1Njoftimi për të pandehurin e burgosur bëhet në vendin e burgimit duke i dorëzuar atij aktin.
2Kur i pandehuri refuzon të marrë kopjen e aktit ose kur ai mungon për shkaqe të justifikuara, akti i dorëzohet përgjegjësit të institucionit, i cili për rastin e fundit njofton të interesuarin me mjetin më të shpejtë.
3Dispozitat e mësipërme zbatohen edhe kur i pandehuri është i paraburgosur për një akuzë tjetër ose është duke vuajtur dënimin me burgim.
4Kur i burgosuri lirohet për shkak të ndryshimit të masës së sigurimit, ai detyrohet të deklarojë ose të zgjedhë banesën. Kjo gjë shënohet në aktin e lirimit dhe i njoftohet autoritetit procedues. Kur njoftimi në banesën e deklaruar ose të zgjedhur nuk mund të bëhet, atëherë akti i dorëzohet mbrojtësit.