KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 76: Pyetja e të miturit në konflikt me ligjin

1. Gjatë fazave të procedimit penal organi procedues garanton zbatimin e të drejtave të të miturit, duke synuar mbrojtjen e të miturit nga vetinkriminimi përmes garantimit të së drejtës për të heshtur dhe për të mos dhënë dëshmi.

2. Gjatë pyetjes së të miturit, nga ana e organit procedues garantohet trajtimi me dinjitet dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve.

3. Ndalohet çdo lloj keqtrajtimi fizik dhe/ose psikologjik i të miturit gjatë pyetjes ose me qëllim marrjen e ndonjë lloj informacioni prej tij.

4. Organi procedues konsulton paraprakisht me psikologun përmbajtjen e pyetjeve që do t’i drejtohen të miturit, duke synuar që atij t’i sigurohet pyetja në mënyrën e duhur, lehtësimi i dhënies së dëshmisë, eliminimi i frikësimit ose ndrojtjes nga procesi.

5. Pyetja e të miturit bëhet në prani të mbrojtësitdhe psikologut. Nëse i mituri jep pëlqimin, gjatë pyetjes së tij mund të marrë pjesë edhe përfaqësuesi ligjor/procedural.

6. Gjuha e përdorur gjatë pyetjes së të miturit duhet të jetë sa më miqësore dhe komunikimi të jetë në formë sa më të kuptueshme për të.

7. Në pyetjen e të miturit në konflikt me ligjin, veç parashikimeve të këtij neni, sipas rastit, zbatohen edhe dispozitat e Kodit Procedurës Penale për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë Kod.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i nenit 76 të KDPM është të sigurojë nga njëra anë të drejtën themelore procedurale për një proces të rregull ligjor, që gëzon i mituri në konflikt me ligjin në kuptim të nenit 3 pika 4 të KDPM, gjatë marrjes në pyetje përmes garantimit të të drejtës për t’u shprehur dhe dëgjuar, si dhe nga ana tjetër të sigurohet nga organi procedues (që është sipas rastit policia gjyqësore, prokuroria dhe gjykata) administrimi efektiv i drejtësisë dhe i çështjes përmes marrjes së të dhënave nga personi i mitur, i akuzar për kryerjen e veprës penale. Parashikimi i nenit 76 realizon synimet e mësipërme duke sanksionuar rregulla dhe standarde që duhet të zbatohen nga organet proceduese në pyetjen e të miturit në konflikt me ligjin duke respektuar e mbrojtur parimin e interesin më të lartë të të miturit të parashikuar në një sërë instrumentash ndërkombëtarë si p.sh. neni 3 i Konventës për të Drejtat e Fëmijës miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989.

       

      1. Objekti i nenit 76 i KDPM është të përcaktojë rregulla procedurale në pyetjen e të miturit në konflikt me ligjin duke garantuar standardet ndërkombëtare të vendosura në këtë drejtim në mënyrë që të respektohet interesi më i lartë i të miturit.
      1. Neni 76 është i strukturuar në shtatë paragrafe. Në gjashtë paragrafët e parë të tij parashikohen rregulla procedurale që zbatohen nga organi procedues në pyetjen e të miturit me qëllim mbrojtjen e dinjitetit, integritetit fizik dhe mendor, si dhe zhvillimin e duhur intelektual të tij/saj, duke vendosur detyrimin për organet procedurale të zbatojnë njëherazi edhe standartet ndërkombëtare në këtë drejtim, në harmoni me nenin 6 të KDPM. Ndërsa, në paragrafin e fundit, pra, atë të shtatë, neni referon në mënyrë të përgjithshme në zbatimin e rregullave për marrjen në pyetje të të akuzuarve të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale (KPP) gjatë pyetjes së të miturit për aq sa këto rregulla nuk bien ndesh me parimet e vendosura KDPM dhe që duhet të mbahen parasysh në administrimin e çështjeve të drejtësisë për të miturit. Kjo pikë e këtij neni është në harmoni me nenin 5 të KDPM në të cilin parashikohet raporti i këtij Kodi me ligjet e tjera.
      1. Thelbi i nenit 76: Siç del nga analiza e përmbajtjes, neni 76 i KDPM vendos rregulla dhe parime procedurale që duhen zbatuar në pyetjen e të miturit në konflikt me ligjin prej organit procedues, pra nga gjykata, prokuroria dhe policia gjyqësore. Subjekt i këtij neni është i mituri që ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale deri nën moshën 18 vjeç, ndaj të cilit ekziston një dyshim i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale, është marrë si i pandehur dhe/ose është dënuar me vendim gjyqësor të formës së  prerë për kryerjen e një vepre penale. Pra, i mituri në konflikt me ligjin sipas kuptimit të nenit 3 pika 4 e KDPM. Pyetja e të pandehurit të mitur është ndryshe nga pyetja e parashikuar për viktimën e mitur nga neni 361/a i KPP ose parashikimet e bëra nga neni 39 i këtij Kodi. Arsyeja për këtë është se viktima mund të jetë nën moshën e përgjegjësisë penale.

       

      1. Zbatimi i standardeve ndërkombëtare: Rregullimi i parashikuar në nenin 76 kërkon që organi procedues, të zbatojë një sërë standardesh ndërkombëtare në marrjen në pyetje të të miturit të parashikuara në një sërë instrumetash ndërkombëtarë siç janë psh Konventa për të Drejtat e Fëmijës miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) më 20 nëntor 1989, Rregullat e Pekinit “Rregullat për standardet minimale të Administrimit të Drejtësisë për të Miturit” miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën nr. 40/33, datë 29 nëntor 1985, ose Direktiva nr. 2016/800 miratuar nga Parlamenti Europian dhe Këshilli “Në lidhje me procedurat garantuese për fëmijët e dyshuar apo akuzuar në proceset penale” datë 11 maj 2016[1] etj siç është Konventa e OKB “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, në harmoni me parashikimet e nenit 6 të KDPM. Kështu, në këtë drejtim organi procedures nga njëra anë duhet të garantojë mbrojtjen e të miturit në konflikt me ligjin dhe nga ana tjetër të respektojë procesin e rregullt ligjor në marrjen në pyetje të të miturin gjatë administrimit të çështjes konkrete.

       

      1. Rregullat dhe standardet që parashikohen në nenin 76 kërkojnë që organi procedues në pyetjen e të miturit në konklikt me ligjin, nga njëra anë të kryejë veprime konkrete dhe nga ana tjetër ndalohet të kryejë veprime të caktuara duke siguruar interesin më të lartë të të miturit dhe respektuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor gjatë kësaj procedure. Të drejtat e përcaktuara nga ky nen duhet të shihen në përputhje me dispozitat respektive të KPP-së si për shembull neni 34/a . Kjo do të thotë se kjo dispozitë është ajo që zbatohet përveç të drejtave themelore për të pandehurit të rritur. Sipas paragrafit 3 të nenit 38 të KPP organi procedues duhet të sigurohet para marrjes në pyetje të të miturit, se ai ka kuptuar të drejtat e tij dhe të drejtën për t’u shprehur dhe dëgjuar, si dhe të drejtën për të heshtur. Vetëm nëse respektohet kjo procedurë deklarimet e të miturit mund të përdoren në procedim. Sipas nenit 123 të KPP organi procedues duhet të sigurojë përkthyes për të miturin në konflikt me ligjin nëse nuk njeh gjuhën shqipe. Kjo, dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të tilla si neni 40 gërma b nënparagrafi vi i Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

       

      1. Konkretisht rregullat që mbahen parasysh gjatë pyetjes së të miturit në konflikt me ligjin janë: 
      1. Sipas paragrafit 1 të nenit 76, organi procedues në marrjen në pyejte të të miturit duhet të garantojë të drejtën e të miturit për t’u dëgjuar dhe shprehur mendimin dhe opinionin e tij në lidhje me veprimet dhe mosveprimet të dënueshme penalisht për të cilat ai dyshohet se ka kryer, një e drejtë kjo themelore e procesit të rregullt ligjor parashikuar dhe në nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky parashikim ligjor duhet të zbatohet në të gjitha fazat e procedimit penal që në hetimin paraprak e deri në përfundim të gjykimit, si dhe në çështjet e fazës së ekzekutimit të vendimit penal.
      2. Sipas paragrafit 1 të nenit 76 organi procedues duhet a) të garantojë po ashtu të drejtën e të miturit për të heshtur, që do të thotë për të mos dhënë shpjegime në lidhje me akuzën, si dhe b) të respektojë të drejtën e të miturit për të mos u vetinkriminuar, pra për të mos dhënë deklarime për pranimin e fajësisë së tij/saj. Në këtë kuptim sipas paragrafit 3 të këtij neni, ndalohet çdo lloj forme keqtrajtimi fizik dhe/ose psikologjik i të miturit, pra çdo lloj dhune, fizike apo psikologjike gjatë pyejtjes me qëllim marrjen e informacionit, kjo në përputhje me nenin 54 paragrafi 3 i Kushtetutës dhe nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këto të drejta duhet të zbatohen në të gjitha fazat e procedimit penal që në hetimin paraprak e deri në përfundim të gjykimit.
      3. Sipas paragrafit të dytë të nenit 76 organi procedues gjatë marrjes në pyetje duhet t’a trajtojë të miturin me dinjitet pavarësisht faktit se ndaj të miturit ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale apo është marrë si i pandehur. Në rast se ekziston ndonjë lloj dyshimi për moshën e të miturit, supozohet se sipas nenit 41 paragrafi 2 të KPP-së ose nenit 3 paragrafi 4 të këtij Kodi personi është i mitur.[2].
      4. Kur i mituri në konflikt me ligjin i nënshtrohet pyetjeve gjatë procesit, ekziston mundësia që ai/ajo të ketë ankth dhe të ndjehet i/e hutuar ose tronditur. Prandaj nevojitet që pyetjet të jenë të hartuara në mënyrën e duhur me qëllim që organi procedues të minimizojë këto shqetësime dhe të lehtësojë disa nga vështirësitë me të cilat përballen të miturit në konflikt me ligjin. Kështu  sipas paragrafit 4 të nenit 76 përmbajtja e pyetjeve duhet të jetë e tillë që të sigurojë lehtësimin në dhënien e dëshmisë, eleminimin e frikës dhe ndrojtjes që ka i mituri në proces. Për të realizuar këtë organi procedues konsultohet me psikologun për përmbajtjen e pyetjeve dhe metodën e marrjes në pyetje. Konkretisht në pyetjen e të miturit duhet të mbahet parasysh p.sh. që a) pyejet bëhen me radhë dhe të mos vendoset më shumë se një pyetje në fjali; b) të përdoren fjali të shkurtra, të thjeshta dhe të përshtatshme e të kuptueshme në përputhje me moshën dhe zhvillimin e të miturit; c) të përdoren fillimisht pyetje të hapura që të nxisin përgjigje narrative dhe japin mundësi të miturit që të kujtojë sa më shumë detaje dhe informacion për ngjarjen dhe më tej të vazhdohet me pyetje specifike nëse nuk është siguruar informacion i mjaftueshëm nga pyetjet e hapura etj, si dhe ç) duhen shmangur pyetjet e mbingarkuara, pyetjet sugjestionuese, pyetjet e shpeshta me “pse”,  pyetjet që projektojnë dhe shprehin mendimet e të miturit, që shprehin dyshime për thëniet e të miturit apo pyetjet përgjithësuese që mund të çojnë në përgjigje jo të vlefshme. 
      5. Sipas paragrafit 5 të nenit 76 të KDPM pyetja e të miturit bëhet në prani të mbrojtësit dhe të psikologut dhe nëse i mituri jep pëlqimin mund të marrin pjesë edhe përfaqësuesi ligjor/procedural (Neni 3 pika 16 i KDPM) (Neni 3 pika 17 i KDPM). Në KPP, neni 35, është paraparë gjithashtu se i pandehuri i mitur pyetet në prani të psikologut. KDPM nuk parashikon pasojat në rast mosrespektimi të kësaj dispozite, dmth mospjesëmarrjes së mbrojtësit dhe psikologut gjatë marrjes në pyetje të të miturit, por duke iu referuar nenit 128 paragrafi 1 gërma c të KPP, i cili nuk është i vetmi parashikim sepse kemi edhe nenin 49, paragrafi 1 a) kjo është e qartë dhe kuptohet se është gjithnjë një veprim absolutisht i pavlefshëm nëse avokati nuk është i pranishëm. Por nëse psikologu nuk është i pranishëm, referuar nenit 129 të KPP kjo mund të shihet si pavlefshmëri relative. Ky rregullim ligjor është në përputhje dhe me praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave  të Njeriut që në çështjen Salduz kundër Turqisë (2008), e ka vlerësuar si me rëndësi themelore në rastin në fjalë pjesëmarrjen e mbrojtësit në procedurat në lidhje me të miturin në paraburgim.
      6. Po ashtu në bazë të pikës 2 të nenit 76 duhet të garantohen standardet ndërkombëtare  në pyetjen e të miturit me aftësi të kufizuara. Konkretisht atij duhe t’i sigurohet pyetja duke u marrë masat për kapërcimin e vështirësive që burojnë nga aftësia e kufizuar e tij sipas parashikimeve të nenit 13 dhe 7 të Konventës së OKB “Pe¨r te¨ Drejtat e Personave me Afte¨si te¨ Kufizuar dhe Protokollit Opsional”[3] të dhjetorit 2006, dhe neni 4 gërma ‘ç’ deri tek germa ‘ë’ të ligjit nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.

       

       

      [1] Kjo Direktivë mund të aksesohet në: http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A32016L0800

      [2] Sipas standardeve ndërkombëtare të parashikuara psh në Udhëzuesin dhe Memorandumi shpegues “Mbi Drejtësinë Miqësore për Fëmijën”, të miratuar nga Komiteti  i Ministrave të Këshillit të Evropës, më 17 nëntor 2010, nga organet proceduese duhet të mbahet parasysh se në të gjitha procedurat, fëmijët trajtohen me respekt për moshën, nevojat e tyre të veçanta, pjekurinë dhe nivelin e të kuptuarit, duke pasur parasysh çdo vështirësi të mundshme në komunikim.

      [3] Neni 13 Aksesi në organet e drejtësisë: 1. Shtetet Palë do të sigurojnë akses efektiv në organet e drejtësisë për personat me aftësi të kufizuar njësoj si pjesa tjetër e popullësisë, duke përfshirë akomodime të përshtatshme proçeduriale dhe sipas përkatësisë të moshës, me qëllim lehtësimin e rolit të tyre si pjesëmarrës direktë dhe indirektë, duke përfshirë edhe rolin e dëshmitarit, në të gjitha proçedurat ligjore, duke përfshirë fazat hetimore dhe stade të tjera paraprake. 2. Me qëllim që personave me aftësi të kufizuar tu bëhet i mundur aksesi i duhur në organet e drejtësisë, Shtetet Palë do të inkurajojnë organizimin e seancave të trainimit për ata persona që punojnë në fushën e administrimit të drejtësisë, duke përfshirë policinë dhe personelin e burgut; Neni 7 Fëmijët me aftësi të kufizuar 1. Shtetet Palë duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për tu siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuar gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut njësoj si fëmijët e tjerë. 2. Në të gjitha veprimet lidhur me fëmijët me aftësi të kufizuar prioritet kryesor duhet të jetë ajo cfarë është më e mirë për keta fëmijë. 3. Shtetet Palë duhet të sigurohen që fëmijët me aftësi të kufizuar të kenë të drejtën për të shprehur lirisht pikëpamjet e tyre në lidhje me të gjitha çështjet që u përkasin dhe këtyrepikëpamjeve u duhet dhënë pesha/vlerësimi i duhur në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre, njësoj si për të gjithë fëmijët e tjerë, si edheiu duhet ofruar asistenca e duhur sipas moshës dhe aftësisë së kufizuar për ta realizuar këtë të drejtë.

      1. Në legjislacionin shqiptar kanë qenë parashikuar më parë rregulla në lidhje me pyetjen e të miturit në konflikt me ligjin, të cilat duhej të realizoheshin në prani të mbrojtësit, prindit dhe psikologut sipas nenit 35 të KPP. Po ashtu parashikohej dhe e drejta për të mos u shprehur sipas nenit 38 të KPP në kuadër të të drejtave për një proces të rregullt ligjor që ka personi ndaj të cilit ekziston dyshimi apo është ngritur akuza për kryerjen e një vepre penale. Ndërkohë neni 76 i KDPM parashikon për herë të parë rregulla më të detajuara, si dhe vendos shprehimisht detyrimin për zbatimin e standardeve ndërkombëre duke sjellë dhe risi në këtë drejtim. Konkretisht parashikimi në nenin 76 i mënyrës së përgatitjes së pyetjeve që i drejtohen të miturit duke u përgatitur dhe hartuar pyetjet me ndihmën e psikologut nuk ka qenë parashikuar më parë në legjislacionin penal. Më parë në praktikën gjyqësore dhe në zbatim dhe të legjislacionit të mëparshëm të sipërpërmendur psikologu ishte prezent në pyetjen e të miturit, por nuk merrte pjesë në formulimin e pyetjeve, detyrë kjo procedurale e organit procedues. Po ashtu, risi është dhe parashikimi në mënyrë të shprehur i mënyrës së realizimit të procedurës së pyetjeve me qëllim lehtësimin në dhënien e deklarimeve të tij përmes eleminimit të frikës, ndrojtjes, dhe ankthit nga procesi penal.
      1. Në aspektin ndërkombëtar një sërë instrumentesh kanë parashikuar dhe vendosur standardin që të miturit në konflikt me ligjin kanë të drejtën për t’u dëgjuar dhe shprehur, si dhe të drejtën për të heshtur dhe mos u vetinkriminuar. Sipas këtyre instrumentave janë vendosur dhe rregulla mbi mënyrën e realizimit të pyetjes së të miturit më qëllim realizimin mbrojtjes së interesit më të lartë të të miturit. Disa nga dokumentet ndërkombëtare që parashikojnë standardet e mësipërme janë si vijon:

       

      1. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Konventa mbi të Drejtat e Femijës, 20 nëntor 1989, neni 3/1 nënvizon se Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese[1]”;

       

      1. Komiteti për të Drejtat e Fëmijës, OKB, Komenti i Përgjithshëm nr. 10 (2007), “Mbi të drejtat e fëmijës në sistemin e drejtësisë për të miturit” në paragrafin 12 nënvizon se “E drejta e fëmijës për të shprehur lirisht pikëpamjet e tij / saj në të gjitha çështjet që prekin atë, duhet të respektohet plotësisht dhe të zbatohet në çdo fazë të procesit të drejtësisë për të mitur (shih paragrafët 43-45) [2]“.

       

      1. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Rregullat e Pekinit “Rregullat për standardet minimale të Administrimit të Drejtësisë për të Miturit”, rezoluta 40/33, 29 nëntor 1985, rregulli 7.1 “Të Drejtat e Minorenëve”[3] 

       

      1. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, Rekomandimi (2003)20 “Në lidhje me mënyrat e reja për të trajtuar të miturit shkelës të ligjit dhe rolin e drejtësisë për të miturit”, 24 shtator 2003[4].

       

      1. Parlamenti Europian, Këshilli dhe Komisioni Europian i Bashkimit Evropian, Karta e të Drejtave Themelore të Njeriut, 2000, në nenin 24 pika 2 nënvizon se: “2. Në të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, qoftë të marra nga autoritetet publike ose institucionet private, interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë një konsideratë parësore”[5].

       

      1. Parlamenti Europian dhe Këshilli pranë Bashkimit Europian, Direktiva 2016/800 “Në lidhje me procedurat garantuese për fëmijët e dyshuar apo akuzuar në proceset penale”, datë 11 maj 2016.[6]

       

      1. Organizata e Kombeve të Bashkuara, “Konventa pe¨r te¨ Drejtat e Personave me Afte¨si te¨ Kufizuar dhe Protokolli Opsional” dhjetor 2006.[7]

       

      [1] https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pdf vizituar për herë të fundit më datë 31 Gusht 2017

      [2]http://tbinternet.ohchr.org/_layouts/CRC%2fC%2fGC%2f10&Lang=en vizituar për herë të fundit më 31 gusht 2017

      [3] http://www.ohchr.org/Documents/ProfessionalInterest/beijingrules.pdf vizituar për herë të fundit më datë 31 Gusht 2017

      [4]https://www.crin.org/en/library/legal-database/200320-concerning-new-ways-dealing-juvenile vizituar për herë të fundit më datë 31 Gusht 2017

       

      [5] http://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_en.pdf vizituar për herë të fundit më datë 31 Gusht 2017

      [6] http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/HTML/?uri=CELEX:32016L0800&from=EN

      vizituar për herë të fundit më datë 31 gusht 2017

      [7] http://www.un.org/disabilities/documents/convention/crpd_albanian.pdf vizituar për herë të fundit më 31 gusht 2017

    1. Vendim i Dhomës së Madhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Salduz kundër Turqisë datë 27.11.2008.[1]

     

    [1] http://hudoc.echr.coe.int/eng#{"itemid":["001-89893 vizituar për herë të fundit më 31 gusht 2017

    1. Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, qershor 2015 ka vërejtur se 4.4.8 Trajtimi i të miturve. Një problematikë e veçantë mbetet trajtimi i të miturve. Strategjia dhe plani i veprimit për drejtësinë e të miturve ende nuk është miratuar. Ende nuk ka dhoma specifike në rajonet e policisë për fëmijët nën 14 vjeç, dhe shpesh konstatohet se mungon ndihma e psikologut kur i mituri merret në pyetje gjatë darkës, në fundjavë apo në ditët e pushimit zyrtar[1]”.

     

    [1] http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf vizituar për herë të fundit më 31 gusht 2017

  • Kushtetututa e RSH, neni 54 paragrafi 3: “C¸do fe¨mije¨ ka te¨ drejte¨ te¨ jete¨ i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfryte¨zimi dhe pe¨rdorimi pe¨r pune¨, e vec¸ane¨risht ne¨n moshe¨n minimale pe¨r pune¨n e fe¨mije¨ve, qe¨ mund te¨ de¨mtoje¨ she¨ndetin, moralin ose te¨ rrezikoje¨ jete¨n a zhvillimin e tij normal.” 

    Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, Neni 37 gërma ‘c’ dhe ‘d’[1]

    Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, Neni 50/b/iv[2]

    Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, Neni 50/b/vi[3] 

    KDPM, Neni 3 paragrafi 4 i KDPM.[4] 

    Neni 35 i KPP.[5]

    Neni 38 i KPP.[6]

    Ligji nr. 93/2014 datë 24.7.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, Neni 4 gërma ‘c¸’ deri ‘e¨’[7].

     

    [1] (c) C¸do fe¨mije¨ i privuar nga liria te¨ trajtohet ne¨ me¨nyre¨ njere¨zore dhe me respektin qe¨ i takon dinjitetit te¨ njeriut dhe ne¨ me¨nyre¨ te¨ tille¨ qe¨ te¨ kihen parasysh nevojat e personave te¨ moshe¨s se¨ tij. Ne¨ vec¸anti, c¸do fe¨mije¨ i privuar nga liria duhet te¨ vec¸ohet nga te¨ rriturit, me pe¨rjashtim te¨ rastit kur mendohet se e¨shte¨ ne¨ interesin me¨ te¨ larte¨ te¨ fe¨mije¨s qe¨ kjo te¨ shmanget dhe ai te¨ kete¨ te¨ drejte¨n te¨ mbaje¨ lidhje me familjen me korrespondence¨ dhe vizita, me pe¨rjashtim te¨ rrethanave te¨ jashte¨zakonshme; (d) C¸do fe¨mije¨ i privuar nga liria duhet te¨ kete¨ te¨ drejte¨n qe¨ t’i jepet menje¨here¨ ndihme¨ juridike ose c¸do ndihme¨ tjete¨r e pe¨rshtatshme, si dhe te¨ drejte¨n te¨ kunde¨rshtoje¨ vendimin pe¨r heqjen e lirise¨ pe¨rpara nje¨ gjykate ose nje¨ autoriteti tjete¨r kompetent, te¨ pavarur dhe te¨ paanshe¨m si dhe pe¨r nje¨ vendim te¨ shpejte¨ pe¨r c¸do rast te¨ tille¨.

    [2] Te¨ mos detyrohet te¨ de¨shmoje¨ ose te¨ pohoje¨ veten fajtor; te¨ pyeten ose te¨ be¨je¨ te¨ pyeten de¨shmitare¨t e akuze¨s dhe te¨ siguroje¨ paraqitjen dhe marrjen ne¨ pyetje te¨ de¨shmitare¨ve te¨ mbrojtjes se¨ tij, ne¨ kushte te¨ barabarta.

    [3] Te¨ ndihmohet falas nga nje¨ pe¨rkthyes, ne¨ qofte¨ se ai nuk e kupton ose nuk e flet gjuhe¨n qe¨ pe¨rdoret.

     

    [4] “I mitur në konflikt me ligjin” është çdo person që ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale deri nën moshën 18 vjeç, ndaj të cilit ekziston një dyshim i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale, është marrë si i pandehur dhe/ose është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.”

    [5] 1. Te¨ pandehurit te¨ mitur i sigurohet ndihme¨ juridike dhe psikologjike, ne¨ c¸do gjendje dhe shkalle¨ te¨ procedimit, me pranine¨ e prindit, kujdestarit ligjor ose te¨ personave te¨ tjere¨ te¨ ke¨rkuar nga i mituri dhe te¨ pranuar nga autoriteti qe¨ procedon.

    1. Organi procedues mund te¨ kryeje¨ veprime dhe te¨ pe¨rpiloje¨ akte, pe¨r te¨ cilat ke¨rkohet pjese¨marrja e te¨ miturit, pa pranine¨ e personave te¨ treguar ne¨ paragrafin 1, vete¨m kur nje¨ gje¨ e tille¨ e¨shte¨ ne¨ interes te¨ te¨ miturit ose kur vonesa mund te¨ de¨mtoje¨ re¨nde¨ procedimin, por gjithmone¨ ne¨ pranine¨ e mbrojte¨sit.

    [6] 1. Kur para autoritetit procedues nje¨ person, qe¨ nuk e¨shte¨ marre¨ si i pandehur, be¨n deklarime, nga te¨ cilat dalin te¨ dhe¨na pe¨r inkriminim ne¨ ngarkim te¨ tij, autoriteti procedues nde¨rpret pyetjen, duke e paralajme¨ruar se pas ke¨tyre deklarimeve mund te¨ zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton te¨ caktoje¨ nje¨ mbrojte¨s. Deklarimet e me¨parshme nuk mund te¨ shfryte¨zohen kunde¨r personit qe¨ i ka be¨re¨.

    [7] c¸) garantimi i aksesueshme¨rise¨ ne¨pe¨rmjet me¨njanimit te¨ pengesave te¨ te¨ gjitha llojeve;

    1. d) pe¨rfshirja, ne¨pe¨rmjet se¨ cile¨s munde¨sohet pjese¨marrja e duhur dhe e barabarte¨ e personave me afte¨si te¨ kufizuara ne¨ te¨ gjitha sferat e jete¨s;
    2. dh) pjese¨marrja e personave me afte¨si te¨ kufizuara ne¨pe¨rmjet konsultimit individual dhe pe¨rfshirjes aktive te¨ personave me afte¨si te¨ kufizuara dhe organizatave te¨ tyre pe¨rfaqe¨suese, pe¨rfshire¨ fe¨mije¨t me afte¨si te¨ kufizuara;
    3. e) qasja ne¨ dy drejtime, pe¨r te¨ integruar ne¨ maksimum te¨ drejtat e personave me afte¨si te¨ kufizuara ne¨ legjislacionin e zakonshe¨m dhe pe¨r t’i kufizuar ne¨ minimum c¸e¨shtjet qe¨ duhen trajtuar me¨ vete;

    e¨) realizimi progresiv, sipas te¨ cilit Qeveria nde¨rmerr masa pe¨r te¨ garantuar pe¨rfshirjen dhe aksesueshme¨rine¨ e te¨ gjithe¨ personave me afte¨si te¨ kufizuara ne¨ nivelin maksimal, qe¨ e lejojne¨ burimet e disponueshme, pa cenuar te¨ drejtat e fituara, te¨ cilat jane¨ ne¨ pe¨rputhje me Konvente¨n e OKB-se¨ pe¨r te¨ Drejtat e Personave me Afte¨si te¨ Kufizuara.

  • Asnjë koment
  • Vendimi nr.35 datë 09.03.2016 i Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë ndonëse nuk është i lidhur me të miturin, reflekton standartet lidhur me mbrojtësin: Në lidhje me rekursin e paraqitur nga të gjykuarit “Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i të gjykuarve, është i bazuar në ligj në masën dhe mënyrën që vijon, prandaj vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nr.40, datë 07.07.2009, duhet të prishet për shkelje të rënda të ligjit procedural penal.” 

    Në lidhje me pretendimin mbi praninë e mbrojtësit gjatë fazës së hetimeve paraprake për të pandehurin që bën deklarime:

    “Kolegji Penal arrin në konkluzionin se pretendimi i të gjykuarve është i bazuar dhe duhet të pranohet. Të gjykuarve iu është shkelur e drejta për të pasur një mbrojtës dhe rrjedhimisht, mbrojtja e zhvilluar ndaj tyre gjatë hetimeve paraprake në tërësi nuk ka qenë efektive. Në këto kushte, Kolegji vlerëson se është cenuar neni 28, i Kushtetutës, sipas të cilit personit që i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij, neni 6 i Kodit të Procedurës Penale, fakt që ka ndikuar në dhënien e vendimit objekt rekursi.”

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Elina Kombi, Manjola Xhaxho, Erion Cenko
Arta Mandro, Koraljka Bumči, Renate Winter