KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 165: Përgjegjësia për dëshmi të rreme ose refuzim për të dëshmuar

1Kur gjatë pyetjes dëshmitari bën thënie kontradiktore, jo të plota ose që janë në kundërshtim me provat e marra, gjykata ia vë në dukje duke e paralajmëruar për përgjegjësinë penale për dëshmi të rreme.

2Të njëjtin paralajmërim gjykata i bën edhe dëshmitarit që refuzon të dëshmojë. Kur dëshmitari ngul këmbë në mospranimin për të dëshmuar, gjykata i kërkon prokurorit që të procedojë sipas ligjit.

3Kur dëshmitari refuzon të dëshmojë pasi kërkon masa mbrojtjeje apo kërkon të vihet në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, sipas legjislacionit në fuqi, prokurori nuk regjistron procedimin penal për dëshmi të rreme, derisa të vendoset përkërkesën e tij.

4Kur me vendimin përfundimtar gjykata çmon se dëshmitari ka bërë dëshmi të rreme, gjykata i përcjell aktet prokurorit për të proceduar sipas ligjit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment