1. Organi procedues, që në momentin e arrestimit të të miturit, e informon atë lidhur me të drejtën për të njoftuar prindin dhe, në mungesë të tij, një person tjetër të rritur të treguar dhe pranuar prej tij.
2. Organi procedues menjëherë ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të realizuar njoftimin, sipas rastit, të përfaqësuesit ligjor ose procedural të të miturit, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod.
3. Organi procedues menjëherë sapo e sjell të miturin në mjediset e institucionit përkatës njofton përfaqësuesin ligjor të të miturit ose personin e rritur, të treguar dhe pranuar prej tij, lidhur me arrestimin e të miturit, vendndodhjen e mbajtjes në paraburgim dhe shpjegon arsyet e arrestimit dhe i vë në dispozicion një kopje të Letrës së të Drejtave.