KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 77: Garancitë procedurale të pyetjes së të miturit në konflikt me ligjin

1. I mituri, përfaqësuesi ligjor ose psikologu ka të drejtë të kërkojë pushim në çdo kohë gjatë pyetjes së të miturit.

2. Organi kompetent, gjatë pyetjes së të miturit, kujdeset për një kohë pushimi në përputhje me moshën, nivelin e zhvillimit dhe rrethana të tjera, në të cilat gjendet i mituri.

3. Ndalohet marrja në pyetje e të miturit gjatë natës, nga ora 2200 - 800.

4. Të miturit i garantohet ushqim të paktën një herë në 4 orë nga ora 800 - 2200 dhe ujë pa orar. Të miturit i garantohet e drejta e për të përdorur tualetin në çdo kohë.

5. Prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore gjatë hetimit kanë të drejtë të ndalojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesit ligjor gjatë veprimit procedural vetëm nëse kjo gjë është në interesin më të lartë të fëmijës.

6. Organet kompetente, gjatë pyetjes së të miturit gjatë procesit të drejtësisë për të miturit në konflikt më ligjin, bëjnë kujdes në kufizimin sa më shumë të jetë e mundur të numrit të marrjes në pyetje.

7. Pyetja e të miturit nën 14 vjeç që ka kryer vepër penale, bëhet pasi i shpjegohet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme se ai nuk ka përgjegjësi penale për shkak të moshës. Atij i shpjegohet, gjithashtu, se nuk ka përgjegjësi penale në rast se refuzon për të dëshmuar ose jep dëshmi të rreme.

8. Rregullat e përfshira në këtë nen zbatohen edhe në veprimet administrative të policisë dhe të organeve të tjera që kryejnë veprimtari administrative në kuadrin e drejtësisë penale për të mitur.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment