi i Provës në bashkëpunim me Shërbimin e Ndërmjetësimit. Shërbimi i provës funksionon në bazë të ligjit nr. 8331 datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” ndryshuar me ligjin nr. 10024 datë 21.11.2008 në zbatim të të cilit është miruar rregullorja “Për organizimin e funksionimin e shërbimit të provës dhe për përcaktimin e standarteve e të procedurave, për mbikqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative” miratuar me vendimin nr. 302 datë 25.03.2009 të Këshillit të Ministrave. Shërbimi i Ndërmjetësimit bazohet dhe funksionon në bazë të ligjit Nr. 10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
      1. Lidhur me kuptimin e shprehjes “ndaj tij nuk mund të ngrihet asnjë akuzë në lidhje me po këtë vepër penale” sipas nenit 70 të KDPM legjislatori e sheh këtë në lidhje të ngushtë me plotësimin e tre kushteve: a) së pari, subjekti për të cilin vlen kjo klauzolë është një i mitur sipas kuptimit të nenit 7 të KDPM; b) ndaj të miturit është dhënë një masë alternative për shmangien nga ndjekja penale sipas parashikimeve të Kreut VII të KDPM, përkatësisht nenet 55 -72 të KDPM, c) kjo masë është përmbushur nga ana e të miturit. Vetëm kur ndodhemi para këtyre tre kushteve atëherë prokurori, që sipas parashikimeve të KPrP[1] ka si funksion të tij të drejtën e ngritjes dhe përfaqësimit në gjyq të akuzës, nuk mund të ngrejë asnjë akuzë dhe kjo është e lidhur pazgjidhshmërisht me kushtin tjetër që duhet të ndodhemi para të njëjtës vepër penale për të cilën është zbatuar masa alternative e shmangies nga ndjekja penale.

       

      1. “Prokurori vendos menjëherë pushimin e çështjes”, si një shprehje e vendosur në paragafin 2 të nenit 70, përcakton në mënyrë imperative mënyrën e shpejtë dhe pa humbur kohë, pa asnjë vonesë të prokurorit për të vendosur pushimin e çështjes nëse rezulton dhe verifikohet se i mituri ka përmbushur detyrimet sipas marrëveshjes së shmangies. Duke mos përcaktuar një afat kohor për prokurorin për të vendosur ky i fundit pushimin e çështjes, legjislatori ka vendosur shprehjen menjeherë duke e përcaktuar si një rregull favorizues për të miturin që menjëherë pas përmbushjes së detyrimeve të vëna në masën e shmangies e kondicionon prokurorin të procedojë me vendim për pushimin e çështjes. Kompetenca e prokurorit për të vendosur për pushimin e çështjes është e rregulluar edhe në nenin 328 të KPP. Por instituti i pushimit sipas parashikimeve të KDPM ka një dimension tjetër. Kështu, së pari, në neni 328 të KPrP renditen disa situata që çojnë në pushimin e akuzës ose çështjes të lidhura me përfundimin e hetimeve paraprake, kur procedohet vetëm përfundimi i hetimeve. Por, në çështjet me të mitur sipas rregullimeve të KDPM, pushimi i çështjes si institut i të drejtës procedurale penale zbatohet edhe për krimet. Këto rregullime gjenden në nenin 55 të KDPM[2]. Duke thënë këtë, së dyti, kuptohet më qartë se çka gjendet e listuar në paragrafin 1 shkronja‘f’ të nenit 328 të KPrP, në të cilin parashikohet pushimi i akuzës ose i çështjes ‘në rastet e tjera të parashikuara me ligj’, nuk nënkuton në mënyrë shteruese rregullimet e institutit të pushimit sipas KDPM. Diskrecioni i prokurorit për pushimin e ndjekjes penale duhet parë edhe në rastet e zbatimit të nenit 61 pika 2 i këtij Kodi. Këtu, pra në nenin 61 të KDPM[3] parashikohet diskrecioni i prokurorit për pushimin e çështjes në rast se i mituri përmbush detyrimet e vëna në masën e shmangies.

       

      1. Sipas paragrafit të tretë të nenit 70 të KDPM, parashikohet se nëse i mituri përmbush plotësisht detyrimet e vëna si pasojë e zbatimit të masës alternative të shmangies nga ndjekja penale, ai nuk do të konsiderohet si person i dënuar për një vepër penale dhe nuk do të trajohet si person me të kaluar kriminale. Kjo qasje është në përputhje me faktin se ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë dhe se prej prokurorit është vendosur pushimi i çështjes. Si pasojë, i mituri në konflikt me ligjin pasi ka përmbushur detyrimet e masës alternative të shmangies, nuk është dërguar për gjykim në gjykatë, gjë e cila e ka shmangur nga përballja me një proces gjyqësor duke synuar riintegrimin dhe rishoqërizimin e tij.

          

      1. Në pikën 4 të këtij neni përcaktohet se kompetentë për realizimin dhe mbikqyrjen e masës së shmangies nga ndjekja penale janë, shërbimi i provës në bashkëpunim me shërbimin e ndërmjetësimit. Shërbimi i provës funksionon në bazë të ligjit nr. 8331 datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” ndryshuar me ligjin nr. 10024 datë 21.11.2008 në zbatim të të cilit është miruar rregullorrja “Për organizimin e funksionimin e shërbimit të provës dhe për përcaktimin e standarteve e të procedurave, për mbikqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative” miratuar me vendimin nr. 302 datë 25.03.2009 të Këshillit të Ministrave. Shërbimi i Ndërmjetësimit bazohet dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

       

      [1] Shih nenin 24 pika 1 të KPrP “Funksionet e prokurorit” ndryshuar me ligjin nr. 8460 datë 11.2.1999, ndryshuar me ligjin nr.8813 datë 13.06.2002, ndryshuar me ligjin 35/2017.

      [2] Sipas parashikimeve bërë në nenin 55 të KDPM, prokurori ka diskrecion që të vendosë pushimin e çështjes kur zbaton masën e shmangies nga ndjekja penale me kusht edhe kur procedohet për krime, pasi legjislatori është bazuar në një nga parimet bazë të këtij Kodi siç është ai i interesit më të lartë të të miturit

      [3] Sipas nenit 3 pika 23 e KDPM “Shmangie” është masa alternative për mosfillimin, pezullimin ose pushimin e ndjekjes penale ndaj të miturit në konflikt me ligjin, sipas parashikimeve të këtij Kodi. Zbatimi i masës së shmangies nga prokurori është rrethanë për mosfillimin e procedimit penal, nëse procedimi penal nuk ka filluar, dhe pushimin e tij nëse procedimi penal ka filluar. Shih komentin e nenit 61 në të cilin qartazi evidentohet se prokurori vendos pezullimin e hetimit me qëllim zbatimin me kusht të masës së shmangies dhe nëse i mituri plotëson detyrimet, prokurori vendos për pushimin e procedimit penal.

      1. Në legjislacionin shqiptar është hera e parë që parashikohet në nivelin e një Kodi një rregullim i tillë si ai i nenit 70 të KDPM-së, ku përcaktohen hapat proceduralë për të marrë vendimin që vjen si pasojë e përmbushjes së detyrimeve pas zbatimit të masës së shmangies nga ndjekja penale të të miturit në konflikt me ligjin. Më konkretisht KPrP i miratuar me ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, ndryshuar me ligjin nr. 8460, datë 11.2.1999, me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002, ligjin nr. 9085, datë 19.6.2003, me ligjin nr. 9276, datë 16.9.2004, me ligjin nr. 9911, datë 5.5.2008, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 17.5.2012, me ligjin nr. 145/2013, datë 2.5.2013, me ligjin nr. 35/2017 nuk e kishte një dispozitë të ngjashme para miratimit të KDPM.

       

      1. Në kreun e VII, të KDPM për herë të parë janë parashikuar masa të tilla si shmangia nga ndjekja penale dhe nga dënimi përmes masave alternative, janë parashikuar rregulla të tilla si: kuptimi dhe qëllimi i masave alternative të shmangies, zbatimi i masave alternative të shmangies, nga ndjekja penale, organi kompetent për të zbatuar masën e shmangies nga ndjekja penale, kushtet për zbatimin e masës së shmangies, pëlqimi për masën e shmangies, garancitë e të miturit për marrjen e masës së shmangies, mundësia e prokurorit për kushtëzimin e vendimit, masat alternative të mundshme për shmangien nga ndjekja penale, programet e drejtësisë restauruese dhe/ose ndërmjetësimi, procedura e ndërmjetësimit, këshillimi për të miturin dhe familjen, paralajmërimi me gojë, paralajmërimi me shkrim, masat detyruese, vendosja nën kujdes e të miturit, përmbushja e masave alternative për shmangien nga ndjekja penale, mospërmbushja e masave alternative për shmangien nga ndjekja penale, procedura në rast mospërmbushje të masave alternative për shmangien nga ndjekja penale.

       

      1. Në Analizën e Sistemit të Drejtësisë, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë në mbledhjet Ad Hoc të Parlamentit për Reformën në Drejtësi, ka theksuar se në nenin 46 të Kodit Penal, janë parashikuar, veç të tjerash edhe masat edukuese për të miturit dhe konkretisht, vendosja e të miturit në një institucion edukimi. Në praktikë, gjykata ka aplikuar masën edukuese duke urdhëruar vendosjen e të miturit në një institucion edukimi, por në të gjitha rastet kur gjykata ka aplikuar këtë masë, vendimet kanë mbetur të pa ekzekutuara, për shkak se në vendin tonë aktualisht nuk ka institucione të tilla[1].

       

      1. Parë në këndveshtrim të Kodit Penal, si e tillë kjo masë që caktohet nga prokurori nuk mund të konsiderohet si e njëjtë ose e ngjashme me nenin 52 të Kodit Penal që ka të bëjë me përjashtimin e të miturit nga dënimi nga gjykata. Masa e shmangies nga ndjekja penale është një masë që në çdo rast respekton interesin më të lartë të fëmijës duke mos e venë atë para përgjegjësisë penale. Siç është bërë e qartë në pjesën e kontekstit historik të komentit të nenit 61 të KDPM, masa e shmangies nga ndjekja penale sipas neni 55 të KDPM është një risi[2].

       

      [1] Për më shumë shih komentin bërë në pjesë respektive të nenit 61 të KDPM.

      [2] Masa e shmangies nga  ndjekja penale sipas neni 55 të KDPM që caktohet nga prokurori nuk mund të konsiderohet si e njëjtë ose e ngjashme me nenin 52 të Kodit Penal që ka të bëjë me përjashtimin e të miturit nga dënimi nga gjykata. Masa e shmangies nga ndjekja penale është një masë që në çdo rast respekton interesin më të lartë të femijës duke mos e venë atë para pergjegjësisë penale.

      1. Konventa e OKB për të Drejtat e Fëmijës (miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989). Neni 3 pika 1 e Konventës përcakton se në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese.

       

      1. Rekomandimi nr. R (87) 20 of the Committee of Ministers to member states on social reactions to juvenile delinquency[1]

      Linku: http://archivio.transnazionalita.isfol.it/file/CoE_Rec_R87-20%20Eng.pdf. Vizituar së fundmi më  17.08.2017.

       

      [1] Për më shumë shih komentin e nenit 61 të KDPM lidhur me pjesët me rëndësi për tu njohur dhe efektin e këtij rekomandimi.

  • Raporte opinione, rekomandime dhe deklarata

    • “Konventa mbi të drejtat e fëmijës” miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989
    • Udhëzimet e OKB për Parandalimin e Kriminalitetit Fëminor (Udhëzimet e Riadit)
    • Udhëzimet e Vjenës për Veprimin mbi Fëmijët në Sistemin e Drejtësisë Penale dhe duke pasur parasysh ditën e diskutimit të Komitetit në 1995 mbi administrimin e drejtësisë për të rinjtë.

    Departamenti Amerikan i Drejtësise. Zyra e drejtësisë për të mitur dhe parandalimit te krimit.Instituti Nacional i Drejtësisë (Raste dhe praktika) 

    1. Sipas analizës studimore të rasteve dhe praktikave në shtete të ndryshme në USA të përmbledhura në Juvenile Diversion Guidebook Prepared by the Models for Change Juvenile Diversion Workgroup ka rezultuar se:

    “Dallas Front-End Diversion Initiative Texas Overview:

    The Dallas Front-End Diversion Initiative (FEDI), established in 2009, serves Dallas County, Texas. It is operated and funded by the Dallas County Juvenile Department (county juvenile corrections) and overseen by the Texas Youth Commission. FEDI is a non-judicial, early-intervention program that strives to assist youth in becoming productive, law-abiding citizens, in an effort to prevent their further penetration into the system. Target Population: The program targets first-time, low-risk offenders, ages 10–17, that have not been charged with a status, serious, or aggravated offense. FEDI targets youth with unmet mental health needs, although it is not a requirement. A youth is diverted at intake, and does not have to admit to the charges against him/her to be eligible for the program. Caretaker consent/involvement is mandatory for program participation. Program Description: Once referred into the program, screening and assessment is done to determine the youth’s mental health, substance abuse, and risk needs; this information is used for determining eligibility and service planning. A Probation Officer oversees the provision of services (provided by direct service or through referral), which may include substance abuse and mental health treatment services, mentoring, family counseling, educational assistance programs (school/job placement), caregiver respite/support, life skills training, assistance in obtaining Medicaid, parenting classes, and support groups for caretakers of youth with disabilities. Youth are required to participate in services and abstain from new arrests. Failure to complete or follow the program requirements may result in a warning, filing of a petition, temporary detention, increased frequency or intensity of monitoring, and unsuccessful discharge from the program. Upon successful completion of the program, the youth’s record is expunged and charges are dropped. The average length of program participation and maximum length of participation is 6 months. Of the 55 participants who started and were discharged from the program between February 1, 2009, and January 31, 2010, five percent (3) had a new referral at 30 days; 18% (10) at 90 days; and, 24% (13) at 6 months.

    Linku: http://www.modelsforchange.net/publications/301

     

    1. Ogle County Balanced and Restorative Justice Program Illinois Overview:

    “The Ogle County, Illinois Juvenile Justice Council oversees the Balanced and Restorative Justice (BARJ) program. Established in 2008, the mission of this program is to “protect the community from crimes committed by minors through the promotions, establishment, education, and interagency coordination of community-based programs for families and minors designed to prevent unlawful and delinquent behavior, incorporating principles of the BARJ model which holds each youth accountable for his or her behavior.” The program is operated through the Ogle County Probation Department and the Ogle County Juvenile Justice Council. Target Population: The program targets Ogle County youth ages 10–17 who are first-time offenders. Youth can be referred to the BARJ Program at their initial contact with law enforcement, at petitioning, or at the time of case processing review (juvenile arrest reports are reviewed twice a month). Program Description: Once diverted, youth gain access to a variety of services which may include mentoring, family counseling, mental health or substance abuse treatment services, educational assistance, and life skills training. A BARJ Coordinator oversees the provision of services to the youth. A contract is made for the youth, which requires the completion of certain conditions. These may include: an apology letter to the victim; a victim-offender conference; accountability worksheets; community service; and the payment of restitution. Failure to adhere to the terms of their agreement may result in the youth’s discharge from the program and the filing of a petition. Program involvement typically lasts between 3–6 months. In 2009, approximately 188 youth were diverted to the BARJ Program and successfully completed the terms of their program”.

    Linku: http://www.modelsforchange.net/publications/301

  • Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë,

    http://www.reformanëdrejtësi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf

    Raport date 28.03.2017 për projektligjin “Kodi i Drejtesise Penale  për të mitur në Republikën e Shqipërisë” .

    http://www.reformanëdrejtësi.al/sites/default/files/relacioni-1.pdf

    Vendimi i Kuvendit Nr.97/2016 paketa e 27 projektligjeve. http://www.reformanëdrejtësi.al/sites/default/files/relacioni-1.pdf , 20 nëntor 1989 

    Procesverbal datë 27-28 mars i Komisionit për Çështjet Ligjore, për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Kodi i Drejtesise Penale  për të mitur në Republikën e Shqipërisë”  “http://www.reformanëdrejtësi.al/sites/default/files/procesverbal_date_24.06.2016_0.pdf

  • Kushtetuta: Neni 27 pika 2 gërma “ç”, neni 54 pika 1, pika 3 dhe pika 4, neni 30, neni 31.

     

    Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë neni 12, neni 52, neni 46.

     

    Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë neni  24, neni 328.

     

    1. Ligji Nr. 10385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i cili në nenet 14, 23, pika 1 dhe 2 të tij parashikon procedurën për ndërmjetësim në procesin penal. Neni 14 parashikon: “Procedura për ndërmjetësim në procesin penal 1. Gjykata, në përputhje me nenet 333 dhe 338 të Kodit të Procedurës Penale, fton palët për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, parashikuar në nenin 2 pika 3 të këtij ligji, duke iu caktuar palëve një afat në përputhje me natyrën e mosmarrëveshjes. 2. Secila nga palët ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë rifillimin e gjykimit.” Në nenin 23, “Zbatimi i marrëveshjes së ndërmjetësimit 1. Kur çështja është referuar për ndërmjetësim nga gjykata, ndërmjetësi, në përfundim të procedurës së ndërmjetësimit, ose në afatin e përcaktuar prej tyre, i njofton ato për zgjidhjen ose jo të mosmarrëveshjes, duke dërguar edhe aktet përkatëse. 2. Në rastin kur është zgjidhur çështja me anë të ndërmjetësimit, organet gjyqësore vendosin, sipas rastit, miratimin e zgjidhjes me pajtim të çështjes civile ose pushimin e çështjes penale apo mosfillimin e procedimit penal, përveç rasteve kur arrihet në përfundimin se vërehet pavlefshmëri.” Në nenin 1, pika 1 dhe pika 3 e ligjit 10385/2011 parashikohet: “Ndërmjetësit nuk kanë të drejtë të urdhërojnë apo të detyrojnë palët të pranojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes.” Po ashtu, neni 10 i po këtij ligji liston edhe detyrat e ndërmjetësit, ndër të cilat pika 3 parashikon: “3. Ndërmjetësi e ushtron profesionin e vet në mënyrë të paanshme, me ndershmëri dhe profesionalizëm, respekton rregullat e etikës profesionale dhe përdor të gjitha mjetet e ligjshme për zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjeve.”

    http://www.drejtësia.gov.al/files/userfiles/Komisioni_i_licensimit/Ligji_nr_10385_dt_24.02.2011.pdf Vizituar së fundmi më 25.08.2017.

     

    1. Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” në nenin 9 dhe në nenin 31/9 dhe Ligji Nr.10024, Datë 27.11.2008, “Per disa ndryshime dhe shtesa në Ligji nr. 8331, Datë 21.4.1998 "Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale" parashikojnë se prokurori është i detyruar të marrë të gjitha masat për ekzekutimin e vendimit në përputhje me urdhërimet e gjykatës si dhe të kontrollojë rregullsinë e ekzekutimit të vendimit. Kështu, kur gjykata vendos pezullimin e vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me një dënim alternativ, ia dërgon menjëherë vendimin prokurorit. Prokurori bashkëpunon me Shërbimin e Provës, i cili me ndryshimet e reja në legjislacionin penal është ngritur si organi shtetëror me detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të dënimeve alternative. Shërbimi i Provës paraqet informacion dhe raporte para prokurorit ose gjykatës dhe ndihmon në ekzekutimin e dënimit alternativ. Gjithashtu ka si detyrë të ndihmojë personin e dënuar në kapërcimin e vështirësive për riintegrimin social.

    http://www.pp.gov.al/web/ligji_per_ezekutimin_e_vendimeve_penale_i_perditesuar_1035.pdfVizituar së fundmi më 25.08.2017.

     

    1. RREGULLORE “PËR ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PROVËS DHE PËR PËRCAKTIMIN E STANDARDEVE E TË PROCEDURAVE, PËR MBIKËQYRJEN E EKZEKUTIMIT TË DËNIMEVE ALTERNATIVE” MIRATUAR ME VENDIMIN Nr. 302, datë 25.3.2009 TË KM. Rregullorja përmban 61 nene. Ajo ndahen në tri tituj/pjesë. Titulli i fundit u kushtohet standardeve të mbikëqyrjes së të dënuarve në komunitet. Titulli i fundit i Rregullores i referohet aktivitetit kryesor të punonjësve të shërbimit të provës, që është mbikëqyrja e të dënuarve në komunitet në zbatim të vendimeve të gjykatës për alternativat e dënimit me burgim. Në të njëjtën kohë, ky titull rregullon edhe një funksionin tjetër kryesor të shërbimit të provës, që është ai për të hartuar dhe për t’u paraqitur gjyqtarëve dhe prokurorëve raporte vlerësimi për të dënuarit në faza të ndryshme të procesit të drejtësisë penale.

    http://www.sherbimiproves.gov.al/images/pdf/1_Rregullore_Shp.pdf

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Juvenile Diversion Guidebook Prepared by the Models for Change Juvenile Diversion Workgroup

    Linku: http://www.modelsforchange.net/publications/301

     Office of Juvenile Justice and Delinquency Prevention

     Linku: www.ojjdp.gov/mpg/litreviews/Diversion Programs.pdf

     Analiza e sistemit të drejtësisë

    http://www.reformanëdrejtesi.al/sites/default/files/procesverbal_date_24.06.2016_0.pdf  

    Linku: https://www.unicef.org/tdad/councilofeuropejjrec08(1).pdf 

    RECOMMENDATION No. R (87) 20 OF THE COMMITTEE OF MINISTERS TO MEMBER STATES ON SOCIAL REACTIONS TO JUVENILE DELINQUENCY

    http://archivio.transnazionalita.isfol.it/file/CoE_Rec_R87-20%20Eng.pdf 

    Rekomandimi CM/Rec 2008 (11) i Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare mbi Rregullat Evropiane, për të dënuarit e mitur

    http://archivio.transnazionalita.isfol.it/file/CoE_Rec_R2008-11%20Eng.pdf 

    MANUAL TRAJNIMI PËR PROFESIONISTËT QË PUNOJNË ME FËMIJËT NË SISTEMIN PENITENCIAR

    File:///F:/Komentari%20elektronik/2%20System.pdf

    http://www.pp.gov.al/web/ligji_për_ezekutimin_e_vendimeve_penale_i_përditesuar_1035.pdfVizituar së fundmi më 25.08.2017.

    http://www.drejtësia.gov.al/files/userfiles/Komisioni_i_licensimit/Ligji_nr_10385_dt_24.02.2011.pdf Vizituar së fundmi më 25.08.2017. 

    http://www.sherbimiproves.gov.al/images/pdf/1_Rregullore_Shp.pdf

  • Asnjë koment
Elina Kombi
Arta Mandro, Koraljka Bumči