1. Çdo muaj nga zbatimi i vendimit të arrestit gjykata edhe kryesisht, pasi dëgjon palët, vendos vazhdimin, zëvendësimin ose revokimin e masës.
2. Prokurori ka barrën e provës për të arsyetuar vazhdimin e arrestit në burg.
3. Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale zbatohen për aq sa është e mundur për paraburgimin ndaj të miturit në konflikt me ligjin.
4. Pavarësisht nga parashikimi i bërë në pikën 3, të këtij neni, i mituri nuk mund të mbahet në paraburgim më shumë se gjysma e kohës së paraburgimit të caktuar për të rriturin, sipas Kodit të Procedurës Penale.