KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 72: Procedura në rast mospërmbushjeje të masave alternative për shmangien nga ndjekja penale

1. Në rastet e parashikuara nga neni 71, i këtij Kodi, prokurori mund të japë një vendim për ndryshimin ose revokimin e pjesshëm ose të plotë të masës së shmangies pasi ka bërë një shqyrtim të detajuar të fakteve të raportuara.

2. Prokurori, në çdo rast, cakton një seancë të veçantë dëgjimore, merr mendimin e të miturit, i cili paraqet arsye lidhur me mospërmbushjen e masës, duke zbatuar edhe parashikimet e nenit 59, të këtij Kodi, lidhur me pëlqimin e tij.

3. Nëse do të jetë e nevojshme, prokurori, mund të kërkojë një vlerësim të ri psikologjik, psikiatrik ose të kërkojë mendim për raportet e mëparshme të ekspertëve.

4. Prokurori pasi e rishqyrton këtë masë, si edhe masa të tjera, kontakton të miturin, përfaqësuesin e tij ligjor dhe dëgjon mendimin e punonjësit të Shërbimit të Provës mund të vendosë:

a. revokimin ose lënien në fuqi të vendimit për shmangien nga ndjekja penale;

b. ndryshimin e llojit të masës së shmangies;

c. zgjatjen e kohës së marrëveshjes.

5. Nëse organi procedues vendos që të rifillojë procedimi kundër të miturit, merr parasysh pjesën e masës që është përmbushur tashmë nga i mituri gjatë zbatimit të masës alternative të shmangies.

6. Në rast të revokimit të vendimit për shmangien, prokurori, me vendim të arsyetuar, vendos të shfuqizojë vendimin për mosfillimin e hetimit ose të vendimit të pushimit të çështjes së filluar dhe të vendosë rifillimin e hetimit.

7. Në rastin e revokimit të vendimit për shmangien, veprimet e kryera nga i mituri për të përmbushur masën e shmangies nga ndjekja penale do të shqyrtohen gjatë gjykimit.

8. Pranimi i përgjegjësisë për një vepër penale, me qëllim që të zbatohet një masë alternative për shmangien nga ndjekja penale, nuk mund të përdoret gjatë gjykimit kundër të miturit.

9. Nëse i mituri, nuk përmbush detyrimet e veçanta që i janë urdhëruar ose në qoftë se refuzon ose, në mënyra të tjera, ndërhyn në zbatimin e masës së mbikëqyrjes së vazhdueshme, gjykata, nëse është e mundur, mund të vendosë që, për këtë arsye, i mituri të vendoset në një qendër/institucion disiplinor/edukues për qëndrim të pandërprerë për jo më shumë se një muaj.

10. Procedura që zbatohet nga ana e Shërbimit të Provës, në rastet kur çmon mospërmbushjen e masës së shmangies, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment