1. Gjatë kontrollit personal, organet e procedimit garantojnë mbrojtjen e jetës private dhe dinjitetit të të miturit.
2. Organet e procedimit në çdo rast i shpjegojnë të miturit me gjuhë të kuptueshme arsyet e kontrollit personal.
3. Oficeri i policisë gjyqësore informon të miturin mbi aktin, me të cilin është vendosur kontrolli personal.
4. Kontrolli personal realizohet nga persona të së njëjtës gjini me të miturin ose të gjinisë së zgjedhur nga vetë i mituri.
5. Në çdo rast të kontrollit personal të të miturit, është e detyrueshme prania e mbrojtësit të tij.