1. Dënimet ndaj të miturit klasifikohen në dënime kryesore dhe plotësuese.
2. Janë dënime kryesore:
a. burgimi;
b. kufizimi i lirisë;
c. gjoba.
3. Janë dënime plotësuese:
a. ndalimi për kryerjen e një veprimtarie;
b. kryerja e një pune me interes publik;
c. përmbushja e detyrimeve të caktuara;
ç. qëndrimi në shtëpi.
4. Ndaj të miturit mund të jepet vetëm një dënim kryesor.
5. Dënimi kryesor mund të jepet së bashku më jo më shumë se një dënim plotësues.
6. Bashkë me dënimin mund të jepen një ose disa masa të parashikuara nga kreu VII i këtij Kodi.