1Dëshmitari pyetet për faktet që përbëjnë objekt prove. Ai nuk mund të dëshmojë për qëndrimin moral të të pandehurit, përveçse kur çështja lidhet me fakte që vlejnë për përcaktimin e personalitetit të tij në lidhje me veprën penale dhe me rrezikshmërinë shoqërore.
2Pyetja e dëshmitarit mund të shtrihet edhe në marrëdhëniet e farefisnisë dhe të interesave që ekzistojnë ndërmjet dëshmitarit dhe palëve apo dëshmitarëve të tjerë, si dhe mbi rrethanat, vërtetimi i të cilave është i nevojshëm për vlerësimin e besueshmërisë së tij. Dëshmia mbi faktet që shërbejnë për të përcaktuar personalitetin e viktimës nga vepra penale pranohet vetëm kur akuza e të pandehurit duhet të çmohet në raport me sjelljen e të dëmtuarit.
3Dëshmitari pyetet për fakte të caktuara. Ai nuk mund të dëshmojë për çka flitet në publik dhe as të shprehë vlerësime personale, me përjashtim të rasteve kur ato nuk mund të ndahen nga dëshmia për faktet.