KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 12: Gjykatat penale

1Drejtësia penale jepet nga:

aGjykatat penale të shkallës së parë;

bGjykatat e apelit;

cGjykata e Lartë.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i kësaj dispozite është prezantimi dhe organizimi i gjykatave penale në territorin e Republikës së Shqipërisë të cilat duhet të garantojnë zhvillimin e një procesi gjyqësor penal të drejtë dhe të rregullt. Pushteti gjyqësor në Republikën e Shqipërisë ushtrohet nga Gjykata e Lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë të cilat krijohen me ligj. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm[1] dhe për këtë arsye edhe pushteti gjyqësor ndjek të njëjtën mënyrë organizimi si vetë shteti.Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në rrethe gjyqësore. Pjesë e pushtetit gjyqësor janë edhe gjykatat penale. Gjykatat penale në Republikën e Shqipërisë përbëhen nga Gjykata e Lartë, gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe juridiksion të posaçëm dhe gjykatat e shkallëve të para me juridiksion të përgjithshëm dhe juridiksion të posaçëm.

       

      [1]Neni 1, paragrafi i dytë i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

      1. Objekti i kësaj dispozite ështëpërcaktimi i parimeve dhe rregullave që lidhen me funksionimin e të gjithë gjykatave që japin drejtësi penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përcaktimin e kompetencave, numrin dhe madhësitë e gjykatave penale, si dhe organizmin e brendshëm të tyre.
      1. Bazat themelore. Gjykatatpenale janë organet qërealizojnë dhënien e drejtësisë penale. Në Republikën e Shqipërisë mbështetur në nenin 135, pika 1 të Kushtetutëspushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë të cilat krijohen me ligj.
      2. Kompetenca lëndore. Gjykatat penale janë pjesë përbërëse e organizimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Referuar nenit 3 të ligjit nr. 98/2016, “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”gjykatat penale në vetvete janë të organizuara në gjykatat penale të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat penale të juridiksionit të posaçëm. Gjykatat penale të juridiksionit të përgjithshëm përfshijë gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit të cilat në kompetencën e tyre lëndore gjykojnë të gjitha veprat penale të parashikuara nga Kodi Penal dhe ligje të tjera penale, me përjashtim të atyre veprave penale të cilat janë parashikuar në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Gjykatat penale të juridiksionit të posaçëm, janë gjykata e shkallës së parë “Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” dhe gjykata e apelit “Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
      3. Kompetenca territoriale. Gjykatat penale të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm ushtrojnë kompetencën e tyre territoriale në rrethet gjyqësore që është njësia ku funksionon gjykata e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm. Një rreth gjyqësor mund të mbulojë një ose më shumë njësi të pushtetit vendor. Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në rrethe gjyqësore. Bazuar në nenin 13, pika 1 të ligjit nr. 98/2016, “Për Organizmin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”Këshilli i Lartë Gjyqësor bën vlerësimin e organizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave të paktën çdo 5 vjet. Riorganizimi i rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm realizohet mbi bazën e një propozimi të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave. Përpara se të miratohet propozimi i përbashkët, Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, duhet të marrin mendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Financave dhe palëve të tjera të interesuara.
      4. Ndarja e gjykatave të rrethit. Harta në të cilën duhet të gjenden të pasqyruar ndarjet e rretheve gjyqësore dhe kompetencat tokësore për gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm duhet të përmbushë disa objektiva thelbësore që lidhen me funksionimin e gjykatës që janë:

                  -  Garantimi i aksesit të individit në gjykatë.

                  - Uljen e kostove me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike.

                  - Rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara.

      Aktualisht referuar faqes zyrtare elektronike të Këshillit të Lartë Gjyqësor[1]gjykatat e shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm janë të organizuara në22 (njëzet e dy) rrethe gjyqësore.

      1. Gjykatat penale. Gjykatat penale janë pjesë e seksioneve të gjykatave me juridiksion të përgjithshëm. Për të mundësuar specializimin, gjykatat në përgjithësi organizohen në seksione (ndarje) kur kjo është e nevojshme duke u bazuar në disa kritere ligjore që lidhen me numrin e gjyqtarëve në një gjykatë si dhe numrin e të gjitha çështjeve në të paktën 3 vitet e fundit në tënjëjtën gjykatë. Bazuar nënenin 23, pika 1 të ligjit nr. 98/2016, “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”seksionet e gjykatave (duke përfshirë edhe seksionin penal) përbëhen nga së paku gjashtë gjyqtarë. Pra, që të krijohet një seksion penal (gjykatë penale) brenda një gjykate, duhet që së paku numri i gjyqtarëve që do të caktohen në këtë seksion penal të jetë jo më pak se gjashtë gjyqtarë.
      2. Caktimi i gjyqtarëve. Caktimi i gjyqtarëve në seksione duke përfshirë edhe seksionin penal realizohet duke marrë parasysh përvojën e gjyqtarëve si dhe fushën e tyre të interesit. Ndarja në seksione brenda një gjykate kryhet nga Këshilli i Gjykatës. Këshilli i Gjykatës përbëhet nga kryetari i gjykatës, zëvendës kryetari dhe kancelari i gjykatës. Rregullat që lidhen me përbërjen e Këshillit të Gjykatës dhe funksionimin e tij janë të parashikuara nga nenet 27 dhe 28 të ligjit nr. 98/2016, “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
      3. Gjykatat e Apelit. Gjykatat penale të apelit të juridiksionit të përgjithshëmshqyrtojnë çështjet penale në shkallë të dytë mbi ankimet ndaj një vendimi penal që është dhënë nga gjykata e shkallës së parë penale e juridiksionit të përgjithshëm. Referuar faqes zyrtare elektronike të Këshillit të Lartë Gjyqësor[2] gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm janë të organizuar në 6 (gjashtë) gjykata.Bazuar në nenin 15, pika 2 të ligjit nr. 98/2016, “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm i shtrijnë kompetencat e tyre tokësore mbi të paktën dy rrethe gjyqësore.
      4. Organizimi i gjykatave të apeli. Referuar nenit 15, pika 4,germa “b” të ligjit nr. 98/2016 “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”numri minimal i gjyqtarëve në gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm duhet të jetë së paku me dhjetë gjyqtarë. Nëse numri i gjyqtarëve e lejon, krijimi i seksionit penal (gjykatës penale) në gjykatën e apelit të juridiksionit të përgjithshëm ndjek të njëjtat rregulla që i përmendëm më lart në krijimin e seksioneve penale në gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm.
      5. Gjykatat e posaçme. Gjykata penale të juridiksionit të posaçme janë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjykatat penale të juridiksionit të posaçëm janë parashikuar si të tilla në nenin 135, pika 2 e Kushtetutës.Në bazë të kësaj dispozite gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Kompetenca lëndore e gjykatave të juridiksionit të posaçëm është përcaktuar nënenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
      6. Selia e Gjykatave të posaçme. Për veprat penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe e apelit ushtrojnë juridiksionin e tyre penal në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe e kanë vendndodhjen e tyre në Tiranë referuar nenit 11 të ligjit nr. 98/2016, “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”si dhe nenit 10 të ligjit nr. 95/2016, “Për organizmin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Pra, gjykatat e juridiksionit të posaçëm organizohen dhe funksionojnë për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe qendrën e ushtrimit të veprimtarisë së tyre ato e kanë në Tiranë. Siç e përmendëm më lart gjykatat e juridiksionit të posaçëm përbëhen nga gjykata e shkallës së parë “Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” si dhe gjykata e apelit “Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

      13.Përbërja e Gjykatave të posaçme të shkallës së parë. Gjykata e shkallës së parë “Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, në bazë të nenit 15, pika 4, germa “c” të ligjit nr. 98/2016, “Për Organizmin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”përbëhet nga së paku gjashtëmbëdhjetë gjyqtarë. Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr. 286, datë 18.12.2019 vendosi fillimin e funksionit të gjykatës së shkallës së parë dhe gjykatës së apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke përcaktuar si datë të fillimit të veprimtarisë së këtyre gjykatave datën 19.12.2019.

      1. Përbërja e gjykatave të posaçme të shkallës së dytë.Gjykata e Apelit “Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” në bazë të nenit 15, pika 4, germa “ç” të ligjit nr. 98/2016, “Për Organizmin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”përbëhet nga së paku njëmbëdhjetë gjyqtarë.
      2. Kompetenca e gjykatave të posaçme. Gjykatat e juridiksionit të posaçëm të përmendur më lart janë gjykata të mirëfillta penale. Këto gjykata gjykojnë veprat penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale. Rrjedhimisht, në ndryshim nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, këto gjykata nuk janë të organizuara në ndarjen e tyre në seksione për sa kohë ato janë gjykata penale dhe gjykojnë vetëm çështje penale që lidhen me veprat penale të përcaktuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

      16.Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë organizohet dhe funksionon në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ka selinë në Tiranë. Gjykata e Lartë gjykon çështje të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm. Çështjet penale në Gjykatën e Lartë gjykohen nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Kolegji Penal është pjesë e strukturës gjyqësore në Gjykatën e Lartë. Vetë Gjykata e Lartë është e organizuar në Kolegjin Civil, Kolegjin Penal dhe Kolegjin Administrativ. Bazuar në nenin 31, pika 1 të ligjit nr. 98/2016, “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”kryetari i Kolegjit Penal zgjidhet nga anëtarët e tij me shumicë të thjeshtë votash për një periudhë 1-vjeçare me të drejtë rizgjedhje.

      1. Kolegji Penal. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë shqyrton rekurset ndaj vendimeve të dhëna nga gjykatat penale me juridiksion të përgjithshëm si dhe nga vendimet e dhëna nga gjykatat penale me juridiksion të posaçëm.

       

      [1]Adresa elektronike e Këshillimit të Lartë Gjyqësor në të cilën gjendet e pasqyruar struktura organizative e gjykatave në Republikën e Shqipërisë është http://klgj.al/rreth-nesh/e cila është vizituar për herë të fundit në datë 11.5.2020.

      [2]Adresa elektronike e Këshillimit të Lartë Gjyqësor në të cilën gjendet e pasqyruar struktura organizative e Gjykatave në Republikën e Shqipërisë është http://klgj.al/rreth-nesh/e cila është vizituar për herë të fundit në datë 11.5.2020.

      1. Neni 12 i Kodit të Procedurës Penale nuk i është nënshtruar ndryshimeve të mëvonshme që ka pësuar vetë Kodi. Gjithsesi, funksionimi dhe organizimi i Gjykatave Penale në Republikën e Shqipërisë si pjesë e strukturës së pushtetit gjyqësor, është përcaktuar nëligjin nr. 98/2016, “Për Organizmin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe në ligjin nr. 95/2016, “Për organizmin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Gjykatat penale bazuar në nenin 12 të Kodit të Procedurës Penalejanë pjesë përbërëse e pushtetit gjyqësor, të cilat këto gjykata e ushtrojnë në emër të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
      2. Gjykatat penale janë të organizuara në një mënyrë të tillë të përshkruar në nenin 12 të Kodit të Procedurës Penaleme qëllim që çdo personi apo subjekti të së drejtës penale t’i garantohet e drejta e aksesit në gjykatë. Në këtë mënyrë çdo individi, në gjykatat penale për shkak të organizmit, funksionimit dhe përzgjedhjes së gjyqtarëve, u garantohet e drejta për të mbrojtur interesat e tij ligjore të parashikuara në ligj. Në këtë aspekt, neni 12 i Kodit të Procedurës Penaleka përcaktuar mënyrën e organizimit të gjykatave penale të cilat janë të ngarkuara nga ligji që tëjapin drejtësinë penale.
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisëmiratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.2018, ndryshuar me ligjet nr. 9675, datë 13.1.2007; nr. 9904, datë 21.4.2008; nr. 88/2012, datë 18.09.2012;nr. 137/2015, datë 17.12.2015; nr. 76/2016, datë 22.7.2016.

     

    Nenet 1, 135, 136/a.

    Kodi i Procedurës Penale miratuar me ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, ndryshuar me ligjet nr. 7977, datë 26.7.1995; nr. 8027, datë 15.11.1995; nr. 8180, datë 23.12.1996; nr. 8460, datë 11.2.1999; nr. 8570, datë 20.1.2000; nr.8602, datë 10.4.2000; nr. 8813, datë 13.6.2002;nr.9085, datë 19.6.2003; nr. 9187, datë 12.2.2004; nr. 9276, datë 16.9.2004; nr. 9911, datë 5.5.2008; nr. 10 054, datë 29.12.2008; nr. 145/2013, datë 2.5.2013; nr. 21/2014, datë 10.3.2014; nr.99/2014, datë 31.7.2014; nr. 35/2017, datë 30.3.2017.

    Nenet 12, 75/a.

    Ligji nr. 98/2016, “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

    Nenet 3, 11, 13, 15, 23, 27, 28, 31.

    Ligji nr. 95/2016, “Për organizmin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

    Neni 10.

  • Vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor

    Vendimi nr. 286, datë 18.12.2019, “Për fillimin e funksionimit të gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar”. 

     

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Klodian Kurushi
Klodian Kurushi