KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 13: Gjykatat penale të shkallës së parë dhe përbërja e tyre

1Veprat penale gjykohen në shkallë të parë nga gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas rregullave dhe përgjegjësive të caktuara në këtë Kod.

2Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykojnë me një gjyqtar:

akërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake;

bankimi ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjes penale apo pushimin e çështjes për kundërvajtjet penale;

ckërkesa e prokurorit për pushimin e akuzës ose çështjes për krimet;

çkërkesën e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq;

dkërkesën e prokurorit për miratimin e urdhrit penal;

dhkërkesat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale;

ekërkesat për rivendosje në afat;

ëkërkesat që lidhen me marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja, sipas titullit X të këtij Kodi;

fçdo kërkesë tjetër të parashikuar në këtë Kod apo në ligje të veçanta.

3Gjykatat e rretheve gjyqësore gjykojnë me një gjyqtar veprat penale, për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 10 vjet. Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

3-1Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe. Kjo gjykatë gjykon me një gjyqtar akuzat penale kundër funksionarëve, sipas nenit 75/a, të këtij Kodi, për vepra penale të ndryshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 10 vjet.

4Gjykimi i të miturve dhe të rinjve bëhet nga seksionet përkatëse, të krijuara sipas ligjit. Këto seksione gjykojnë edhe të pandehurit e rritur që akuzohen për kryerjen e veprave penale në dëm të të miturve.

5Parashikimet e pikës 4, të këtij neni, nuk zbatohen në rastet e përcaktuara në paragrafin 1, të nenit 80, të këtij Kodi.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i kësaj dispozite është përcaktimi i llojit, funksionit dhe përbërjes së gjykatës së shkallës së parë në shqyrtimin e të gjitha çështjeve dhe kërkesave penale përgjatë një procedimi penal. Gjykata penale është organi kushtetues që realizon dhënien e drejtësisë penale. Për të përmbushur këtë qëllim, gjykata duhet të jetë e krijuar me ligj dhe të funksionojë në bazë të ligjit. Përcaktimi i llojit, funksioneve dhe përbërjes së gjykatës së shkallës së parë sipas kësaj dispozite procedurale, reflekton synimin kushtetues tëligjvënësit të parashikuar nga neni 42, paragrafi i dytë i Kushtetutës, për të krijuar me ligj gjykatën me qëllim për t’i dhënëasaj pushtetin e duhur ligjor për të bërë drejtësi.

       

      1. Objekti i kësaj dispozite është përcaktimi i kufijve ligjorë të shqyrtimit të çështjeve me natyrë penale të gjykatës së shkallës së parë si gjykatë e krijuar me ligj. Në këtë kuptim, kjo dispozitë procedurale përcakton llojin, funksionin dhe përbërjen e gjykatës së shkallës së parë në raport me kategorinë e veprave penale apo kërkesave të tjera me natyrë penale që shqyrtohen nga gjykata e shkallës së parë si “gjykatë e caktuar me ligj”.
      1. Kompetenca lëndore e gjykatave të rrethit. Në Republikën e Shqipërisë veprat penale gjykohen në shkallë të parë nga gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas rregullave dhe përgjegjësive të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Në këtë kuptim neni 13 i këtij Kodi parashikon gjykatat “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” si dhe gjykatat e rretheve gjyqësore si gjykata të shkallës së parë që gjykojnë veprat penale të përcaktuara si të tilla nga legjislacioni ynë penal. Shqyrtimi i kategorive të veprave penale nga gjykatat e shkallës së parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” dhe gjykata e rretheve gjyqësore është i parashikuar shprehimisht në Kodin e Procedurës Penale. Kodi i Procedurës Penale në nenin 75/a të tij është kujdesur të përcaktojë kategorinë e veprave penale dhe cilësinë e subjekteve të sjella për gjykim nga prokuroria, si çështje penale që gjykohen në shkallë të parë vetëm nga gjykata “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Në këtë mënyrë Kodi i Procedurës Penalenënenin 75/atë tij, ka përcaktuar kompetencën lëndore të gjykimit të veprave penale dhe subjekteve të posaçme(funksionarëve) për gjykatën “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” që është qartësisht e ndryshme nga kompetenca lëndore e gjykimit të veprave të tjera penale nga gjykatat e rretheve gjyqësore.
      2. Kompetenca lëndore e gjykatave penale të posaçme. Kompetenca lëndore penale është pjesë funksionale e juridiksionit (pushtetit) gjyqësor, që ushtrohet nga një gjykatë penale e veçantë e ngarkuar nga ligji për të zgjidhur çështjet penale referuar llojit të veprave penale të përcaktuara shprehimisht në ligj[1]. Në këtë kuptim,neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale ka përcaktuar konkretisht kategorinë e veprave penale dhe kategorinë e subjekteve të posaçme(funksionarëve) që gjykohen nga gjykata “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Të gjitha veprat e tjera penale të ndryshme nga ato që parashikon neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale gjykohen nga gjykata e rretheve gjyqësore pjesë e juridiksionit të përgjithshëm penal.
      3. Garancia e gjykatës së caktuar me ligj. Përcaktimi me ligj i gjykatës për gjykimin e një çështje penale mbështetetnë parimin e shtetit të së drejtës. E drejta për gjyqtarin e caktuar me ligj është një e drejtë themelore procedurale, e cila parashikon se për zhvillimin e një gjykimi penal duhet të jetë e përcaktuar paraprakisht se cila gjykatë dhe cili gjyqtar është kompetent për shqyrtimin e çështjes që ka ardhur për gjykim. Në këtë aspekt, trajtimi i kompetencëslëndore merr rëndësithemelore për shkak se ajo është e lidhur ngushtë me funksionin e“gjykatëssë krijuar me ligj.Kompetenca lëndore penale referuar nenit 13 të Kodit të Procedurës Penale është e ndarë në bazë të dy kritereve ligjore që janë kriteri cilësor (që i referohet llojit të veprave penale) dhe kriterit sasior (që i referohet dënimit për veprat penale)[2]. Kompetencën lëndore që i referohet llojit të veprës penale (kriterit cilësor) e gjejmë të parashikuar shprehimisht në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale në të cilin janë të përcaktuar veprat konkrete penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe subjektet e posaçme (funksionarët) cilësia e të cilëve është e parashikuar si e tillë nga neni 75/a i KPP-së, të akuzuar për vepra të tjera penale, që gjykohen vetëm nga Gjykata “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Kompetencën lëndore që i referohet dënimit për veprat penale (kriterit sasior) e gjejmë të parashikuar nënenin 13, pika 3 dhe 3/1 të Kodit të Procedurës Penale sipas të cilave veprat penale që parashikojnë një dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se dhjetë vjet, gjykohen nga një gjyqtar i vetëm, ndërsa veprat e tjera penale gjykohen nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë. Të njëjtin kriter sasior në përcaktimin e kompetencës lëndore e gjejmë edhe te pika 3/1 e kësaj dispozite kur gjykata “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” gjykon subjektet e posaçme (funksionarët) sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale për veprat penale të ndryshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar për të cilat parashikohet dënimi me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se dhjetë vjet burgim. Në këtë rast të fundit këto vepra penale për subjektet e posaçme (funksionarët) gjykohen nga një gjyqtar i vetëm i gjykatës së shkallës së parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Ndërsa veprat e tjera penale gjykohen me një trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
      4. Kompetenca funksionale. Neni 13 i Kodit të Procedurës Penale parashikon edhe një lloj tjetër kompetence të ndryshme nga kompetenca lëndore, që përcakton përbërjen e gjykatës së shkallës së parë në shqyrtimin e kërkesave ose çështjes penale në varësi të fazësose gjendjes në të cilën ndodhet procedimi penal. Në këtë rast bëhet fjalë për kompetencën funksionale të gjykatës. Në doktrinëkompetenca funksionale përkufizohet si kompetenca që ligji i ngarkon gjykatës (gjyqtarit) për të kryer disa veprime të caktuara në një fazë konkrete në të cilën ndodhet procedimi penal[3].P.sh. referuar nenit 278, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, në procedimet penale në fazën e hetimeve paraprake, kërkesat penale të paraqitura nga palët në këtë fazë, shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm, i cili është gjyqtari i hetimeve paraprake. Më tej kërkesat penale që mund të parashtrojnë palët në seancë paraprake, shqyrtohen nga gjyqtari i seancës paraprake.
      5. Konkretizimi i garancisë së gjykatës së krijuar me ligj. Kriteret e përzgjedhura nga neni 13 i Kodit të Procedurës Penale në përcaktimin e përbërjes së gjykatës së shkallës së parë dhe funksioneve të saj në shqyrtimin e kërkesave dhe vepra penale marrin një rëndësi të madhe në respektimin e parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor të parashikuar nga neni 42 i Kushtetutës. Bazuar në këtë standard, neni 13 i Kodit të Procedurës Penale përcakton kriteret “e gjykatës së shkallës së parë të caktuar me ligj” që është një element i procesit të rregullt ligjor,i cili reflekton parimin e shtetit të së drejtës. Në këtë kuptim, baza ligjore në krijimin e gjykatës së shkallës së parë dhe kompozimi apo përbërja e trupit gjykues të ngarkuar nga ligji për gjykatën në shqyrtimin e çdo çështje konkrete, të parashikuar shprehimisht në nenin 13 të Kodit të Procedurës Penale janë sinteza e parimit kushtetues “të një gjykate të krijuar me ligj”. Për këtë arsye merr vlerë trajtimi i konceptit të kompetencës lëndore dhe kompetencës funksionale të cilat i gjejmë të integruara në përmbajtjen e nenit 13 të Kodit të Procedurës Penale.
      6. Praktika gjyqësore e GJEDNJ-së. “Gjykata e krijuar me ligj” është pjesë e parimit të procesit të rregullt ligjor të parashikuar edhe nga neni 6, paragrafi i parë i KEDNJ-sëtë ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8137, datë 31.7.1996. E drejta e të pandehurit që çështja e tij të gjykohet nga një gjykatë e krijuar paraprakisht me ligj e mbron atë nga zhvillimi arbitrar i procesit gjyqësor dhe abuzimi me pushtetin. Kjo kërkesë pasqyron parimin e shtetit të së drejtës që është pjesë e pandarë e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut parashikuar nga KEDNJ-ja dhe Protokollet e saj[4].Përcaktimi i kompetencës së gjykatës thjesht nëpërmjet një vendimi të pushtetit ekzekutiv është në kundërshtim me Konventën. Një organ i pa krijuar me ligj, do të privohej nga legjitimiteti i kërkuar në një shoqëri demokratike për të dëgjuar ankesat e individëve[5].
      7. Përcaktimi i kompetencës me ligj. “Ligj” në kuptim tënenin 6, paragrafi i parë i KEDNJ-së, sipas jurisprudencës së GJEDNJ-së, përfshin në veçanti jo vetëm legjislacionin që përcakton krijimin dhe funksionimin (kompetencën) e organeve gjyqësore, por edhe çdo dispozitë ligjore të legjislacionit të brendshëm. Shkelja e këtyre dispozitave ligjore do ta shndërronte pjesëmarrjen e një ose më shumë gjyqtarëve në shqyrtimin e një çështje konkrete në një pjesëmarrje të paligjshme[6].Shprehja “e caktuar me ligj” përfshin bazën ligjore për ekzistencën e gjykatës, pajtueshmërinë e veprimtarisë së gjykatës me normat e veçanta që rregullojnë veprimtarinë e saj, si dhe përbërja (kompozimi) e gjykatës në çdo rast që ajo merr në shqyrtim[7].
      8. Pavarësia e drejtësisë penale. Rrjedhimisht, nëse një gjykatë nuk ka juridiksionin e duhur ligjor për të gjykuar një të pandehur, në përputhje me dispozitat ligjore të zbatueshme sipas legjislacionin të brendshëm, në vlerësimin e GJEDNJ-së, kjo gjykatë nuk është “gjykatë e krijuar me ligj” sipas përcaktimit të bërë nga neni 6, paragrafi i parë i KEDNJ-së[8]. Kuptimi i termit “gjykatë e krijuar me ligj” është të sigurojë që organizmi i pushtetit gjyqësor në një shoqëri demokratike nuk është i varur nga pushteti ekzekutiv, por ai është i rregulluar nga ligji i miratuar prej parlamentit[9].
      9. Pasojat juridike të shkeljes së garancisë së gjykatës së përcaktuar me ligj. Në parim, një shkelje e dispozitave ligjore të një legjislacioni kombëtar, që lidhet me krijimin dhe kompetencën e një organi gjyqësor, nga ana e gjykatës mund të shkaktojë shkelje të nenit 6, paragrafi i parë i KEDNJ-së. Prandaj, GJEDNJ-ja është organi kompetent për të vlerësuar nëse ligji kombëtar është respektuar në këtë aspekt. Duke marrë parasysh parimin e përgjithshëm që janë gjykatat kombëtare fillimisht ato organe që bëjnë interpretimin dhe zbatimin e ligjit të brendshëm kombëtar, GJEDNJ-ja nuk mund të vërë në dyshim interpretimin e bërë nga ana e tyre, përveçse nëse ekziston dhe ka pasur një shkelje flagrante të ligjit të brendshëm[10].
      10. Praktika gjyqësore e brendshme. Jurisprudenca e GJEDNJ-së është reflektuar në praktikën e gjykatave shqiptare. Disa vendime gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese[11]si dhe një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë[12] kanë interpretuar dispozitat kushtetuese dhe ligjore në përputhje me parimin “gjykatë e krijuar me ligj”, ku gjenden të pasqyruara komponentët thelbësorë të këtij parimi që janë:

      - baza ligjore për ekzistencën e gjykatës;                                                              

      - pajtueshmëria e veprimtarisë së gjykatës me normat e veçanta që rregullojnë veprimtarinë e saj;

      - përbërja (kompozimi) e gjykatës në çdo rast që ajo merr në shqyrtim.

       

      1. 13. Praktika gjyqësore e gjykatës kushtetuese. Koncepti i bazës ligjore për ekzistencën e gjykatës gjendet i trajtuar në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Kështu në vendimin e saj nr. 27/12, Gjykata Kushtetuese është shprehur se:

       

      “...termi “gjykatë”karakterizohet në sensin material nga funksioni i saj gjyqësor që ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve që janë në kompetencë të saj, në një proces të zhvilluar mbi një procedurë ligjërisht të përcaktuar dhe në pajtim me shtetin e së drejtës. E drejta e çdo pale për t’u dëgjuar në seancë, përpara një gjykate kompetente, kërkon që gjykata të ketë juridiksion për të dëgjuar çështjen dhe që kompetenca t’i jetë dhënë asaj prej ligjit (shih vendimet nr.31, datë 1.12.2005; nr.7, datë 9.3.2009; nr.23, datë 23.7.2009; nr.4, datë 23.2.2011 të Gjykatës Kushtetuese). Kompetenca e gjyqtarit është kufiri që përcakton fushën e juridiksionit brenda të cilit ai është i detyruar që të procedojë për zgjidhjen e një çështjeje të caktuar. Tejkalimet e kompetencave mund të merren në shqyrtim prej Gjykatës kur ka pasur një shkelje të tillë të ligjit procedural që ka cenuar të drejtat kushtetuese për një proces të rregullt ligjor (shih vendimin nr.11, datë 23.4.2009 të Gjykatës Kushtetuese)...”. 

       

      1. Koncepti i pajtueshmërisë së veprimtarisë së gjykatës me normat e veçanta që rregullojnë veprimtarinë e saj e gjejmë të trajtuar nga Gjykata Kushtetuese në të njëjtin vendim me nr. 27/12, ku për këtë rast Gjykata shprehet se:

       

      “...Në aspektin kushtetues, administrimi i drejtësisë është funksion i gjykatave, çka përcakton vendin e kësaj dege të pushtetit në sistemin e institucioneve të pushtetit shtetëror dhe statusin e gjyqtarëve. Administrimi i drejtësisë nga gjykata, që ka në themel të drejtën e personit për një arbitër të pavarur dhe të paanshëm, nënkupton shqyrtimin e një çështjeje që është përgatitur më parë dhe dhënien e një vendimi përfundimtar mbi të. Gjatë gjykimit, një gjykatë, duke ushtruar këtë funksion, është e detyruar të hetojë të gjitha rrethanat në mënyrë të plotë, në tërësi dhe në mënyrë objektive dhe ta zgjidhë çështjen në themel. Funksioni kushtetues i dhënies së drejtësisë nga gjykatat është i ndryshëm nga funksioni i ndjekjes penale që ushtron prokurori. Kur ushtron ndjekjen penale prokurori vetëm mbledh provat për të vërtetuar akuzën dhe verifikon nëse ndodhet në kushtet që e detyrojnë të pushojë akuzën ose çështjen penale, apo ta dërgojë çështjen në gjykatë. Gjykata, në përfundim të procesit, vendos për deklarimin fajtor ose të pafajshëm të të pandehurit, që do të thotë, se në ushtrim të funksionit të dhënies së drejtësisë në kontekstin penal, është gjykata që vendos për themelin e akuzës së ngritur nga prokurori (shih vendimet nr.14, datë 21.7.2008; nr.10, datë 2.4.2009 të Gjykatës Kushtetuese).

      1. Përfundimisht, Gjykata vlerëson se vendimi për mosfillimin e procedimit penal është kompetencë ekskluzive e organit të prokurorisë. Gjykata e Lartë, nëse vlerëson mungesën e kritereve ligjore për procedim, nuk mund të shprehet me vendim për mosfillimin e procedimit penal, por duhet të bazohet në dispozitat që i janë njohur asaj gjatë fazës së gjykimit. Duke marrë një vendim të tillë, për mosfillimin e procedimit penal, Gjykata e Lartë i ka atribuar vetes një kompetencë, e cila jo vetëm që nuk i njihet nga ligji, por që njëkohësisht i ka cenuar edhe pozicionin e saj si organ që realizon me paanshmëri dhënien e drejtësisë. Në rastet kur gjykata (e zakonshme apo dhe Gjykata e Lartë) vihet në lëvizje me anë të kërkesës së të dëmtuarit akuzues, ajo, njësoj si në rastin kur është vënë në lëvizje nga organi i prokurorisë, është e detyruar të ushtrojë funksionet e saj për dhënien e drejtësisë. Mosfillimi i ndjekjes penale është atribut vetëm i prokurorisë dhe vetëm për çështjet që, sipas KPP-së, janë në kompetencë të saj.

      Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se Gjykata e Lartë, duke ushtruar kompetenca që nuk i janë njohur asaj me ligj, ka cenuar parimin e gjykimit nga një gjykatë e caktuar me ligj, si element i të drejtës për një proces të rregullt ligjor, të sanksionuar në nenin 42 të Kushtetutës...”.

       

      1. Koncepti i përbërjes (kompozimit) të gjykatës për çdo rast që ajo merr në shqyrtim është i trajtuar nga Gjykata Kushtetuese ndër të tjera edhe në vendimin e saj nr. 11/09, ku për këtë rast Gjykata shprehet se:

       

      “...Në lidhje me këtë aspekt, Gjykata gjen me vend që të ritheksojë, se shprehja “gjykatë ... e caktuar me ligj” në nenin 42/2 të Kushtetutësmbulon jo vetëm bazën ligjore për vetë ekzistencën e gjykatës, por edhe kompozimin e trupit gjykues të ngarkuar për shqyrtimin e çdo çështje konkrete(vendimi nr.14, datë 17.4.2007 i Gjykatës Kushtetuese).Vetë kompetenca lëndore e gjykatës është e lidhur ngushtë me kompozimin e trupit gjykues të ngarkuar për shqyrtimin e çdo çështje konkrete. Në këtë kontekst, fjala “ligj”, sipas nenit 42 të Kushtetutës, përfshin edhe legjislacionin për krijimin dhe kompetencën e gjykatave, ku kompetenca për gjykimin e çështjeve penale ka të bëjë me rrethin e akuzave, shqyrtimi i të cilave është atribut i gjykatave të llojeve dhe niveleve të ndryshme. 

      Në përputhje me sa më sipër, Gjykata vlerëson se, nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar të pandehurin në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, ajo nuk është “e krijuar me ligj” sipas kuptimit të nenit 42/2 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Europiane...”.

       

      1. Trajtimi në këndvështrimin e praktikave gjyqësore të GJEDNJ-së dhe Gjykatës Kushtetuese, i parimit të “gjykatës së krijuar me ligj” dhe i komponentëve përbërës të saj është i rëndësishëm pasi përfundimet e arritura prej tyre, i gjejmë të përfshira në nenin 13 të Kodit të Procedurës Penale që bën fjalë për përcaktimin e kompetencës lëndore dhe funksionale të gjykatës së shkallës së parë penale në shqyrtimin e të gjitha kërkesave me natyrë penale që ligji ia ngarkon për zgjidhje kësaj gjykate.

       

      1. Neni 13në tërësinë e tij përcakton rrethin e kërkesave dhe veprave penale që gjykohen nga një gjyqtar i vetëm ose nga trupi gjykues i gjykatave penale të shkallës së parë të rretheve gjyqësore dhe gjykatës “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Vlen të theksojmë se kjo dispozitë procedurale kur përcakton kompetencën lëndore dhe funksionale të gjyqtarit ose trupit gjykues të gjykatës së shkallës së parë penale si gjykatë në shqyrtimin e kërkesave ose veprave penale të përcaktuara shprehimisht në këtë dispozitë ligjore, ka parashikuar respektimin e parimit kushtetues të “gjykatës së krijuar me ligj”.

       

      1. Përmbajtja e nenit 13, paragrafi 2. Kjo pikë parashikon rrethin e kërkesave apo çështjeve penale që gjykohen nga një gjyqtar i vetëm i gjykatës së rrethit gjyqësor ose gjykatës së shkallës së parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Kështu gjyqtari i vetëm i gjykatës penale shqyrton:

       

      1. Kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake. Në fazën e hetimeve paraprake gjyqtarit të hetimeve paraprake mund t’i paraqiten nga palët kërkesa të ndryshme që lidhen me ecurinë e hetimeve. Mund të përmendim si kërkesa të tilla kërkesat e prokurorit për vleftësimin e arrestit ose ndalimit, parashikuar nga neni 258 i KPP-së, kërkesa për caktimin e masës së sigurimit gjatë fazës së hetimit parashikuar nga neni 244 i KPP-së, kërkesa për marrjen me detyrim të kampionit biologjik ose kryerjen e procedurave mjekësore në fazën e hetimeve pa pëlqimin e personit parashikuar nga neni 201/a kërkesa për përgjimin e komunikimeve, përgjimi me audio dhe video nëvende private parashikuar nga neni 221, paragrafi i parë i KPP-së, kërkesa për vendosjen e sekuestros preventive mbi disponimin e lirë të një sendi parashikuar nga neni 274, paragrafi i parë i KPP-sësi dhe raste të tjera të parashikuara shprehimisht në Kodin e Procedurës Penale në fazën e hetimeve paraprake.

      Mund të paraqiten si kërkesa nga i hetuari dhe mbrojtësi i tij në fazën e hetimeve paraprake, kërkesat që lidhen me revokimin, zëvendësimin, ose humbjen e fuqisë së masës së sigurimit të vendosur më parë nga gjykata për të hetuarin, gjatë fazës së hetimeve paraprake, parashikuar respektivisht nga nenet 246, pika 6 në lidhje me nenin 260 të Kodit të Procedurës Penale,neni 261, pika 2 i Kodit të Procedurës Penale, neni 263, pika 1 i Kodit të Procedurës Penale si dhe në raste të tjera të parashikuara shprehimisht nëkëtë Kod për fazën e hetimeve paraprake.

       

      1. Ankimin e vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjes penale. Në nenin 290 të KPP-sëjanë të përcaktuara disa rrethana që nuk e lejojnë prokurorin të fillojë procedimin penal. Në prani të ndonjërës prej këtyre rrethanave prokurori është i detyruar të vendosë mosfillimin e procedimit penal. Kundër këtij vendimi, pala që ka bërë më parë kallëzim ose ankim në prokurori, ka të drejtë të paraqesë ankim kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal në gjykatë brenda 10 ditëve nga marrja dijeni për vendimin e mosfillimit. Ankimi kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal, bazuar në nenin 291, paragrafi i tretë i KPP-së, shqyrtohet nga gjyqtari që gjykon kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake.

      Bazuar në nenin 328 të KPP-së, kur prokurori procedon për kundërvajtjet penale, ai mund të vendosë vetë pushimin e akuzës ose të çështjes penale kur ekzistojnë disa rrethana konkrete të parashikuara shprehimisht nga neni 328. Vendimi i pushimit të kundërvajtjes penale për rastet e parashikuara në ligj, mund të ankimohet nga i pandehuri, i hetuari, nga viktima ose trashëgimtarët e saj, nga personi që ka bërë kallëzim ose ankim në gjykatë brenda 10 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi. Ankimi i vendimit të pushimit të kundërvajtjes penale nga prokurori shqyrtohet nga gjyqtari i seancë paraprake në dhomë këshillimi si gjyqtar i vetëm. Në këtë rast gjyqtari i vetëm mund të vendosë:

      • Lënien në fuqi të vendimit të prokurorit;
      • Kthimin e akteve prokurorit për vazhdimin e hetimeve kur çmon se hetimet janë të paplota duke përcaktuar edhe drejtimin e thellimit të hetimeve;
      • Kthimin e akteve prokurorit duke urdhëruar prokurorin që të formulojë akuzë dhe të dërgojë çështjen për gjykim, kur çmon se hetimet janë të plota dhe ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.

       

      1. Kërkesa e prokurorit për pushimin e akuzës apo çështjes për krime. Bazuar nënenin 329/a paragrafi i parëi KPP-sëkërkesa e prokurorit për pushimin e akuzës ose tëçështjes penale për krime shqyrtohet nga gjyqtari i seancës paraprake si gjyqtar i vetëm. Kërkesa në këtë rast shqyrtohet nga gjyqtari i vetëm, i seancës paraprake në seancë me dyer të mbyllura, në prani të palëve. Gjyqtari i seancës paraprake sipas rastit mund të vendosë:
      • Pushimin e akuzës ose çështjes penale bazuar në nenin 328, paragrafi i parë i KPP-së.
      • Kthimin e akteve prokurorit për vazhdimin e hetimeve kur çmon se hetimet janë të paplota duke përcaktuar edhe drejtimin e thellimit të hetimeve, bazuar në nenin 329/a në lidhje me nenin 329, paragrafi i tretë, germa “b” i KPP-së.
      • Kthimin e akteve prokurorit duke urdhëruar prokurorin që të formulojë akuzë dhe të dërgojë çështjen për gjykim, kur çmon se hetimet janë të plota dhe ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës, bazuar në nenin 329/a në lidhje me nenin 329, paragrafi i tretë, germa “c”.

       

      ç)   Kërkesa e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq. Kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq nga ana e prokurorit shqyrtohet paraprakisht nga gjyqtari i seancës paraprake si gjyqtari i vetëm në seancë me dyer të mbyllura, në përputhje me nenet 332, 332/a, 332/b, 332/c.

       

      1. Kërkesa e prokurorit për miratimin e urdhrit penal. Bazuar nënenin 406/b, kërkesa e prokurorit për miratimin e urdhrit penal të nxjerrë prej tij që lidhet me dënimin me gjobë për një kundërvajtje penale të kryer nga i pandehuri, shqyrtohet nga gjykata me një gjyqtar të vetëm në praninë e palëve.

       

      1. dh) Kërkesat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale. Neni 462 i KPP-sëka parashikuar të gjitha llojet e vendimeve të cilat janë të ekzekutueshme. Në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale mund të lindin disa probleme të reja të cilat kërkojnë zgjidhje nga ana e gjykatës. Në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale, në të cilën gjenden të përcaktuara situatat ligjore ku kërkohet ndërhyrja e gjykatës, është parashikuar mundësia e shqyrtimit të kërkesave të palëve nga një gjyqtari vetëm, i cili është gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesat e palëve për fazën e ekzekutimit të vendimeve penale.

       

      1. Kërkesa për rivendosje në afat. Kërkesa për rivendosje në afat është parashikuar nga nenet 147, 148, 420/1 të KPP-së. Kërkesa për rivendosje në afat shqyrtohet nga një gjyqtar i vetëm.

       

      ë)  Kërkesat që lidhen me marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja gjyqësore.

      Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja gjyqësore janë të parashikuara nganeni 488 e vijues i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me ligjin nr. 10193, datë 3.12.2009, “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”. Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në fushën penale përfshijnë kryesisht çështje të bashkëpunimit gjyqësor në kuadër të letërporosive, ekstradimit, njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve penale, transferimit të procedimeve penale. Në të gjitha rastet e përmendura më lart që lidhen me bashkëpunimin gjyqësor në fushën penale me autoritetet e huaja, në eventualitetin e shqyrtimit të kërkesave përpara gjykatës, këto kërkesa do të gjykohen nga një gjyqtar i vetëm me përjashtim të rastit që lidhet me transferimin e procedimit penal.

       

      1. Çdo kërkesë tjetër të parashikuar nga ky Kod ose ligje të veçanta. Në disa raste Kodi i Procedurës Penale ose ligje të tjera mund të parashikojnë mundësinë e shqyrtimit të kërkesave me natyrë të veçantë shprehimisht nga një gjyqtar i vetëm. P.sh. rasti i shqyrtimit të kërkesës së përjashtimit të gjyqtarit parashikuar nga neni 21 i KPP-së. Çdo palë në një proces penal ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit që shqyrton një kërkesë apo çështje penale ku kjo palë merr pjesë në gjykim. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit, që mund të jetë gjyqtari i hetimeve paraprake, gjyqtari i seancës paraprake, gjyqtar (kryesues apo anëtar) i gjykimit të themelit të çështjes penale, shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë.

      Përcaktimi i përbërjes së gjykatës me një gjyqtar për shqyrtimin e kërkesave të tjera me natyrë penale mund të parashikohen edhe nga ligje të tjera të ndryshme nga Kodi i Procedurës Penale. P.sh.ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” me nr. 10192, datë 3.12.2009,në nenin 5, paragrafi i dytë i tij,parashikon se verifikimi, hetimi dhe gjykimi sipas këtij ligji mbështetet në rregullat procedurale të këtij ligji dhe plotësohen me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale sipas rastit. Pra, vetë ky ligj duke iu referuar rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale, ka përcaktuar “natyrën penale” të procedurave që ndiqen për caktimin dhe zbatimin e masave parandaluese. Në këtë kuptim, neni 7, paragrafi i katërt i këtij ligji parashikon rregullin se marrja e masave parandaluese për pasurinë shqyrtohen në shkallë të parë nga një gjyqtar. Pra, ky ligj i posaçëm parashikon jo vetëm natyrën penale të tij, ku çdo çështje që lidhet me zbatimin e të gjitha dispozitave ligjore të tij duhet të shqyrtohen nga një gjykatë penale, por njëkohësisht ai përcakton edhe përbërjen e gjykatës që merret me shqyrtimin e të gjitha kërkesave të palëve. Në këtë rast, të gjitha kërkesat me natyrë parandaluese shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm.

      1. Paragrafi i tretë i nenit 13.Rregulli i parashikuar në paragrafin 3 përcakton përbërjen (kompozimin) e gjykatës penale të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm në gjykimin e veprave penale që janë në kompetencë lëndore për t’u gjykuar nga gjykatat penale të rretheve gjyqësore. Sipas këtij paragrafi, gjykatat e rretheve gjyqësore gjykojnë me një gjyqtar të vetëm të gjitha veprat penale që parashikojnë dënimin me gjobë ose burgim në maksimum jo më shumë se dhjetë vjet. Për veprat e tjera penale që parashikojnë një dënim me burgim më shumë se dhjetë vjet, gjykata e rretheve gjyqësore gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
      2. Vlen të theksojmë se elementet e parimit të “gjykatës së krijuar me ligj” i gjejmë të parashikuara në këtë paragraf që janë baza ligjore për ekzistencën e gjykatës (gjykata penale e rrethit gjyqësor), pajtueshmëria e veprimtarisë së saj me normat e veçanta që rregullojnë këtë veprimtari (në këtë rast janë rregullat që përcaktojnë kompetencën lëndore lidhur me kriterin sasior të dënimit për dallimin në gjykim të veprave penale) si dhe përbërja (kompozimi) i gjykatës (e cila në varësi të dënimit që parashikojnë veprat penale të sjella për gjykim përcakton gjykimin e tyre nga një gjyqtar i vetëm ose nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë). 

      3.  Të njëjtat elemente i gjejmë të mishëruara edhe në paragrafin 3/1 të nenit 13 të KPP-së, që përcakton përbërjen (kompozimin) e Gjykatës së shkallës së parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” në lidhje me gjykimin prej saj të çështjeve penale të themelit. Sipas kësaj dispozite procedurale është parashikuar që Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shqyrtojë në të dy shkallët e saj, me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë dhe garantojnë synimin e ligjvënësit për një vendimmarrje të drejtë. Parashikimi i një numri më të madh gjyqtarësh mund të shkaktojë jo vetëm zvarritje të procesit në kohëzgjatje, por eventualisht edhe bllokimin e tij në rast të konsumimit të gjyqtarëve[1].

      4.  Referuar kësaj dispozite ligjore, gjykata e shkallës së parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” i gjykon veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar të parashikuar nga neni 75/a me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Siç e kemi përmendur edhe më lart në trajtimin e konceptit të kompetencës lëndore si pjesë e rëndësishme e parimit të “gjykatës së krijuar me ligj”, gjykata “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” ka të përfshirë në kompetencën e saj lëndore gjykimin jo vetëm të veprave penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar (kompetenca lëndore shkak të llojit të veprës penale), por edhe veprat penale që lidhen me akuzat e ngritura ndaj funksionarëve (subjekteve të posaçme) të parashikuar nga neni 75/a, germa “c” dhe “ç” (kompetenca lëndore për shkak të subjektit të veprës penale).

      5. Në rastin e fundit, gjykata e shkallës së parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” i gjykon veprat e tjera penale për funksionarët (subjektet e posaçme), sipas të njëjtave kritere ligjore që e njëjta dispozitë procedurale ka parashikuar për gjykimin e veprave penale nga gjykatat e rretheve gjyqësore. Kështu veprat e tjera penale të kryera nga funksionarët që parashikojnë një dënim me gjobë ose burgim në maksimum jo më shumë se dhjetë vjet do të gjykohen nga një gjyqtar i vetëm i gjykatës së shkallës së parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, ndërsa veprat e tjera penale që i referohen dënimit me burgim mbi dhjetë vjet, të kryera nga funksionarët (të ndryshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar) gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.

      6.  Procedimi penal i të miturve. Gjykimi i të miturveqë akuzohen se kanë kryer një vepër penale realizohet nga seksionet penale për gjykimin e të miturve pranë gjykatave penale të rretheve gjyqësore. Për të mundësuar specializimin në gjykimin e çështjeve gjyqësore në përgjithësi, gjykatat mund të organizohen në seksione bazuar në numrin e gjyqtarëve në një gjykatë, si dhe me llojin e çështjeve të gjykuara nga gjykata së paku tre vitet e fundit. Neni 23/1 i ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ka parashikuar krijimin e seksioneve në gjykatë, të cilat duhet të kenë së paku gjashtë gjyqtarë. Krijimi i seksioneve në gjykatë bëhet me vendimin e Këshillit të Gjykatës.

      7.  Bazuar nënenin 3 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur sqarojmë se “I mitur” është çdo person nën moshën 18 vjeç. “I mitur në konflikt me ligjin” është çdo person që ka mbushur moshën e përgjegjësisë penale deri nën moshën 18 vjeç, ndaj të cilit ekziston një dyshim i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale, është marrë si i pandehur dhe/ose është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. “I mitur viktimë” është çdo person nën moshën 18 vjeç, të cilit i është shkaktuar dëm moral, fizik ose material, si pasojë e një vepre penale.     

      8. Në krijimin e seksionit të të miturve pranë gjykatave penale të shkallës ekziston një specifikë e veçantë. Gjykimit të të miturve, qoftë me cilësinë e të pandehurit (i mitur në konflikt me ligjin)[1] në një gjykim penal, qoftë me cilësinë e viktimës nga një vepër penale, i është kushtuar një rëndësi e madhe nga legjislacioni shqiptar. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligje me ndikim të madh shoqëror të cilat kanë përcaktuar detyrimin e gjykimit të të miturve në lidhje me një vepër penale nga seksioni i të miturve që duhet të krijohet posaçërisht pranë gjykatave të shkallëve të para, kur një gjë të tillë e lejon numri i gjyqtarëve në këto gjykata. Kështu,neni 13, paragrafi i katërt i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 27, paragrafi i parë dhe i dytë i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur” parashikojnë si organe gjyqësore për gjykimin e të miturve si në pozitën e të pandehurit ashtu edhe në pozitën e viktimës së veprës penale të kryer ndaj tyre nga një i rritur, seksionet e të miturve të krijuara në gjykatat e rretheve gjyqësore. Legjislatori në gjykimin e të miturve është kujdesur që ata të gjykohen nga një trupë e specializuar gjyqtarësh, të cilët ushtrojnë funksionet e gjyqtarëve brenda një seksioni të krijuar posaçërisht nga Këshilli i Gjykatës në përputhje me ligjin për gjykimin e veprave penale që kanë lidhje me të miturit. Në këtë kuptim, të miturit gjykohen vetëm nga gjyqtarë që janë caktuar në përbërje të seksionit të të miturve brenda gjykatës së shkallës së parë.

      9. Pra, seksionet për gjykimin e të miturve në gjykatat e rretheve gjyqësore, krijohen domosdoshmërish nga Këshilli i Gjykatës kur e lejon numri i gjyqtarëve, për shkak të detyrimit ligjor që buron nga neni 13, paragrafi i katërt i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 27, paragrafi i parë dhe i dytë i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Në këtë kuptim seksioni për gjykimin e të miturve pranë gjykatave të rretheve gjyqësore mbart kompetencën lëndore (për shkak të subjektit) të përcaktuar nga ligji për të gjykuar veprat penale që kanë lidhje me të miturit. Në përcaktimin e kompetencës lëndore të seksionit të të miturve në gjykatat e rretheve gjyqësore, duhet të merret në konsideratë mosha që ka pasur i mituri në kohën e kryerjes së veprës penale, referuar nenit 27, paragrafi i pestë i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Pikërisht kjo kompetencë lëndore në këtë rast është ekskluzive vetëm për seksionin e të miturve dhe për këtë shkak ligjor të parashikuar nga neni 27, paragrafi i katërt i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, procedimet e lidhura penale me pjesëmarrjen e të miturit dhe të rriturit në kryerjen e veprës penale gjykohen nga seksioni i të miturve[1].

      10. Nga rregulli i mësipërm, bën përjashtim vetëm rasti kur procedimi i lidhur penal që nuk mund të ndahet nga i cili një pjesë e tij është në kompetencë të gjykatës së posaçme dhe pjesa tjetër në kompetencë të seksionit të të miturve, kompetente për gjykimin e të gjithë procedimit penal të lidhur është gjykata e posaçme “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

                                                                                                                

         

        [1]Paolo Tonini, “Manuale di procedura penale”, 16a edizione, Giuffrè Editore, Milano, 2015, faqe 78.

         

         

        [1]Përkufizim i dhënë nga neni 3, paragrafi i katërt i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, miratuar me ligjin nr. 37/2017. 

       

       

      [1]Paolo Tonini, “Manuale di procedura penale”, 16a edizione, Giuffrè Editore, Milano, 2015, faqe 77 – 78.

      [2]Paolo Tonini, “Manuale di procedura penale”, 16a edizione, Giuffrè Editore, Milano, 2015, faqe 78.

      [3]Paolo Tonini, “Manuale di procedura penale”, 16a edizione, Giuffrè Editore, Milano, 2015, faqe 83.

      [4]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Jorgic v Germany Nr. aplikimi 74613/01 datë 12. 07. 2007, paragrafi i 64; Richert v Poland  Nr. aplikimi 54809/07 datë 25. 01. 2012 paragrafi 41; 

      [5]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Lavents v Latvia Nr. aplikimi 58422/00 datë 28. 02. 2003 paragrafi 114; Gorgiladze v Georgia; Nr. aplikimi 4313/04 datë 20. 10. 2009 paragrafi 67; Kontalexis v Greece Nr. aplikimi 59000/08 datë 21. 11. 2011 paragrafi 38.

      [6]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Pandjikidze and others v Georgia Nr. aplikimi 30323/02 datë 27. 01. 2010 paragrafi 104.

      [7]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Posokhov v Russia Nr. aplikimi 63486/00 datë 04. 06. 2003 paragrafi 39; Fatullayev v Azerbaijan Nr. aplikimi 40984/07 datë 04. 10. 2010 paragrafi 144.

      [8]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Jorgic kundër Gjermanisë,nr. aplikimi 74613/01 datë 12.7.2007, paragrafi 64; Richert kundër Polonisënr. aplikimi 54809/07, datë 25.1.2012, paragrafi 41; 

      [9]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Cowme dhe të tjerë kundër Belgjikës, nr. aplikimi32492/96, 32547/96, 32548/96, 33209/96 dhe 33210/96, datë 18.10.2000, paragrafi 98. 

      [10]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Cowme dhe të tjerë kundër Belgjikës, nr. aplikimi32492/96, 32547/96, 32548/96, 33209/96 dhe 33210/96 datë 18.10.2000, paragrafi 98 deri në fund.

      [11]Gjykata Kushtetuese, vendimi nr. 14, datë 17.4.2007; vendimi nr. 11, datë 23.4.2009; vendimi nr. 27, datë 9.5.2012; vendimi nr.16, datë 27.3.2012.

      [12] Gjykata e Lartë, Vendim Unifikues nr. 2, datë 17.1.2011 dhe 24.1.2011. 

      1. Neni 13i KPP-sëi është nënshtruar ndryshimeve të mëvonshme që ka pësuar vetë Kodi me ligjin nr. 35/2017. Duke vlerësuar ndryshimet e fundit që ka pasuar neni 13 evidentojmëdisa momente të vlerësuara në kontekstin historik të këtyre ndryshimeve.
      2. Së pari,neni 13 i KPP-sëpasqyron krijimin dhe funksionimin e gjykatës së shkallës së parë “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, e cila gjykon veprat penale dhe funksionarët në përputhje me kompetencën e saj lëndore të parashikuar nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale. Para ndryshimeve të fundit të Kodit të Procedurës Penale, pjesë e organeve të pushtetit gjyqësor kanë qenë gjykatat “Për Krimet e Rënda”, të cilat gjykonin një kategori veprash penale duke përfshirë edhe ato që lidheshin me krimin e organizuar. Gjykata “Për Krimet e Rënda” gjykonin veprat penale në kompetencën e tyre me një trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë.
      3. Me krijimin e gjykatës “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” u suprimua gjykata “Për Krimet e Rënda”. Në ndryshim nga gjykata “Për Krimet e Rënda”, gjykata “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” në shkallë të parë gjykon veprat penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar me një trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Në vlerësimin e legjislatorit shqiptar parashikimi i një numri më të madh gjyqtarësh në përbërjen e trupit gjykues në gjykatën e posaçme, mund të shkaktojë jo vetëm zvarritje të procesit në kohëzgjatje, por edhe bllokimin e tij në rast të konsumimit të gjyqtarëve[1]. Kështu, në ndryshim nga gjykata “Për Krimet e Rënda”, gjykata “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” në shkallë të parë gjykon me një trup gjykues prej tre gjyqtarësh veprat penale të përcaktuara nga neni 13 në lidhje me nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
      4. Së dyti, neni 13 ka rritur numrin e çështjeve penale të themelit që gjykohen me një gjyqtar të vetëm. Përpara ndryshimeve të fundit, gjyqtari i vetëm gjykonte veprat penale që parashikonin një dënim me gjobë ose burgim në maksimum jo më shumë se shtatë vjet. Aktualisht, me ndryshimet e fundit që ka pësuar kjo dispozitë, gjyqtari i vetëm gjykon veprat penale që parashikojnë një dënim me gjobë ose burgim në maksimum jo më shumë se dhjetë vjet. Ky ndryshim është përligjur nga legjislatori me garantimin e shpejtësisë në gjykim[2].
      5. Së treti,ndryshimet e fundit, kanë rritur numrin e kërkesave që gjykohen nga gjyqtari i vetëm si në fazën e hetimit ashtu edhe në seancë paraprake. Përtej shtimit të kërkesave nga palët në fazën e hetimit, që duhet të shqyrtohen nga gjyqtari i hetimeve paraprake si gjyqtar i vetëm, në ndryshimet e reja është përfshirë edhe figura e gjyqtarit të seancës paraprake i cili kontrollon paraprakisht hetimet e përfunduara nga ana e prokurorisë përpara se çështja të shkojë për gjykim. Si gjyqtar i vetëm, gjyqtari i seancës paraprake duhet të vendosë për disa kërkesa specifike që janë tëparashikuara në nenin 13.
      6. Së katërti,neni 13 në lidhje me nenin 80 të KPP-sëdhe nenin 27 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ka përcaktuar qartësisht kompetencën lëndore të seksionit të të miturve në gjykimin e veprave penale, ku të miturit mund të jenë të pandehur (të mitur në konflikt me ligjin), viktima të veprës penale të kryer nga të rriturit, apo gjykimin nga ky seksion i çështjeve penale në procedim të lidhur për vepra penale të kryera nga të miturit në bashkëpunim me të rriturit. Përcaktimi i kompetencës lëndore të seksionit të të miturve në gjykimin e veprave penale që lidhen me të miturit ka për qëllim mbrojtjen e interesave më të larta të të miturit.
      7. Vlerësuar në kontekstin historik neni 13 i KPP-sëka për qëllim që të përcaktojë të gjitha elementet thelbësore të “një gjykate të krijuar me ligj” si pjesë e rëndësishme e parimit kushtetues të një procesi të rregullt ligjor.

       

      [1]Relacion për projektligjin “Mbi disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shqyrtuar në komisionin “Për çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut” të Kuvendit të Shqipërisë, datë 21.3.2018, faqe 11.

      [2]Po aty.

    • Neni 6, paragrafi i dytë i kësaj Konvente që lidhet me të drejtën për një proces të rregullt ligjor parashikon se:

      1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.
      2. Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.
      3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:
      4. a) të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij;
      5. b) t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes;
      6. c) të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij ose, në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;
      7. d) të pyesë, ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes së dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës;
      8. e) të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq.
  • Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut        

    Jorgic kundër Gjermanisë,nr. i aplikimit 74613/01, datë 12.7.2007

    Richert kundër Polonisë,nr. i aplikimit 54809/07, datë 25.1.2012

    Lavents kundër Latvia,nr. i aplikimit 58422/00, datë 28.2.2003

    Gorgiladze kundër Gjeorgjisë, nr. i aplikimit 4313/04, datë 20.10.2009

    Kontalexis kundër Greqisë,nr. i aplikimit 59000/08, datë 21.11.2011

    Pandjikidze dhe të tjerët kundër Gjeorgjisë, nr. i aplikimit 30323/02, datë 27.1.2010

    Posokhov kundër Rusisë,nr. i aplikimit 63486/00, datë 4.6.2003

    Fatullayev kundër Azerbajxhanit,nr. aplikimi 40984/07, datë 4.10.2010

    Cowme dhe të tjerë kundër Belgjikës, nr. aplikimi32492/96, 32547/96, 32548/96, 33209/96  dhe 33210/96, datë 18.10.2000

  • Relacion për Projektligjin “Mbi disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,shqyrtuar në komisionin “Për çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Shqipërisëhttps://www.parlament.al/wp-content/uploNDRYSHIME-7905-KODI-I-PROCEDURE-PENALE-Resized.pdf, vizituar për herë të fundit në datë 24.10.2017.

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.2018, ndryshuar me ligjet nr. 9675, datë 13.1.2007, nr. 9904, datë 21.4.2008, nr. 88/2012, datë 18.09.2012,nr. 137/2015, datë 17.12.2015, nr. 76/2016, datë 22.7.2016:

     

    Neni 42.

     

    Kodi i Procedurës Penale miratuar me ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, ndryshuar me ligjet nr. 7977, datë 26.7.1995, nr. 8027, datë 15.11.1995, nr. 8180, datë 23.12.1996, nr. 8460, datë 11.2.1999, nr. 8570, datë 20.1.2000, nr.8602, datë 10.4.2000, nr. 8813, datë 13.6.2002, nr.9085, datë 19.6.2003, nr. 9187, datë 12.2.2004, nr. 9276, datë 16.9.2004, nr. 9911, datë 5.5.2008, nr. 10 054, datë 29.12.2008, nr. 145/2013, datë 2.5.2013, nr. 21/2014, datë 10.3.2014, nr.99/2014, datë 31.7.2014, nr. 35/2017, datë 30.3.2017;

     

    Neni 13, 21, 75/a, 80, 147, 148, 201/a, 221, 244, 246, 258, 260, 261, 263, 274, 278, 290, 291, 328, 329, 329/a, 332, 332/a, 332/b, 332/c, 406/b, 422, 488.

     

    Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur miratuar me ligjin nr. 37/2017, datë 30.3.2017.

     

    Nenet 3, 27. 

     

    Ligji“Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale” nr. 10193, datë 3.12.2009.

     

    Nenet 13, 31, 32, 37, 39, 53, 57.

     

    Ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” nr. 10192, datë 3.12.2009, ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.3.2014, nr. 70/2017, datë 27.4.2017.

     

    Neni 5, 7.

     

    Ligjet nr. 98/2016,datë 6.10.2016,“Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

     

    Neni 23.

  • Asnjë koment
  • Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

    Vendiminr. 31, datë 1.12.2005;

    Vendimi nr. 14, datë 17.4.2007;

    Vendimi nr. 14, datë 21.7.2008;

    Vendiminr. 7, datë 9.3.2009;

    Vendimi nr.10, datë 2.4.2009;

    Vendimi nr. 11, datë 23.4.2009;

    Vendimi nr. 23, datë 23.7.2009;

    Vendimi nr. 4, datë 23.2.2011;

    Vendimi nr. 27, datë 9.5.2012;

    Vendimi nr.16, datë 27.3.2012.

    Vendime tëGjykatëssëLartë

    Vendim Unifikues nr. 2, datë 17.1.2011 dhe 24.1.2011i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.  

  • Tonini, Paolo.“Manuale di procedura penale”, 16a edizione, Giuffrè Editore, Milano, 2015.

     

  • Asnjë koment
Klodian Kurushi
Klodian Kurushi