KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 154: Dëshmia indirekte

1Kur dëshmitari, për njohjen e fakteve, u referohet personave të tjerë, gjykata, me kërkesën e palës ose edhe kryesisht urdhëron që këta të thirren për të dëshmuar.

2Mosrespektimi i dispozitës së paragrafit 1 i bën të papërdorshme thëniet mbi faktet, të cilat dëshmitari i ka mësuar nga persona të tjerë, me përjashtim të rasteve kur pyetja e tyre është e pamundur për shkak se kanë vdekur, janë të sëmurë rëndë ose nuk gjenden.

3Dëshmitari nuk mund të pyetet për fakte që i ka mësuar nga personat që janë të detyruar të ruajnë sekretin profesional ose shtetëror, me përjashtim të rasteve kur këta persona kanë deklaruar për të njëjtat fakte ose i kanë përhapur ato me ndonjë mënyrë tjetër.

4Nuk mund të përdoret dëshmia e atij që refuzon ose që nuk është në gjendje të tregojë personin ose burimin nga të cilët ka marrë dijeni për faktet që pyetet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment