1. Përveç parashikimeve të nenit 228, të Kodit të Procedurës Penale, masa e arrestit në burg mund të vendoset për të miturin vetëm si një alternativë e fundit dhe vetëm nëse ekziston edhe ndonjë nga kriteret e mëposhtme:
a. sanksioni i parashikuar për veprën penale, për të cilën ai akuzohet është me burgim dhe ka minimumin e dënimit mbi 7 vjet;
b. masa është e domosdoshme, sepse i mituri:
i) përbën rrezik serioz për të dhe/ose për të tjerët dhe ky rrezik nuk mund të mënjanohet me ndonjë mënyrë tjetër;
ii) përpiqet t’i shmanget drejtësisë.