1Afatet që nuk mund të zgjaten janë ato që parashikohen nga ligji për raste të caktuara. Këto afate mund të zgjaten vetëm kur me ligj disponohet ndryshe.
2Pala, në favor të së cilës është caktuar një afat, mund të kërkojë ose të lejojë shkurtimin e tij me deklaratë të dorëzuar në sekretarinë e autoritetit procedues.