1Procesverbali, i mbajtur në formë të shkruar, me përjashtim të atij që mbahet në seancën gjyqësore, pasi lexohet, nënshkruhet në fund të çdo flete nga ai që e ka përpiluar, nga ai që procedon dhe nga personat që kanë marrë pjesë.
2Kur njëri nga pjesëmarrësit nuk do ose nuk është në gjendje të nënshkruajë, bëhet vërejtje ku tregohet edhe shkaku.